Lajmet nga UBT

Studentja Lorika Syla e punësuar si infermiere, falë sukseseve të treguara gjatë studimeve në UBT

Tashmë Lorika Syla është pjesë e ekipit në një ordinance private në qytetin e Ferizajt, një institucion shëndetësor i njohur për cilësinë dhe kujdesin e tyre ndaj pacientëve.

Published

on

Lorika Syla, një shembull i vërtetë i përkushtimit dhe suksesit në fushën e shëndetit, ka përfunduar studimet për Infermeri në UBT, ajo tani po vijon suksesshëm studimet e nivelit master në Fakultetin Shëndet Publik dhe Menaxhim, në UBT.

Tashmë Lorika Syla është pjesë e ekipit në një ordinance private në qytetin e Ferizajt, një institucion shëndetësor i njohur për cilësinë dhe kujdesin e tyre ndaj pacientëve. Me përkushtim të palodhur dhe pasion për kujdesin shëndetësor, Lorika ka fituar respektin e kolegëve dhe pacientëve të saj. Ajo është një burim frymëzimi për studentët e tjerë që duan të ndjekin rrugën e suksesit në fushën e infermierisë.

Suksesi i Lorikës nuk është vetëm shembull i aftësive të saj akademike, por edhe i një përkushtimi të vazhdueshëm për të avancuar dhe kontribuar në shëndetin e komunitetit. Ajo tregoi se është kënaqësi me qenë afër pacientëve që kanë nevojë për përkujdesjen e saj.

“Studimet në UBT ishin një udhëtim i pasur me sfida dhe mundësi, duke gjetur vlera të reja dhe njohuri. Zgjodha UBT për ambientin e tij inovativ dhe fokusin e tij në përgatitjen e studentëve për sfidat e botës reale. Për mua, UBT ka ofruar një kombinim të shkëlqimit akademik dhe mundësive për zhvillim personal dhe profesional”, tregoi studentja Lorika Syla.

Programi Shëndet Publik dhe Menaxhim në nivelin master në UBT, ka një staf të kualifikuar që angazhohen për zhvillimin dhe nxjerrjen e kuadrove të reja profesionale në fushën e shëndetit publik dhe menaxhimit, të cilët do të kontribuonin në të ardhmen në përmirësimin dhe avancimin e kushteve në këtë fushë.

 

Lajmet nga UBT

Profesoresha Gonxhe Beqiri prezanton punim shkencor në konferencën ndërkombëtare në Maribor

Published

on

By

Profesoresha nga Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT, Gonxhe Beqiri, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “Sustainable Management in the Age of ESG and AI”, e organizuar nga Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Mariborit, Slloveni.

Profesoresha Beqiri kontribuoi me një punim individual shkencor, me temën: “The Impact of AI in Human Resource Management (HRM), Focusing on Recruitment and Selection”, në të cilin u trajtua ndikimi i inteligjencës artificiale në proceset e rekrutimit dhe përzgjedhjes në menaxhimin e burimeve njerëzore.

Nëpërmjet këtij prezantimi, ajo ka theksuar rëndësinë e hulumtimeve bashkëkohore që lidhen me zhvillimet teknologjike dhe praktikat e qëndrueshme të menaxhimit.

Pjesëmarrja në këtë konferencë nënvizon angazhimin e Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT në promovimin e shkencës, inovacionit dhe integrimit ndërkombëtar të stafit akademik.

Ky aktivitet është gjithashtu një dëshmi konkrete e përkushtimit të stafit të UBT-së ndaj kërkimit shkencor dhe shkëmbimit të njohurive në nivel global, duke e bërë UBT-në një aktor të rëndësishëm në arenën akademike ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Praktika konkrete në qendër të studimeve juridike në UBT

Published

on

By

Studentët e Fakultetit Juridik të UBT-së, dega në Prizren, kanë zhvilluar së fundmi ushtrime praktike të lëndës Klinikë Ligjore, të udhëhequra nga Prof. Besim Arifi, ligjërues i kësaj lënde dhe i të Drejtës Penale.

Këto aktivitete përfaqësojnë një qasje moderne dhe të orientuar nga praktika në edukimin juridik që ofron UBT, duke i përgatitur studentët jo vetëm teorikisht, por edhe profesionalisht për sfidat reale të sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe më gjerë.

Prof. Besim Arifi thekson rëndësinë e këtyre ushtrimeve në ndërlidhjen e njohurive teorike me rastet konkrete dhe praktikat ligjore që studentët do të përballen në të ardhmen.

Studentët kanë nevojë të ndiejnë terrenin, të përballen me rastet, të analizojnë dokumente dhe të mësojnë përmes përvojës konkrete. Kjo është esenca e Klinikës Ligjore dhe një nga pikat më të forta të programit tonë në Juridik në UBT”, u shpreh Prof. Arifi.

Fakulteti Juridik në UBT vazhdon të jetë ndër më të kërkuarit për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë në fushën e drejtësisë, duke ofruar kombinimin ideal të teorisë me praktikën, ligjërues me përvojë dhe infrastrukturë moderne në të gjitha kampuset, përfshirë edhe atë në Prizren.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT nderon Tony Clement me çmimin më të lartë institucional Honorary Degree – Excellence in Leadership

Published

on

By

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan, UBT ndau çmimin më të lartë institucional Honorary Degree – Excellence in Leadership për liderin dhe politikanin e njohur kanadez, Tony Clement.

Ky çmim i veçantë vjen si njohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e udhëheqjes, inovacionit politik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili tha se ky çmim përfaqëson një nderim të veçantë për një personalitet me një përvojë të thellë në lidership dhe, njëkohësisht, për një mik të çmuar të Kosovës.

Përmes këtij çmimi ne po nderojmë jo vetëm një personalitet me përvojë të pasur në lidership, por edhe një mik të Kosovës, i cili ka mbështetur vazhdimisht avancimin e vlerave demokratike dhe zhvillimin ndërkombëtar”, tha Rektori Hajrizi.

Në vijim të ceremonisë, Rektori Hajrizi theksoi se figura e Clement është shembulli më i qartë i një udhëheqësi që përmes vizionit, risisë dhe përkushtimit ndaj së mirës së përbashkët ka krijuar ndikim të qëndrueshëm.

“Clement është shembulli më i mirë se si lidershipi vizionar, inovacioni dhe përkushtimi ndaj të mirës publike mund të krijojnë ndikim afatgjatë. Me këtë çmim, ne duam të inspirojmë brezat e rinj që të ndjekin rrugën e lidershipit të përgjegjshëm dhe bashkëpunimit global”.

Clement, gjatë fjalës së tij, theksoi se ndjehej veçanërisht i nderuar për çmimin nga një institucion që përfaqëson përparimin, edukimin cilësor dhe të ardhmen. Ai vlerësoi Kosovën dhe UBT-në si shembuj të përkushtimit të sinqertë ndaj zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar, duke shprehur bindjen se këto vlera janë themeli i një bote më të bashkuar dhe të drejtë.

Është një privilegj i madh të pranoj këtë nderim nga një institucion që përfaqëson të ardhmen, përparimin dhe edukimin cilësor. Kosova dhe UBT janë shembuj të fuqishëm të përkushtimit ndaj zhvillimit dhe integrimit global”, tha Clement.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Clement u shpreh se ky ishte nderimi i tij i parë i këtij lloji, të cilin e konsideronte si një pikënisje të një marrëdhënieje të re dhe të veçantë me UBT-në.

“Ky është nderimi im i parë i këtij lloji dhe e konsideroj si një lidhje të veçantë që sapo është krijuar mes meje dhe UBT-së. Do të jem krenar të jem pjesë e komunitetit tuaj dhe do të përpiqem të kontribuoj përtej këtij momenti simbolik”.

Tony Clement ka mbajtur disa nga pozitat më të larta në qeverinë e Kanadasë, përfshirë ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Industrisë, dhe ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe reformave të thella politike dhe ekonomike.

Me këtë çmim, UBT vazhdon traditën e tij për të nderuar personalitete të shquara që kanë lënë gjurmë në udhëheqje, arsim dhe shoqëri.

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT u dallua me përfaqësim të suksesshëm dhe kontribut shkencor në Kongresin e 9-të Ndërkombëtar të Infermierisë Forenzike në Turqi

Published

on

By

Në Universitetin e Kırıkkale-s në Turqi u mbajt Kongresi i 9-të Ndërkombëtar i Infermierisë Forenzike, i cili mblodhi studiues, akademikë dhe profesionistë nga vende të ndryshme për të diskutuar zhvillimet më të fundit në fushën e infermierisë dhe shkencave forenzike.

Ky kongres u organizua në bashkëpunim me Universitetin Katip Çelebi të Izmirit, Universitetin Bozok të Yozgatit, dhe Shoqatën e Shkencëtarëve Forenzikë të Turqisë, ndërkohë që UBT mori pjesë si universitet partner, duke u dalluar me prezencën dhe kontributin e tij shkencor.

UBT u përfaqësua nga Prof. Dr. Cengiz Çesko, i cili mbajti një prezantim shkencor në fushën e tij të ekspertizës. Prezantimi u prit me interes dhe vlerësim të lartë nga pjesëmarrësit, duke reflektuar profesionalizmin dhe përvojën akademike të UBT-së në fushat e shkencave forenzike dhe atyre shëndetësore.

Ndër figurat e rëndësishme të pranishme në këtë kongres ishin edhe Prorektori i Universitetit të Kırıkkale-s, Prof. Dr. Mehmet Başalan, dhe Rektori i Universitetit Bozok të Yozgatit, Prof. Dr. Evren Yaşar. Në emër të UBT-së, Prof. Dr. Cengiz Çesko u dorëzoi atyre dhurata simbolike – një gjest që u vlerësua si shprehje e respektit institucional dhe thellimit të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.

Pjesëmarrje aktive në organizimin dhe zhvillimin e kongresit pati edhe Prof. Dr. Hamit Hancı, Kryetar i Shoqatës së Shkencëtarëve Forenzikë, i cili kontribuoi ndjeshëm në pasurimin e sesioneve shkencore dhe tërë programit kongresual.

Gjuha zyrtare e kongresit ishte turqishtja dhe anglishtja, ndërsa ngjarja ofroi një platformë të vlefshme për shkëmbim të njohurive dhe përvoja ndërkombëtare në fushën e infermierisë forenzike, duke nxitur lidhje të reja akademike dhe profesionale në këtë fushë me rëndësi të veçantë.

 

Continue Reading

Të kërkuara