Kulturë

Studentët e Fakultetit të Dizajnit të Integruar bëhen pjesë e kampanjës “Fustani ty, sa mirë të rri”

Published

on

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT bashkë me profesorët e këtij fakulteti kanë realizuar kreacione unike të fustaneve dhe veshjeve për nënat dhe vajzat.

Ky aktivitet u bë me rastin e festës së 8 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, një dedikim për të gjitha gratë, nënat dhe vajzat, në kuadër të kampanjës “Fustani ty, sa mirë të rri”, organizuar nga organizata “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”.

Përmes kësaj pune kreative, studentët shpalosën kreativitetin dhe punën e tyre, përgjatë studimeve në UBT, njëherit treguan mbështetjen e fuqishme për të gjitha gratë, nënat dhe vajzat në shoqëri.

Magazinë

Brad Pitt foli për mësimet e jetës: Pavarësisht gabimit, mëson prej tij dhe ecën para

Published

on

Gjatë premierës së filmit F1 në Mexico City, Brad Pitt dha një intervistë të rrallë për Entertainment Tonight ku foli për mësimet e jetës, uljet dhe ngritjet, si dhe rëndësinë e marrëdhënieve me njerëzit e afërt.

Pitt theksoi se me kalimin e viteve ai ka filluar ta vlerësojë gjithnjë e më shumë rrethin e njerëzve përreth tij.

“Pavarësisht gabimit, mëson prej tij dhe ecën para. Çdo gabim të çon në suksesin e radhës. Ndërsa plakesh e kupton sa e rëndësishme është të rrethohesh me njerëz që i njeh, i do dhe që të duan. Miq, familje dhe kaq. Çdo gjë tjetër fillon nga aty, është një ekuacion mjaft i thjeshtë”, tha ai.

Kur u pyet nëse xhirimi i një filmi aksion e drejtimi i makinave ishte strehë nga vëmendja e medias, ai u përgjigj:

Nuk e shoh në atë mënyrë. Vëmendja e medias ka qenë gjithmonë një gjë e vështirë me të cilën më është dashur të jetoj, ndonjëherë më shumë, ndonjëherë më pak, ndërsa bëj atë që dua vërtet. Është diçka që mund të të hajë kohën dhe nervat, nëse e lejon”.

Pavarësisht viteve të ekspozimit publik, Pitt thotë se tani ndihet i qëndrueshëm.

“Jeta ime është e qetë. Ndihem ngrohtësi, siguri, me miqtë, familjen, me vetëdijen se kush jam. Çdo gjë tjetër është si mizë që gumëzhin rreth teje”, tha ai.

Pitt dhe Angelina Jolie u divorcuan më 2016 dhe pas vitesh procedurash ligjore, divorci u finalizua zyrtarisht në dhjetor 2024. Pitt dhe Jolie kanë gjashtë fëmijë, me të cilët aktori nuk ka marrëdhënie të mira. Që nga fundi i vitit 2022, Pitt ka qenë në një lidhje me stilisten e bizhuterive Ines de Ramon.

 

 

Continue Reading

Lifestyle

Bie për të tretin vit radhazi numri i grave në pozita të larta drejtuese

Published

on

Numri i grave të punësuara në pozita të larta drejtuese është ngadalësuar për të tretin vit radhazi, sipas Raportit Global të Hendekut Gjinor të Forumit Ekonomik Botëror, të publikuar.

Raporti, i cili mbulon 148 ekonomi, thotë se pavarësisht se gratë përfaqësojnë 41.2% të fuqisë punëtore globale, vetëm 28.8% arrijnë role të larta drejtuese.

Midis viteve 2015 dhe 2024, pjesa e grave në pozita të larta drejtuese u rrit nga 25.7% në 28.1%, por progresi është ngadalësuar pas vitit 2022.

Sipas të dhënave të përfshira në raport nga faqja globale e punësimit LinkedIn, e cila ka 1 miliard anëtarë, përjashtimi i grave nga rolet udhëheqëse ka pasoja ekonomike. Në të njëjtën kohë, inteligjenca artificiale po riformëson botën e punës dhe po kërkon aftësi të reja nga udhëheqësit e biznesit.

Të dhënat e LinkedIn sugjerojnë se gratë kanë 20% më shumë gjasa të kenë karriera të larmishme, ku ato zhvillojnë aftësi që do të thotë se tani janë të pozicionuara në mënyrë unike për të lundruar dhe udhëhequr ekonominë e inteligjencës artificiale.

Continue Reading

Magazinë

Këngëtari i njohur i “frikësuar” për veten dhe familjen e tij, çfarë i ka ndodhur?

Published

on

Në këtë podcast, Sheeran ndau edhe disa momente interesante me miqtë e tij të famshëm si Elton John.

Këngëtari i njohur britanik, Ed Sheeran ka zbuluar në episodin më të ri të podcastit të Louis Theroux se ka qenë i detyruar të sigurojë mbrojtje 24-orëshe për veten, bashkëshorten Cherry Seaborn dhe dy vajzat e tyre, për shkak të kërcënimeve serioze ndaj sigurisë së familjes.

Vendimi u mor pas një përpjekjeje për të hyrë me forcë në shtëpinë e tij në Suffolk, e njohur ndryshe me emrin “Sheeranville”.

“Kam mbrojtje të përhershme në shtëpi, që kujdeset për sigurinë time, të gruas sime dhe të fëmijëve. Gjatë viteve kanë ndodhur disa situata të çuditshme dhe thjesht isha i detyruar të veproj,”-tha Sheeran.

Sheeran ndau edhe disa momente interesante me miqtë e tij të famshëm si Elton John, Dave, Stormzy dhe Eminem. Ai kujtoi një episod të veçantë me legjendën Van Morrison, i cili e kishte ftuar për mëngjes në orën gjashtë të mëngjesit, menjëherë pas një nate që ai kishte kaluar me golfistin Rory McIlroy.

“Isha gjysmë i zgjuar e gjysmë i dehur kur më thanë se Van Morrison po priste në hollin e hotelit. Mëngjesi me të ishte një përvojë vërtet surreale,”- tha ai.

Continue Reading

Magazinë

Vdiq themeluesi legjendar i The Beach Boys

Published

on

Frontmeni dhe bashkëthemeluesi i grupit të famshëm The Beach Boys, Brian Wilson, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Kjo u konfirmua nga familja e tij përmes një deklarate.

”Jemi të pikëlluar të njoftojmë se babai ynë i dashur, Brian Wilson, ka ndërruar jetë. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë në këtë moment zie”.

I lindur në vitin 1942 në Kaliforni, Wilson krijoi grupin The Beach Boys së bashku me vëllezërit e tij Carl dhe Dennis, kushëririn Mike Love dhe mikun Al Jardine.

Grupi u bë një nga emrat më të mëdhenj të rock-ut amerikan.

Continue Reading

Të kërkuara