Lajmet

Stresi nxit sëmundje, çfarë i bën organizmit dhe shëndetit?

Stresi arrin të ndryshojë përbërjen neurokimike të trupit.

Published

on

Stresi është një barrë e rëndë për trurin dhe organizmin. Ai shkakton presion të madh në të gjithë organizmin. Nëse bëhet i vazhdueshëm mund të shkaktojë probleme madhore siç është sëmundja e zemrës, tensioni i lartë i gjakut e të tjerë. Stresi njihet si vrasësi i fshehtë sepse njerëzit nuk e marrin stresin seriozisht. Stresi arrin të ndryshojë përbërjen neurokimike të trupit.

Ekspertët thonë se stresi është shkak i të paktën 30% të problemeve me lindshmërinë në botë. Stresi shkakton rënie flokësh, gjë që mund të vazhdojë për deri në 3 muaj. Stresi ndikon fort edhe tek gjaku, duke ngushtuar enët e gjakut dhe trashur atë. Ky në fakt është një reagim i vullnetshëm i trupit që stresin e percepton si një aksident apo lëndim fizik.

Organizmi i njeriut është formuar i tillë që të durojë stresin, ta largojë atë dhe të rikthehet në gjendje normale. Por nëse njeriu nuk arrin të shkëputet nga një situatë stresuese, emocione stresuese apo pasojat e stresit atëherë do të vuajë pasoja të rënda.

Kapërcimi i situatave stresuese është një hap i domosdoshëm për mirëqenien tuaj mendore dhe fizike. Na ndodh të gjithëve që pasi kemi kaluar një ditë stresuese në punë, kthehemi në shtëpi dhe në mbrëmje bëjmë monolog me veten. Në vetmi rikujtojmë emocionet, lëndimin dhe debatet e nxehta me të tjerët. Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i bëjmë organizmit.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se nëse njeriu vazhdon të ketë ndjenja negative edhe pas një situate të kaluar stresi gjatë ditës do të përballet me sëmundje kronike të paktën 10 vjet më vonë. Studimi në fjalë analizoi shëndetin e të paktën 1100 të rriturve që kishin kaluar situate stresuese në punë, shtëpi apo shkollë. 10 vjet më vonë, pjesëmarrësit në studim u pyetën për shëndetin. Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që nuk hiqnin dorë nga situatat stresuese dhe pasojat e tyre ishin prekur më shumë nga sëmundje të ndryshme.

Këtu përfshihet: tumoret, sëmundjet e zemrës, ato autoimunitare, dhimbjet e kyçeve e të tjerë. Njerëzit që kishin qenë në gjendje të kapërcenin situatat stresuese gëzonin shëndet më të mirë. Gjetjet e studimit konfirmuan se nëse njeriu nuk arrin të shkëputet nga stresi do të vuajë vazhdimisht nga problemet shëndetësore. Gjetja e mënyrave për t’u përballur me stresin dhe mbi të gjitha për të mbyllur situatat stresuese është thelbësore për një jetë të shëndetshme. Flisni me miqtë dhe dilni në ajër të pastër, pasi ju bën mirë. Lexoni këtu më shumë si ta mposhtni stresin.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara