Lajmet nga UBT

Studentët e Fakultetit Stomatologji në UBT, vizituan shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan

Nxënësit u njoftuan për rëndësinë e shëndetit oral.

Published

on

Studentët e Fakultetit Stomatologji në UBT, së bashku me profesoreshën Afërdita Gashi-Rizaj dhe profesoreshën Merita Sadiku, në kuadër të departamentit të Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive, kanë realizuar një vizitë në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan, për t’i njoftuar nxënësit e ciklit të ulët për rëndësinë e shëndetit oral.

Në kuadër të kësaj vizite studentët patën mundësi që nxënësve të klasëve të para dhe të dyta t’ua demonstrojnë teknikat e mirëmbajtjes së higjienës orale, të flasin me ta për rëndësinë e vizitave të rregullta stomatologjike, por edhe për të ushqyerit shëndetshëm si masa të përgjithshme të promovimit të shëndetit oral.

Përzgjedhja e kësaj grup moshe për t’i vizituar, nga ana e stafit akademik të Fakultetit Stomatologji dhe studentëve, është parë si e nevojshme për të intervenuar në ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e shëndetit oral dhe rëndësisë së tij në shëndetin e përgjithshëm.

Lajmet nga UBT

Hajrizi: UBT, institucioni i parë akademik në Evropë me bazë të plotë në Inteligjencë Artificiale

Published

on

By

Rektori dhe themeluesi i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka deklaruar se UBT tashmë është institucioni i parë akademik në Evropë që funksionon tërësisht mbi bazën e Inteligjencës Artificiale (AI), duke përfshirë të gjitha proceset, nga arsimi dhe kërkimi shkencor deri te trajnimi dhe integrimi në tregun e punës.

Gjatë intervistës në Debat Plus, Hajrizi theksoi se ky hap jo vetëm që përfaqëson një arritje të madhe për institucionin që ai udhëheq, por edhe një transformim strategjik për Kosovën, duke e pozicionuar si një qendër novatore në nivel global.

Sot jemi duke fol për Inteligjencën Artificiale. Emiratet kanë krijuar, (Universiteti ‘Mohammed Bin Zayed’) ka bërë AI University. Çka kam me prit unë. Jo ne do ta bëjmë të njëjtën, dhe do të jemi të parët në Evropë. Dhe do ta bëjmë universitetin e parë, institucione e parë akademik në Evropë, i cili është i bazuar i tërë me AI. Dhe e kemi arritur. Sot mund të deklaroj zyrtarisht dhe publikisht se jemi institucioni më i parë, i cili në mënyrë të plotë, tërësore të gjitha veprimet akademike, prej edukimit deri te pjesa shkencore, inovacioni, ndërmarrësi, mentorimi, trajnimi, certifikim, aftësimi dhe t ë vendi i punës është i mbështetur me AI… Ne faktikisht do të marrim një rol të tillë.”, ka thënë Hajrizi.

Hajrizi ka shtuar se UBT ka investuar miliona në këtë drejtim dhe se përfitimet nuk do të kufizohen vetëm për studentët e UBT-së, por edhe për çdo qytetar dhe punëtor në Kosovë që kërkon aftësim për të përballuar sfidat e tregut modern.

Kemi investuar me miliona, për të cilën dëshirojmë të ia japim çdo qytetari, jo vetëm atyre që janë në UBT. Çdo punëtori që ka nevojë të aftësohet të ia japim një vegës që i kushton shumë pak, por që i ndihmon shumë. Dhe ka një cilësi dhe aftësi për të ia transformuar aftësitë, dijet dhe të jetë i gatshëm për tu përshtatur me rrethanat e reja që i kemi. Dhe unë mendoj që kjo edhe për Kosovën është shumë e madhe, se na pozicionon në një vend q është model, inovativ, kreativ. Jo në një vend që ne shkojmë pas dikujt. Por një vend që është në venin e grupeve më inovative në botë”, ka shtuar Hajrizi./Dukagjini

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT hap Akademinë Verore për Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime

Published

on

By

Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT ka hapur zyrtarisht Akademinë Verore për Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime, e cila po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve edukative dhe shkencore që synojnë thellimin e njohurive të studentëve dhe profesionistëve mbi zhvillimet më të fundit në ekonominë moderne.

Hapjen zyrtare të akademisë e bëri Prof. Kestrim Avdimetaj, i cili theksoi se ky aktivitet do të shërbejë si një platformë për analizimin e faktorëve kryesorë të ekonomisë dhe rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë financiare, ambientit të investimeve dhe inovacioneve në sektorët financiar dhe bankar. Ai nënvizoi rëndësinë që do t’i kushtohet temave aktuale si tregjet e kapitalit, bankat digjitale, kriptovalutat dhe sfidat që paraqiten në sektorin e sigurimeve, duke krijuar një bashkëbisedim ndërmjet akademisë dhe sektorit privat.

Në vijim të programit, të pranishmit patën mundësinë të ndjekin prezantimin e Prof. Zef Dedaj, Drejtor i Përgjithshëm i KIESA-s (Agjencia Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve), i cili foli për ekosistemin e inovacionit dhe mundësitë e investimeve në Kosovë. Ai ndau të dhëna mbi mjedisin ekonomik dhe afarist të vendit, marrëveshjet ndërkombëtare të investimeve dhe tregtisë së lirë, si dhe sektorët më premtues industrialë. Një theks i veçantë iu kushtua përkrahjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës.

Në pjesën e dytë të akademisë, Prof. Ermal Lubishtani solli një analizë të thelluar mbi rëndësinë e institucioneve në tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte (FDI). Ai theksoi se mungesa e FDI-ve vazhdon të jetë një nga pengesat kryesore për rritjen ekonomike të qëndrueshme në Kosovë, ndërsa vuri në dukje se cilësia e institucioneve – si atyre formale ashtu edhe joformale – është thelbësore për krijimin e një ambienti të besueshëm dhe tërheqës për investitorët ndërkombëtarë.

Akademia Verore do të vazhdojë me sesione të tjera interaktive dhe ligjërata nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke krijuar një hapësirë për rrjetëzim, shkëmbim idesh dhe ndërtim të kompetencave profesionale për të rinjtë që synojnë karrierë në fushat e ekonomisë, financave, bankave dhe sigurimeve.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e nivelit të parë të UBT Startup School në Prizren

Published

on

By

Më 1 korrik 2025, në Parkun Inovativ të Prizrenit, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit që përfunduan me sukses nivelin e parë të Shkollës së Ndërmarrësisë – UBT Startup School, organizuar nga UBT dhe Quality Kosova, me mbështetjen financiare të GIZ Gjermane.

Në këtë aktivitet, 24 studentë morën certifikatat e tyre, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit të aftësive ndërmarrëse dhe inovative.

Në emër të UBT-së, një fjalë rasti mbajti Dr. Besnik Skenderi, Drejtor për Produkte dhe Shërbime Profesionale në UBT, i cili theksoi rëndësinë e përkrahjes së të rinjve në ndërtimin e ideve dhe nismave të reja të biznesit.

Në ceremoni mori pjesë edhe Nehat Islami, këshilltar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Sektorit Privat nga GIZ Gjermane, i cili përgëzoi të rinjtë për angazhimin dhe entuziazmin e tyre.

Të pranishëm ishin gjithashtu edhe Dr. Zef Dedaj dhe Dr. Vehbi Sofiu, të cilët përkrahën iniciativën dhe ndanë vlerësime pozitive për nivelin dhe përmbajtjen e trajnimit.

Pjesëmarrësit u shprehën se trajnimi ka qenë shumë i vlefshëm dhe se njohuritë dhe aftësitë e fituara tashmë po i zbatojnë në mënyrë praktike në projektet e tyre personale dhe profesionale.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26

Published

on

By

UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/2026, në të gjitha programet e studimit, në nivelet: Bachelor dhe Master, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MAShTI.

Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor i gjeni në këtë link:

PROGRAMET BACHELOR

Për regjistrimin në studimet Master kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Master i gjeni në këtë link:

PROGRAMET MASTER

Qendrat e regjistrimit të UBT-së në Kosovë:

  • Prishtinë;
  • Lipjan;
  • Prizren;
  • Pejë;
  • Ferizaj;
  • Gjilan.

Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:

  • Erasmus+;
  • CEEPUS;
  • PoSIG, etj.

Gjuha e studimeve:

  • Gjuhë shqipe;
  • Gjuhë angleze;
  • Mundësia e studimit në gjuhë të tjera.

Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentët:

  • Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;
  • Sistem online dhe qasje në kompjuterë;
  • Licenca falas për softuerë;
  • Praktikë në kompani vendore dhe ndërkombëtare;
  • Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;
  • Praktikë dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;
  • Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, IPMA, etj;
  • Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.
  • Integrim të Inteligjencës Artificiale – VR/AR.

Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:

  • Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar (Për shtetasit jashtë Kosovës nuk nevojitet);
  • Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
  • Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
  • Ekstrakti i lindjes.

Për më shumë informacione rreth programeve të studimit dhe mundësive që ofron UBT, ju lutemi që të ndiqni linkun: ubt-uni.net, na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale: FacebookInstagramTwitterLinkedIn dhe TikTok.

Leading the Way

#jointheLEADER

Continue Reading

Të kërkuara