Lajmet nga UBT

Studenti i Fakultetit Media dhe Komunikim, Arbon Flugaj, punësohet në Artmotion si komentator i sportit

Published

on

Studenti i vitit të tretë në Fakultetin Media dhe Komunikim, Arbon Flugaj, është punësuar në Artomotion në cilësinë e gazetarit dhe komentatorit të sportit. Ai deri më tani ka komentuar 87 ndeshje shumë të rëndësishme dhe finale nga futbolli, basketbolli si dhe tenisi.

“UBT përgjatë tri viti të studimeve, me kombinimin e pjesës teorike dhe praktike, më ka përgaditur fuqishëm në tregun e punës”, potencoi Arboni.

Ndërkaq, ai theksoi se përgjatë studimeve ka arritur të formohet si një gazetar dhe ta krijoj stilin e tij, duke i marrë parasysh përvojat dhe njohuritë e frytshme që i ka fituar nga stafi profesional.

Si 90% e studentëve tjerë të Fakultetit Media dhe Komunikim ashtu edhe Arboni ka depërtuar me plot suksese në tregun e punës, i cili tani po përgatitet për të dhënë informacione dhe t’i komentojë ngjarjet drejtpërdrejta nga Champions League, Europa League, Conference League, La Liga dhe Ligue 1.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Digjitalizim “Smart City Prishtina 2025”

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Digjitalizim “Smart City Prishtina 2025”, një ngjarje e rëndësishme që synon të promovojë zhvillimin e qyteteve të mençura dhe të digjitalizuara në Kosovë dhe më gjerë.

Në kuadër të kësaj ngjarje, UBT prezantoi disa nga zgjidhjet e tij inovative për ndihmën e zhvillimit të qyteteve të mençura, duke u përqendruar veçanërisht në aspektet e edukimit.

UBT, si institucion kryesor arsimor në Kosovë, po zhvillon dhe implementon projekte të avancuara që lidhen ngushtë me digjitalizimin e arsimit, si pjesë e iniciativës për të ndihmuar në ndërtimin e një “Smart City” që është i përqendruar në teknologjinë dhe inovacionin.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Japonisë për nder të Profesorit Hisashi Owada

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, për nder të Profesorit Hisashi Owada, ish-President i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Japonisë dhe ish-ambasador në Kombet e Bashkuara.

Pritja, e organizuar nga Ambasada e Japonisë, ishte një mundësi për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të Profesorit Owada në fushën e drejtësisë ndërkombëtare dhe diplomacisë, si dhe për të theksuar marrëdhëniet e ngushta dhe të frytshme mes Japonisë dhe Kosovës.

Rektori Hajrizi shprehu vlerësimin e tij për Profesorin Owada dhe ndikimin e tij të rëndësishëm në fushën e drejtësisë dhe diplomacisë ndërkombëtare. Ai nënvizoi rëndësinë e promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mësimdhënies së vlerave të drejtësisë dhe paqes, si pjesë e një arsimimi të avancuar që mund të ndihmojë në krijimin e mundësive për të rinjtë dhe zhvillimin e mëtejshëm të shoqërive.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, viziton Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së

Published

on

By

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, realizoi një vizitë zyrtare në UBT dhe në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan. Gjatë vizitës, Ambasadori Nissinen u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Rektori Hajrizi, e falënderoi ambasadorin Nissinen për angazhimin e tij të palodhur dhe përkushtimin ndaj arsimit dhe zhvillimit të rinisë kosovare. Ai theksoi se Ambasada e Finlandës ka qenë një mbështetje e fuqishme për UBT-në dhe për studentët.

Rektori Hajrizi dhe Ambasadori Nissinen gjithashtu diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në nivelin akademik dhe profesional, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të studentëve dhe zhvillimin e projekteve ndërkombëtare që mund të përfshijnë studentët e UBT-së.

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi zhvillon një vizitë zyrtare në Komunën e Pejës

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga stafi i UBT-së, zhvilloi një vizitë zyrtare në Komunën e Pejës, ku u prit nga Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Takimi u përqendrua në mundësitë për investime dhe zhvillim në fusha kyçe si arsimi dhe sporti. Diskutimet u fokusuan në mundësinë e krijimit të një partneriteti strategjik që do të kontribuonte në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sportive të qytetit, me një theks të veçantë në mbështetje për sporte si xhudo, ku Peja ka arritur suksese të jashtëzakonshme.

UBT përmes degës në Pejë kontribuon në projekte që do të nxisin zhvillimin e arsimit dhe inovacionit në Pejë, duke e pozicionuar këtë qytet si një qendër të rëndësishme për edukimin dhe teknologjinë në rajon.

UBT do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e Pejës dhe nismat që përmirësojnë mundësitë arsimore dhe profesionale për të rinjtë, duke siguruar një të ardhme më të ndritur për komunitetin e Pejës dhe për zhvillimin e tij të qëndrueshëm.

Continue Reading

Të kërkuara