Lajmet

Studimi: Helmi i gjarpërinjve dhe pështyma e njeriut kanë origjinë të njëjtë

Është ky rezultat i një studimi ndërkombëtar.

Publikuar

Helmi i gjarpërinjve, ai i gjitarëve dhe pështyma më e padëmshme e njeriut kanë një origjinë unike, e cila i përket një paraardhësi të përbashkët. Të dyja vijnë nga një proteinë 300 -milionë vjeçare, e cila me kalimin e kohës ka evoluar në dy forma shumë të ndryshme, njëra krejtësisht e padëmshme, tjetra potencialisht vdekjeprurëse.

Është ky rezultat i një studimi ndërkombëtar, një bashkëpunim midis Universitetit të Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë Okinawa, në Japoni, dhe Universitetit Kombëtar Australian të Canberrës, që ka bërë të mundur rindërtimin e historive evolucionare të pështymës njerëzore dhe të helmit të përdorur nga shumë gjarpërinj dhe disa gjitarë. Studimi është publikuar në BMC Biology.

Protagonistët e studimit kanë një emër të ndërlikuar, quhen kalikreina dhe janë një nëngrup i proteazave serine, enzima të afta për të shkatërruar lidhjet specifike të pranishme në proteina. Me fjalë të tjera, ato janë një klasë e toksinave të pranishme në atë koktej kimik që është helmi i gjarpërinjve – dhe i gjitarëve të paktë helmues, duke përfshirë minjtë, transmeton a2news.al.

Për çfarë do të përdoren? Kalikreinat në veçanti shkaktojnë një rënie të shpejtë të presionit të gjakut dhe mund të çojnë në palëvizshmëri apo edhe vdekje. Megjithatë, kalikreinat janë gjithashtu të pranishme në lëngun e pështymës së shumë gjitarëve, duke përfshirë minjtë dhe ne njerëzit; por kanë një formë tjetër, dhe mbi të gjitha jo toksike. Ende sot nuk e dimë saktësisht se cili është roli i tyre në pështymën tonë.

Ngjashmëritë midis kalikreinave të ndryshme janë njohur prej kohësh. Deri më tani, ajo që mungonte ishte teknologjia gjenetike e nevojshme për të gjurmuar historinë e tyre të plotë. Kjo është ajo që bëri ekipi i udhëhequr nga Agneesh Barua, i cili arriti të rindërtojë të gjithë pemën evolucionare të gjeneve që prodhojnë këto proteina te vertebrorët, duke zbuluar se kalikreinat e njeriut dhe të gjarpërinjve evoluan nga një gjen i vetëm stërgjyshor, i pranishëm në disa paraardhës të përbashkët të zvarranikëve dhe gjitarëve. Sipas studimit, ndër të tjera, kjo do të thotë se proteinat që kemi në pështymën tonë kanë potencialin të bëhen toksike.

Kjo padyshim nuk do të thotë se ne njerëzit do të evoluojmë një formë helmi herët a vonë, siç shpjegon studiuesi Barua, “prodhimi i helmit është shumë i shtrenjtë nga pikëpamja energjetike dhe duhet të ketë shumë presion ekologjik që të shtyn ta evolosh atë. Shumica e gjitarëve, dhe ne njerëzit në veçanti, nuk e kemi këtë presion”, thekson ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Bllokohet rruga për Gërmi, dyshohet për mjet shpërthyes

Publikuar

nga

Është bllokuar rruga për në Gërmi pasi dyshohet për një mjet shpërthyes. Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë marrë një informatë mëngjesin e së enjtes për një mjet shpërthyes.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për  një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, kanë thënë nga Policia.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Të paktën 34 të vdekur nga konsumi i alkoolit toksik në Indi

Publikuar

nga

Të paktën 34 persona kanë vdekur pasi konsumuan alkool toksik në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, thanë zyrtarët.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kallakuruchi ku disa banorë janë sëmurë pasi kanë konsumuar pije alkoolike mbrëmjen e së martës.

Të paktën 80 persona po trajtohen në spitale për sëmundje të tilla si diarreja e tepërt dhe zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.

Deri më tani janë arrestuar dy persona dhe po vijon një hetim më i gjerë.

Autoritetet kanë pezulluar gjithashtu një zyrtar të lartë të policisë dhe dhjetë anëtarë të krahut të zbatimit të ndalimit të shtetit, për neglizhencë.

Alkooli, i prodhuar në mënyrë jo legale, shkakton vdekjen e dhjetërave njerëzve në Indi çdo vit.

Në këtë alkool shpesh shtohet metanol – një formë shumë toksike e alkoolit që ndonjëherë përdoret si një antifriz – për të rritur ndikimin e tij.

Nëse gëlltitet edhe në sasi të vogla, metanoli mund të shkaktojë verbëri, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.

Ata që konsumuan alkool përjetuan simptoma si marramendje, dhimbje koke, të vjella, të përziera, dhimbje stomaku dhe acarim të syve dhe u dërguan në spital./BBC/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Qindra pelegrinë myslimanë vdesin në Mekë

Publikuar

nga

Qindra njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të të nxehtit gjatë kryerjes së pelegrinazhit vjetor të haxhit mysliman në Mekë mes temperaturave ekstreme deri në 49 gradë Celsius.

Prej tyre 165 indonezianë, raportoi CNN Indonesia, teksa citoi zyrën e Menaxhimit të Haxhit të Konsullatës së Përgjithshme të vendit në Arabinë Saudite. Gjithashtu edhe autoritetet e shteteve tjera konfirmuan se të paktën 41 jordanezë, 35 tunizianë dhe 11 iranianë kanë vdekur.

Gjysmëhëna e Kuqe iraniane raportoi të mërkurën se edhe 22 jordanezë të tjerë janë të zhdukur dhe 26 iranianë janë të shtrirë në spital. Disa prej viktimave nga Irani vdiqën për shkak të të nxehtit, ndërkaq të tjerët kishin edhe sëmundje të tjera.

Numri i viktimave mund të rritet, pasi Arabia Saudite dhe Egjipti ende nuk i kanë publikuar shifrat zyrtare./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Bislimi: Kosova synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshill të Evropës

Publikuar

nga

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga ambasada britanike në Kosovë, me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III.

“Në rrugëtimin tonë për liri, Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një aleat i palëkundur – një komb që përkrah lirinë dhe vlerat demokratike, që na qëndruan pranë gjatë luftës dhe përpjekjeve tona për çlirim, dhe vitet pasuese të rindërtimit të vendit tonë. Javën e kaluar, pritëm ish-kryeministrin Tony Blair, për të shënuar së bashku 25 vjet nga çlirimi i Kosovës. Ne e vlerësojmë shumë dhe nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen e tij të palëkundur gjatë luftës”, tha Bislimi.

Ai shtoi se Kosova është tashmë një shtet i cili synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshill të Evropës, dhe që po fuqizon themelet e demokracisë dhe lirisë, të drejtave civile dhe sundimit të ligjit.

“Në aspiratat dhe rrugëtimin që kemi përpara, ne kemi besim se me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë perëndimorë, do t’i arrijmë qëllimet tona, teksa marrëdhëniet tona diplomatike, vizitat dypalëshe, bashkëpunimi dhe lidhja ndërnjerëzore po forcohen dita-ditës. Një lidhje më e thellë në politikë, kulturë, ekonomi, siguri dhe shumë fusha të tjera”, përfundoi Bislimi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara