Lajmet

Studentët e UBT-së, një 8 Mars plot aktivitet dhe solidaritet në “Shtëpinë e të Moshuarve”

Published

on

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 mars, një grup studentësh të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, të udhëhequr nga Shqipe Shala dhe Kosovare Hamiti, së bashku me studentin e aktrimit Denis Arifi dhe dekanen e Fakultetit të Psikologjisë, Denis Celcima, organizuan një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve, një akt i mbushur me solidaritet dhe ndjeshmëri.

 

Aktiviteti i cili ka për qëllim nderimin dhe mbështetjen e individëve të moshuar që kanë dhënë një kontribut të çmuar në shoqëri, ishte një ngjarje që bashkoi energjinë rinore me përvojën dhe mençurinë e brezit të kaluar.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet sollën momente të bukura, duke realizuar aktivitete artistike, këngë dhe poezi, por mbi të gjitha, biseda të ngrohta që krijuan një lidhje të veçantë me ata që kishin kaluar një jetë plot mundime dhe përpjekje.

Ndërkohë, studentët e Gjimnazit në UBT kontribuan në këtë atmosferë me një program të pasur aktivitetesh dhe performancash, që përfshinte shfaqje teatrale, muzikë dhe lojëra ndërvepruese, duke e pasuruar kështu këtë ditë me ngjyra dhe emocione të veçanta.

Eventi përveç se ishte një mundësi për të shprehur mirënjohjen ndaj kontributit të gruas në shoqëri, ishte gjithashtu një shembull i bukur i solidaritetit ndërgjeneracional, ku brezat e rinj dhe ata të moshuar u bashkuan për të ndarë momente të paharrueshme. Kjo ngjarje, më shumë se një vizitë për të moshuarit, ishte një thirrje e fuqishme për të reflektuar mbi vlerat e bashkëjetesës, respektit dhe dashurisë për njëri-tjetrin.

Në këtë ditë të veçantë, u nderua jo vetëm gruaja, por gjithashtu edhe fuqia e saj për të formuar dhe shëndoshur shoqërinë nëpërmjet mundësive që ofron dashuria dhe angazhimi./UBTNews/

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara