Kuriozitete

Studimet zbulojnë lidhjen mes pagjumësisë kronike dhe shëndetit të trurit

Published

on

Një studim i ri i publikuar në revistën Neurology sugjeron se personat që vuajnë nga pagjumësia kronike kanë rrezik më të lartë të zhvillojnë probleme me kujtesën dhe aftësitë njohëse.

Shkencëtarët theksojnë se ende nuk dihet nëse gjumi i dobët është shkak i drejtpërdrejtë apo një shenues paralel i këtyre çrregullimeve, raporton The Washington Post.

Si u zhvillua studimi?

Aty morën pjesë 2,700 të rritur, me moshë mesatare 70 vjeç, që nuk kishin probleme mendore. Ata u ndoqën për 6 vjet, duke iu nënshtruar testeve të rregullta për kujtesën, arsyetimin dhe funksionet e tjera të trurit.

Rezultatet treguan se:

14% e personave me pagjumësi kronike zhvilluan demencë ose çrregullime të lehta njohëse.

Krahasimisht, vetëm 10% e atyre pa pagjumësi kishin të njëjtin rezultat.

Shkencëtarët llogaritën se pagjumësia kronike lidhet me plakje më të shpejtë të trurit, duke shtuar afërsisht 3.5 vite.

Çfarë thonë ekspertët?

Diego Z. Carvalho, autori kryesor i studimit, shpjegon: “Gjumi jo i mirë, veçanërisht në moshën e mesme, mund të jetë një paralajmërim i hershëm i neurodegjenerimit. Megjithatë, kjo është vetëm një lidhje, jo provë shkakësie.”

Një tjetër gjetje e rëndësishme ishte se personat me pagjumësi dhe me më pak orë gjumë kishin rezultate më të dobëta në testet e trurit dhe ndryshime më të dukshme strukturore. Sipas Santiago Clocchiatti-Tuozzo, neurolog në Yale New Haven Hospital:

“Nëse këto rezultate konfirmohen, ato mund të ndihmojnë në hartimin e strategjive të reja për mbrojtjen e shëndetit të trurit, duke marrë parasysh jo vetëm cilësinë, por edhe kohëzgjatjen e gjumit.”

Rëndësia e kohëzgjatjes së gjumit

Gjumi i shkurtër (më pak se 6 orë) ose i gjatë (më shumë se 9 orë) lidhet edhe me sëmundje të tjera, përfshirë obezitetin dhe depresionin.

Neurologia Karin G. Johnson thekson: Truri ka një proces natyral të pastrimit të toksinave që funksionon më mirë gjatë gjumit. Prandaj është thelbësore të sigurojmë kohë të mjaftueshme për pushim.”

Ajo shtoi se ndryshime shoqërore, si p.sh. fillimi më i vonshëm i shkollës për nxënësit, mund të ndihmojnë brezat e rinj të krijojnë zakone më të shëndetshme gjumi dhe kështu të kontribuojnë në një popullatë më të shëndetshme në të ardhmen.

Kuriozitete

Dy orë pa kthesa, kjo është rruga më e drejtë në planet

Published

on

Në një botë ku rrugët përshkojnë mijëra kilometra me kthesa të forta e zbritje të rrezikshme, ekziston një segment autostrade ku drejtuesit e mjeteve udhëtojnë për orë të tëra pa lëvizur timonin majtas apo djathtas.

Flitet për Highway 10 në Arabinë Saudite, rruga më e drejtë në botë, që mban rekordin e Guinness-it.

Edhe pse autostrada ka një gjatësi totale prej 1,480 kilometrash, rekordin e vendos pjesa e saj e drejtë, një segment prej 240 kilometrash, pa asnjë kthesë ose pjerrësi të dukshme.

Ky segment lidh zonën e Haradh me Highway 95, duke kaluar përmes shkretëtirës saudite dhe tejkaluar rekordin e mëparshëm të Australisë, ku autostrada Eyre ka një segment të drejtë prej 146 kilometrash.

Highway 10 u ndërtua fillimisht si rrugë private për Mbretin Fahd dhe sot konsiderohet një prej traseve më të pazakonta dhe monotone për drejtuesit e automjeteve.

Udhëtimi në këtë pjesë të autostradës zgjat rreth dy orë pa e lëvizur timonin. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Kuriozitete

Ja pse celulari juaj nuk e do karikimin nga vetura

Published

on

Shumë njerëz përfitojnë nga rruga me makinë për të lidhur telefonin e tyre me hyrjet USB ose bazat e induksionit, në mënyrë që pajisja të karikohet.

Një veprim i përditshëm, por që nuk është një zgjidhje e mirë për jetëgjatësinë e baterisë së celularit.

Duhet të kuptoni që portat USB janë krijuar për punë që nuk kërkojnë shumë energji dhe nuk kërkojnë transmetim të vazhdueshëm të energjisë, si p.sh. luajtja e muzikës në pajisjet e vjetra MP3.

Telefonat celularë e “shohin” këtë lloj transferimi të energjisë elektrike të dëmshme.

Për më tepër, amperazhi që lëshojnë këto porta USB është më i ulët se sa i nevojitet celularëve të sotëm, duke bërë të rikarikohen ngadalë.

Rimbushjet shumë të ngadalta, si dhe ato shumë të shpejta, e dëmtojnë baterinë.

Përveç mungesës së amperazhit, një faktor tjetër që shkurton jetëgjatësinë e baterive është se telefonat celularë janë krijuar për t’u rimbushur me karikuesin e tyre origjinal dhe kabllon nga një prizë.

Shumë përdorues përdorin kabllo karikimi joorigjinale për të karikuar telefonin në portën USB të makinës.

Këto kabllo shkaktojnë probleme në qarkun e pajisjes dhe, përveç kësaj, ata nuk e shkëputin daljen e rrymës kur karikimi ka përfunduar. Duke vazhduar të tërheqin rrymë, ato gjithashtu reduktojnë jetëgjatësinë e baterisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Skandal në Kullën e Londrës! Protestuesit hedhin krem mbi Kurorën Mbretërore, arrestohen katër persona

Published

on

Një mëngjes turistik në Kullën e Londrës u shndërrua në incident kur protestuesit hodhën thërrime dhe krem pastiçerie mbi vitrinën ku ekspozohen Kurorët Mbretërorë.

Katër persona u arrestuan nga autoritetet britanike, në bashkëpunim me Policinë e Qytetit të Londrës dhe ekipin e sigurisë së Kullës.

Ata i përkasin grupit Take Back Power, që kërkon krijimin e një asambleje të përhershme qytetare dhe taksimin më efektiv të pasurive të mëdha. Shtëpia e Xhevahireve u mbyll përkohësisht për publikun për shkak të hetimeve.

Kurora Perandorake, e krijuar më 1937 për kurorëzimin e Mbretit George VI, është e zbukuruar me mijëra diamante, perla, safirë dhe smeralde. Incidenti nuk shkaktoi dëme, por ngriti shqetësime mbi sigurinë e trashëgimisë mbretërore.

Protestuesit mbajtën një tabelë me mbishkrimin: “Demokracia ka rënë. Taksoni të pasurit”, ndërsa një punonjës i Kullës ndërhyri menjëherë, duke lejuar arrestimin e tyre para se situata të përshkallëzohej.

Hetimet vazhdojnë dhe seksioni i ekspozitës do të mbetet i mbyllur deri në përfundimin e tyre. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Çfarë është stërvitja e mendjes, si ta praktikoni?

Published

on

Sipas të dhënave, gjatë pandemisë Covid-19, 4 në 10 të rritur raportuan simptoma të depresionit ose ankthit.

Ky numër është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2019, kur raportoheshin vetëm 1 në 10.

Pandemia duket të ketë qenë një nga arsyet kryesore të kësaj rritjeje.

Mënyrat për të trajtuar këto çrregullime mund të jenë individuale ose mjekësore, duke përfshirë konsultimet me psikologë ose psikiatër.

Megjithatë, ka edhe metoda që mund t’i praktikoni për të përmirësuar shëndetin mendor e lehtësuar simptomat e ankthit dhe depresionit.

1. Stërvitja e trurit

Psikologu Sutton Smith sugjeron që lojrat janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur trurin aktiv dhe për të larguar depresionin.

Lojrat, qoftë elektronike apo të tjera, aktivizojnë zona të ndryshme të trurit që lidhen me motivimin, të mësuarit dhe arritjen e qëllimeve.

Mund të provoni:

Lojëra kompjuterike ose në telefon

Fjalëkryq, sudoku, pazëll, domino, shah

Çdo aktivitet që sfidon mendjen dhe stimulon kreativitetin

Sa më shumë të stërvitni trurin, aq më shumë do të ndiheni të konfidentë dhe të sigurt në vetvete.

2. Shmangni krahasimet

Krahasimi me të tjerët e rrisin ankthin dhe ndjenjat e ulëta të vetëvlerësimit. Fokusohuni tek vetja juaj, pasionet e hobi-t që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mësoni të gëzoheni edhe nga gjërat e vogla, duke i dhënë trurit tuaj arsye për t’u ndjerë i lumtur dhe i lirë.

3. Psikoterapia

Këshillimi profesional dhe psikoterapia janë të rekomanduara për ata që vuajnë nga çrregullime të ankthit dhe depresionit.

Një studim i publikuar në Journal of Personality tregon se mënyra më e mirë për të menaxhuar emocionet negative është të qetësoni veten, edhe kur ndiheni të tensionuar.

Disa teknika të thjeshta:

Numëroni deri në 10

Përsëritni me vete një frazë ose mendim qetësues

Këto praktika ndihmojnë trurin të mësojë të kontrollojë emocionet dhe të mbrojë shëndetin mendor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara