Shëndeti

Stresi nxit nepsin

Njihuni me 7 mënyra për ta minimizuar atë.

Published

on

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi mund të ketë ndikim qetësues ose ngushëllues, por në raste të tjera ai përkeqëson situatën dhe ju bën të shtoni në peshë.

Nëse ushqimi përbën mënyrën tuaj të preferuar për t’u përballur me ankthin ose një situatë stresuese, atëherë duhet të merrni në konsideratë shtatë këshillat e listuara mëposhtë:

Mos Pini Kafeinë Ose Alkol
Kur jeni të stresuar nuk duhet të pini kafeinë ose alkol sepse të dyja këto substanca e përkeqësojnë situatën dhe kanë efekte anësore. Për më tepër, si alkoli edhe kafeina ju ofrojnë kalori të padëshiruara.

Pini Shumë Ujë Gjatë Ditës
Uji frenon kapriçot stresuese të stomakut që thërret për ushqim si pasojë e stresit dhe jo të urisë. Për më tepër, sipas të dhënave uji promovon një sistem tretës të shëndetshëm.

Kujdes Me Nivelet e Sheqerit Në Gjak
Gjatë situatave stresuese por jo vetëm, njeriu duhet të tregojë kujdes ndaj nivelit të sheqerit në gjak. Përpiquni të konsumoni disa vakte ushqimore të vogla në vend të tre vakteve të mëdha.

Acidet Yndyrore Omega-3
Sigurohuni që të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3. Salmoni, farat e linit dhe arrat janë ushqime ideale të pasura me këto acide yndyrore. Këto të fundit përmirësojnë humorin dhe luftojnë inflamacionin në organizëm.

Kujdes Me Racionet
Nëse ju pëlqejnë ushqimet e shpejta, duhet të tregoni kujdes me racionet. Në varësi të paketimit të ushqimit,sugjerohet të konsumoni një racion të vetëm dhe më pas ta mbyllni me kaq. Nëse vazhdoni të hani ushqim pa mendje, do të ndiheni më të stresuar.

Ushqimet Me Magnez
Ushqimet e pasura me magnez ndihmojnë në qetësimin e muskujve. Drithërat e plota, panxhari, bishtajoret, perimet, arrorët dhe farat janë burime të shkëlqyera të magnezit. Ato ofrojnë ndjesinë e ngopjes dhe frenojnë nepsin.

Kujdes Me Mënyrën E Të Ngrënit
Nëse vëreni se i nënshtroheni nepsit të nxitur nga stresi, përpiquni të kufizoni racionet, në mënyrë që të përqendroheni tek shija e ushqimit. Më pas dilni për një ecje. Çdo lloj aktiviteti fizik është shkencërisht i provuar si një mënyrë e shëndetshme për të trajtuar stresin.
Rekomandohet të tregoheni të kujdesshëm e të vëmendshëm ndaj mënyrës dhe sasisë së të ngrënit. Një mënyrë se si të bëni këtë është që të mbushni frigoriferin dhe kuzhinën me ushqime të shëndetshme e jo të përpunuara./AgroWeb

Continue Reading

Shëndeti

Bajamet ndihmojnë të humbni peshë

Published

on

Bajamet përmbajnë disa lëndë ushqyese që trupi juaj i tret. Trupi nuk i absorbon rreth 10-15% të kalorive që gjenden në bajame. Përveç kësaj, disa prova thonë se bajamet mund të nxisin metabolizmin tuaj.

Falë përbërësve që përmbajnë për ngopjen, bajamet janë një ushqim i mrekullueshëm për të humbur peshë. Këtë e mbështesin disa hulumtime.

Në një studim, një dietë me 84 gramë bajame është për 62% më efektive në krahasim me një dietë me karbohidrate.

Një studim tjetër në 100 femra mbipeshë zbuloi se ata që konsumonin bajame humbën më shumë peshë sesa ato në një dietë pa bajame.

Ata gjithashtu treguan përmirësime në perimetrin e belit dhe shënjuesit e tjerë të shëndetit.

Pavarësisht se përmbajnë shumë yndyrë, bajamet patjetër që janë një ushqim i lehtë për humbje peshe.

Continue Reading

Shëndeti

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak?

Published

on

Djathi është i pasur me yndyrna e kjo mund t’a bëjë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat për shumë kohë tashmë janë cilësuar si jo shumë të dobishme për trupin.

Megjithëse si një nën produkt i qumështit edhe djathi është një probiotik i shkëlqyer i pasur me shumë minerale. Këshillohet për paradiabetikët që kanë nivel të ulët yndyrnash në trup.

Ekspertët sugjerojnë se ngrënia e një sasie djathi në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular apo diabetin.

Gjatë studimit u vu re se enzima të djathit dhe produkteve të bulmetit ndihmonin në prodhimin e fosfolipideve, ndihmon në stabilizimin e nivelit të insulinës. Megjithëse rekomandohet konsumimi i djathrave me pak yndyrë në këtë rast nuk ka rëndësi lloji i tij.

Zgjidhni djathin që preferoni e do përfitoni vlerat minerale që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit, personat që konsumuan sasi të vogël djathi çdo ditë patën rrisk më të vogël përsa i’u përket sëmundjeve të zemrës.

Të dhënat për këtë studim që u morën për një periudhë 10 vjeçare treguan për rëndësinë e këtij ushqimi.

Sa duhet të konsumoni?

Ekspertët rekomandojnë rreth 40 gramë djathë në ditë, por tregohuni të kujdesshëm ta konsumoni të freskët, djathi është i pasur në probiotikë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Çelësi për një jetesë të shëndetshme është ngrënia e e pastër.

Edhe në rastin e kosumimit të djathit mund të zgjidhni ta hani si çdo ushqim tjetër të kombinuar me shumë perime. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

5 ushqime që i hani çdo ditë, por ndikojnë në energjinë tënde

Published

on

Shpesh ushqimet që mendojmë se janë të padëmshme apo të shëndetshme, mund të na japin më tepër lodhje sesa energji. Zgjedhjet e përditshme të ushqimit ndikojnë direkt në nivelin e energjisë dhe ndjesinë e përgjithshme të mirëqenies.

Ja pesë ushqime që ndoshta i konsumon çdo ditë, por që në fakt të ulin energjinë:

Bukë e bardhë: Edhe pse mund të duket si zgjedhje e shpejtë dhe praktike, ajo është e pasur me karbohidrate të përpunuara që çojnë në rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak, pasuar nga një rënie e shpejtë. Kjo rënie të lë të lodhur dhe pa energji gjatë ditës.

Sheqeri i fshehur në pijet e ëmbla: Lëngjet e frutave të përpunuara, pijet me gaz e çaji i ëmbëlsuar përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar. Konsumimi shkakton rritje të përkohshme të energjisë, por ajo bie shpejt, duke lënë ndjenjën e lodhjes dhe plogështisë.

Drithërat e përpunuara: Shumë drithëra që shiten si “të shëndetshme” përmbajnë sasi të larta sheqeri e janë të varfra në fibra. Ato rrisin nivelin e sheqerit në gjak, por nuk ofrojnë ndjenjën e ngopjes apo energji të qëndrueshme, duke shkaktuar lodhje pas një kohe të shkurtër.

Kosi me fruta: Edhe pse kosi në vetvete është burim i mirë i proteinave dhe probiotikëve, versionet e gatshme me fruta të përpunuara përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar. Kjo ndikon në energjinë gjatë ditës, duke shkaktuar rritje dhe rënie të shpejtë të energjisë.

Patatet e skuqura dhe snacks-et e kripura: Patatet e skuqura dhe snacks-et tjera të kripura që mund t’i konsumoni për një darkë të shpejtë përmbajnë yndyra të përpunuara dhe karbohidrate që ngadalësojnë tretjen dhe krijojnë ndjesinë e lodhjes pas konsumimit. Ato ofrojnë pak vlera ushqyese dhe kanë një efekt të shpejtë negativ në nivelet e energjisë. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Fibrat zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundja e mishit të dhëmbëve

Published

on

Ushqimi i pasur me fibra ofron shumë dobi për organizmin. Nxit punën optimale të traktit tretës, ulë kolesterinën, ruan zemrën, redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të zorrëve dhe mban nën kontroll nivelin e sheqerit.

Shkencëtarët kanë përcjellë 630 persona për 15 vite, ndërsa shëndetin e zgavrës së tyre të gojës e kanë kontrolluar çdo tre vjet.

Para çdo kontrolli, të anketuarit kanë plotësuar pyetësor me detajet për konsumimin e ushqimeve të pasura me fibra që përmbajnë më shumë se 2.5 gramë fibra për porcion (banane, mollë, portokaj, boronica, brokoli, lakër, patate, spinaq, kikirik, qull tërshëre).

Efekti më i rëndësishëm pozitiv i fibrave është vënë re te të anketuarit më të vjetër se 65 vjeç, është dëshmuar që çdo shujtë shtesë e pasur me fibra zvogëlon rrezikun nga humbja e dhëmbëve për 30 për qind.

Bananet, mollët dhe kumbullat e thata

Dobitë e fibrave për dhëmbë dhe mishin e dhëmbëve nuk janë konfirmuar te të anketuarit e rinj. Kur për së afërmi kanë analizuar ushqimet, që i kanë konsumuar të anketuarit, kanë përfunduar që në mënyrë mbrojtëse veprojnë bananet, mollët dhe kumbullat e thata.

Ekspertët nuk janë të sigurt sa fibra reduktojnë rrezikun nga sëmundja e mishit të dhëmbëve, veçanërisht të pemëve, por kanë ofruar disa mundësi: ushqimet e pasura me fibra kërkojnë shumë më shumë përtypje se ushqimi tjetër, çka mund të rrisë krijimin e pështymës dhe kështu të largojë bakteret e dëmshme nga goja.

Fibrat e mbajnë sheqerin në kontrolle dhe ulin tensionin, sheqeri i ngritur dhe tensioni i lartë janë faktorë të rrezikut për sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Rrisni konsumimin e ushqimit të pasur me fibra, por vizitoni stomatologun e pastroni dhëmbët me furçë dy herë në ditë. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara