Lajmet nga UBT

Studentët e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT zhvilluan një vizitë studimore në APK dhe MBPZhR

Studentët patën mundësi të njihen për së afërmi dhe të informohen nga zyrtarët e këtyre institucioneve rreth mënyrës së hartimit të planeve menaxhuese pyjore, planeve vjetore, e çështje të tjera.

Published

on

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, në kuadër të lëndës: “Legjislacioni në Agrikulturë dhe Mjedis”, të shoqëruar nga profesori Vezir Januzi, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Agjencinë Pyjore të Kosovës (APK) dhe në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR).

Studentët patën mundësi të njihen për së afërmi dhe të informohen nga zyrtarët e këtyre institucioneve rreth mënyrës së hartimit të planeve menaxhuese pyjore, planeve vjetore, dhënies së lejeve për prerjen e pyjeve publike dhe private, si dhe rreth ligjit të ri të pyjeve i cili parasheh kthimin e kompetencave nga nivelet lokale në kuadër të APK-së.

Ndërsa te Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike, studentët u informuan nga zyrtarët e këtij departamenti rreth organizimit, koordinimit dhe zbatimit të aktiviteteve të shërbimeve këshilluese në nivel të Republikës së Kosovës, rreth koordinimit, organizimit dhe përkrahjes së qendrave komunale, informative, këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.

Gjithashtu studentët u informuan rreth përgatitjes së materialeve për ekstension, praktikave të mira këshilluese, broshurave, fletëpalosjeve, si dhe përhapjen e tyre përmes qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe rreth propozimit të politikave për shërbimet këshilluese, duke marr për bazë planin kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural dhe kërkesat e fermerëve dhe komunitetit.

Studentët patën mundësi të njihen për së afërmi dhe të informohen edhe për organizmin, koordinimin dhe zbatimin e të gjitha aktiviteteve të shërbimeve këshilluese në nivel të Republikës së Kosovës, koordinimin, organizimin dhe përkrahjen e qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, hartimin e plan-programeve vjetore si dhe planeve afat-mesme për shërbimet këshilluese, përgatitjen e materialeve për ekstension si dhe praktikave të mira këshilluese, broshura, fletëpalosje si dhe përhapjen e tyre përmes qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, trajnimet e metodave speciale dhe mjeteve komunikuese për ofrimin e këshillave.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Aktualitet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Aktualitet

Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje

Published

on

By

Një dialog mbi rolin e drejtuesit në shndërrimin e dijes në modele funksionale që integrojnë arsimin, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin

(more…)

Continue Reading

Të kërkuara