Shëndeti

Studim: Si ta ruani peshën pas përdorimit të Ozempic?

Published

on

Ozempic, i famshëm për ndihmën që u ka ofruar yjeve të Hollivudit për të humbur peshë, është cilësuar si “ilaç mrekullie”.

Por, kur diçka duket e mirë për të qenë e vërtetë, shpeshherë ka dhe kufizime, ndi rritjen e popullaritetit të Ozempic dhe ilaçeve të ngjashme, disa pacientë kanë raportuar se efektet në peshë zbehen me kalimin e kohës, duke nxitur kërkimin e alternativave tjera.

Një studim i ri, i botuar në  “eClinicalMedicine” dhe i udhëhequr nga studiuesit e Universitetit të Kopenhagës, ofron shpresë të re për mbajtjen e rezultateve. Ky studim përfshiu 109 të rritur me obezitet, që u ndanë në katër grupe: një grup mori vetëm injeksione liraglutide (ilaç GLP-1 i ngjashëm me semaglutide) për një vit; një grup tjetër kombinoi injeksionet me program ushtrimesh dy orë në javë; grupi i tretë ndoqi vetëm ushtrime; ndërsa grupi i fundit nuk mori asnjë ndërhyrje.

Një vit pas përfundimit të trajtimit, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që morën injeksione rifituan dy të tretat e peshës së humbur. Ata që kombinuan ilaçin me aktivitet fizik kishin ruajtur rezultatet më mirë, shumë prej tyre mbajtën të paktën 10% të humbjes fillestare të peshës trupore.

“Studimi ynë ofron shpresë të re, duke treguar se pacientët që marrin ilaçe për humbje peshe dhe ushtrojnë rregullisht, mund të ruajnë rezultatet edhe një vit pas përfundimit të trajtimit,” tha Dr. Signe Sørensen Torekov, profesore e Shkencave Biomjekësore dhe udhëheqëse e studimit.

 

Shëndeti

Çka të hani që të mos keni fryrje barku?

Published

on

Vera është e mirë për shumë gjëra – pushime, lëkura që merr ngjyrë, foto me lule në kokë, por jo edhe aq për ndjesinë e barkut të fryrë që të bën të mos duash të veshësh asgjë përveç një bluzeje të gjerë. Po pse ndodh kjo?

Përzierjet që bëjmë me ushqime, temperaturat e larta dhe sasia e ujit që pimë ndikojnë direkt në tretje. Për të shmangur këtë fryrje mjafton t’i shtoni këto ushqime të thjeshta në ditën verore:

Shalqi – mbret i stinës dhe mik i mirë i barkut! Ka shumë ujë, ndihmon në pastrimin e organizmit dhe është i shijshëm si dreqi.

Domatet – jo vetëm për sallatë! Domatet janë të pasura me kalium, që ndihmon në reduktimin e mbajtjes së ujit në trup. Pra, më pak fryrje, më shumë rehati.

Jeshillëqe sa të duash – spinaqi, rukola, sallata jeshile, merr çfarë të duash dhe organizmi do të të falënderojë. Të lehta për tretje dhe fibra = bark i qetë.

Kivi – ky frut i vogël është super për tretje dhe s’ka nevojë për shumë reklamë. Një kivi në mëngjes dhe do ndihesh më mirë gjatë ditës.

Kastravecat – shumë ujë, shumë freski.

Frutat e pyllit – boronica, mjedra, manaferrat janë shumë të shijshme, me pak sheqer natyral dhe me fibra që ndihmojnë në tretje. Plus, duken bukur në çdo pjatë. Estetikë + shëndet.

Avokado – e pasur me yndyrna të mira dhe kalium, avokadoja përmirëson tretjen dhe ju mban të ngopur pa ju fryrë barkun.

Bonus: Pini ujë rregullisht (me masë), shmangni pijet me gaz dhe përpiquni të hani më ngadalë. Ndoshta tingëllon si këshillë nga mami, por funksionon!

Continue Reading

Shëndeti

Studimi: Pini kafe pa sheqer dhe yndyrë, jetoni më gjatë

Published

on

Kafja e pastër mund të ulë rrezikun e vdekjes, kurse më pak kur përzihet me sheqer dhe yndyrë (cream).

Një studim nga Universiteti Tufts në Boston, SHBA, tregon se pirja e 1-2 filxhanëve kafe të zezë në ditë lidhet me rrezikun më të ulët të vdekjes, sidomos nga sëmundjet e zemrës, përcjell e përditshmja britanike “The Independent”.

Rezultatet treguan se kafja pa sheqer dhe pa yndyrë të shtuar ul rrezikun me 14–16%, nëse kafeja përzihet me shumë sheqer dhe yndyrë të ngopur, efekti pozitiv zhduket.

Sipas autores së studimit, Fang Fang Zhang, përfitimet vijnë nga përbërësit bioaktivë të kafesë, por shtesat e dëmshme e zvogëlojnë efektin.

Studimi analizoi të dhënat e 46,000 të rriturve nga viti 1999 deri në 2018 dhe u publikua në revistën The Journal of Nutrition.

Autorët theksojnë se kufizimi i sheqerit dhe yndyrës është në përputhje me udhëzimet zyrtare për një dietë të shëndetshme.

Continue Reading

Shëndeti

Dhimbja e dhëmbit do të zhduket nëse aplikoni këto metoda në shtëpi

Published

on

Disa kura natyrale, si shpëlarja me ujë të kripur apo përdorimi i kompresa të ftohta, lehtëson përkohësisht dhimbjen e dhëmbit.

Nëse dhimbja vazhdon, është e rëndësishme të shkoni te dentisti për të trajtuar shkaktarin kryesor të problemit.

Çfarë është dhimbja e dhëmbit?

Dhimbja e dhëmbit është ndjesi e pakëndshme që mund të jetë nga e lehtë deri në shumë e fortë dhe ndodh rreth dhëmbëve apo nofullës.

Zakonisht tregon se ka ndonjë problem me dhëmbin ose mishrat e dhëmbëve, nëse keni dhimbje dhëmbi, është me rëndësi të kuptoni shkakun e saj që të dini si të veproni më mirë për të lehtësuar simptomat si dhimbja, ënjtja apo irritimi.

Kur ndihmojnë kurat natyrale?

Nëse dhimbja është e lehtë e kalon brenda një dite ose dy, përdorni disa metoda natyrale si: shpëlarja me ujë të kripur dhe përdorimi i kompresës së ftohtë.

Këto ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe pastrimin e gojës. Nëse dhimbja vazhdon, konsultohuni me dentistin.

Kujdes! Nëse jeni shtatzënë, jeni duke ushqyer me gji apo keni ndonjë sëmundje, konsultohuni me dentistin para se të përdorni ndonjë përbërës natyral.

Metodat natyrale më të zakonshme për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit:

Shpëlarja me ujë të kripur

Uji i kripur është dezinfektues natyral.

Ndihmon në pastrimin e gojës dhe në uljen e inflamacionit.

Si ta përdorni: përzieni gjysmë lugë çaji kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe shpëlani gojën për disa sekonda.

Shpëlarja me peroksid hidrogjeni

Ndihmon në uljen e dhimbjes dhe në vrasjen e baktereve.

Shumë efektiv për mishrat e përgjakur dhe reduktimin e pllakes dentare.

Si ta përdorni: përzieni peroksid 3% me ujë në sasi të barabarta dhe përdoreni për të shpëlarë gojën. Mos e gëlltisni!

Kompresë e ftohtë

E dobishme veçanërisht nëse dhimbja vjen nga ndonjë goditje apo traumë, ftohja ngushton enët e gjakut, duke ulur dhimbjen dhe ënjtjen.

Si ta përdorni: vendosni një qese akulli të mbështjellë me peshqir [për 20 minuta] në pjesën ku keni dhimbje. Përsëriteni çdo disa orë.

Qeset e çajit me nenexhik

Njihet për efektin qetësues, mund ta përdorni një qese të ngrohtë ose ta vendosni në frigorifer për disa minuta e ta aplikoni mbi dhëmbin që ju dhemb.

Hudhra

Ka veti antibakteriale dhe qetësuese.

Shtypni një thelb për të krijuar pastë e vendoseni mbi dhëmbin që ju dhemb. Mund të shtoni pak kripë. Ose mund ta përtypeni ngadalë një thelb të freskët.

Continue Reading

Shëndeti

Ekspertët paralajmërojnë: Dietat strikte dëmtojnë shëndetin mendor

Published

on

Dieta zakonisht shoqërohet me shëndet më të mirë fizik, por një studim i ri sugjeron që planet e të ngrënit që përqendrohen në kufizimin e kalorive mund ta përkeqësojnë shëndetin mendor .

Hulumtimi, i botuar më 2 qershor në revistën BMJ Nutrition, Prevention and Health , zbuloi se gati 30 mijë njerëz në një dietë me kalori të kufizuara kishin më shumë gjasa të raportonin simptoma depresive sesa ata që ishin në dieta të tjera ose që nuk mbanin fare dietë.

Depresioni mund të rezultojë nga shumë faktorë, dhe ndikimi i dietës në gjendjen e shëndetit mendor është një fushë relativisht e re e kërkimit shkencor.

“Ky studim shton kuptimin si zgjedhjet ushqimore të bëra në jetën e përditshme ndikojnë në simptomat depresive”, tha bashkautori i studimit, Venkat Bhat.

Ekspertët rekomandojnë dieta të ekuilibruara dhe të qëndrueshme për të mbështetur shëndetin mendor dhe fizik.

Continue Reading

Të kërkuara