Shëndeti

Stresi, armiku më i madh i shëndetit

Published

on

Stresi ndikon në ritmin e rrahjeve të zemrës. Për shembull, në EKG, rrahjet e zemrës së qetë janë valë butësisht të barabarta. Nga ana tjetër, zemra nën stres lë linja kaotike, disharmonike. Kjo ndikon edhe tek truri, për pasojë, personi më nuk mundet as të mendojë qartë. Por, si të përballemi me stresin?

Trupi nuk e dallon dot stresin “e madh” nga stresi “i vogël”

Pa marrë parasysh rëndësinë psikologjike të tij, çdo stres ndikon dukshëm në trupin tone. E gjitha fillon gradualisht me 1 mijë e 400 reaksione biokimike. Nëse nuk dimë të përballemi mirë me stresin, plakemi shpejt, na dëmtohen aftësitë njohëse, nuk kemi energji të mjaftueshme dhe nuk jemi mjaft aktivë dhe as të kthjellët.

Për shkak të stresit, edhe njerëzit e mençur bëjnë marrëzira

Stresi inhibon punën e një pjese të caktuar të trurit, për pasojë marrim vendime të nxituara. Në të vërtetë, kur jemi koherentë, të kthjellët dhe emocionalisht të qetë, jemi në harmoni dhe mund të marrim vendime të mira, mirëpo situatat stresuese krijojnë disbalancë.

Njerëzit mund të tregohen indiferentë ndaj stresit

Stresi ndikon në aktivitetin fizik, mirëpo mund të jeni mendërisht indiferentë ndaj tij, sepse jeni mësuar me irritimet e përditshme, me presonin dhe problemet. Megjithatë, stresi ndikon tek ju emocionalisht dhe mendërisht, madje edhe nëse ju nuk jeni të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodheni. Aftësia e gjykimit mund të dobësohet. Emocionalisht mund të biem në depresion, apo të reagojmë ashpër ndaj provokimeve.

Mund t’i kontrollojmë reaksionet vetjake ndaj stresit

Para se stresi të na shkaktojë dëme në planin emocional, psikologjik dhe fizik, mund të mësojmë të reagojmë më mirë ndaj stresit, përpara se ai të na përfshijë. Mendoni se në cilat mënyra i kontribuoni krijimit të stresit (mbase duhet të organizoheni më mirë apo duhet të mësoni të komunikoni në mënyrë më të mençur).

Strategjia më e mirë është të përballesh me ngulm me stresin në momentin e duhur
Shumica e njerëzve kanë taktikë krejtësisht të gabuar, gjatë tërë ditës vuajnë nga stresi dhe pastaj në mbrëmje mendojnë të zgjidhin tensionin e grumbulluar me një orë yoga, apo me argëtime “të krisura”. Fatkeqësisht, trupi nuk pret deri në mbrëmje, apo deri në fundjavë, kështu që dëmet të cilat na i ka sjellë stresi janë shkaktuar brenda nesh. Nëse diçka ju shqetëson, merrni menjëherë masa, të cilat ju bëjnë të qetësoheni. Merrni mësim nga njerëzit, të cilët me qëndrimet e tyre përballen më mirë se ju me stresin. Shikoni se ç’bëjnë ata dhe veproni si ata.

Simptomat fizike

Stresi vepron në çdo qelizë të trupit tone. Disa nga simptomat më të shpeshta janë nofullat e tendosura, dhimbja e kokës, vështirësitë, sulm paniku dhe reaksione të ngjashme psikologjike, puna e shpejtë e zemrës, infarkti në tru apo në zemër, aritmia, diabeti, sindroma e zorrëve të irrituara, pengesa në metabolizëm, shtim në peshe, ulje e libidos, tendosje e muskujve, ndërkaq nxit edhe varësi të ndryshme.

Shëndeti

Ju dridhen shpesh duart? Ja kur është koha për vizitë tek mjeku!

Published

on

Mund ta vëreni shpesh që ju ndodhë si fenomen dhe nuk është aspak e këndshme. Në artikullin e mëposhtëm do t’i diskutojmë arsyet se pse mund të keni kohë pas kohe dridhje të duarve qoft në mëngjes, kur po pini kafe apo edhe kur shkruani mesazhe në telefon. Mos u shqetësoni sepse si fillim nuk jeni të vetmit, kjo dridhje e njohur ndryshe si tremor është një nga çrregullimet më të zakonshme të lëvizjes, ku shfaqet tek duart.

Çka e shkakton dridhjen? Duke filluar nga teprimi me kafeinën deri te sëmundjet si Parkinsoni, dridhja e duarve vjen si pasojë e një sërë shkaqesh të fshehta.

Çfarë ndodhë nëse ju dridhen duart?

Një “destabilizim” në duar është normale, e këtë e shkakton tremori fiziologjik dhe këto dridhje normale mund të shkaktohen, por edhe të çrregullohen si pasojë e konsumimit të madh të kafesë, apo kur jeni ekspozuar stresit kronik. Shmangia e shujtave dhe marrja e disa ilaçeve të caktuara mund ta shkaktojë këtë dridhje.

Rreth gjysma e nejçëve në botë së paku kanë nga një anëtar që kohë pas kohe ka ‘sulme’ të tilla, ilaçet mund të ndihmojnë, por një numër i madh i njerëzve nuk i  përdorin dhe ndihen mirë edhe pa to. Në raste të rralla, dridhja mund të jetë shenjë e hershme për sëmundje të Parkinson-it apo sklerozë multiple. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Dalin rezultatet/Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?

Published

on

Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, shumica kalojnë orë të tëra para ekraneve të telefonave, kompjuterëve dhe pajisjeve tjera. Por, sa është shumë? Mjekët dhe ekspertët e shëndetit të syve ngrejnë alarm se përdorimi i tepërt i këtyre pajisjeve mund të ketë pasoja serioze për shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Një nga këshillat kryesore është të bëjmë pauza të shkurtra pas çdo periudhe 20 minutash përdorimi të një ekrani. Ky është njohur si rregulli i “20-20-20”, sugjeron që pas çdo 20 minutash përdorimi të telefonit a kompjuterit, të shikojmë një objekt në distancë prej 20 metra për të paktën 20 sekonda.

Ky veprim ndihmon në reduktimin e lodhjes së syve dhe përmirëson fokusin, specialistët rekomandojnë për të mbajtur balancë të shëndetshme, adoleshentët dhe të rriturit nuk duhet të kalojnë më shumë se 2-3 orë në ditë para ekraneve. Kjo periudhë rritet kur bëhet fjalë për punë të nevojshme për shkollë apo profesion.

Pasojat e shfrytëzimit të tepërt të pjisjeve digjitale

Këto orë të shumta para ekranit mund të shkaktojnë probleme, si lodhje të syve, përkeqësim të vizionit, dhimbje koke dhe probleme të përqendrimit. Qëndrimi i tepërt para ekraneve ndikon negativisht në shëndetin mendor, duke çuar në ankth, stres dhe depresion, sidomos kur përdorimi është i shoqëruar me ngarkesë emocionale si p.sh., rrjetet sociale. Përveç kësaj, mungesa e aktivitetit fizik për shkak të qëndrimit ulur çon në obezitet e probleme me shëndetin kardiovaskular

Si të reduktojmë kohën përpara ekraneve?

Ekspertët sugjerojnë disa mënyra për të reduktuar përdorimin e pajisjeve digjitale dhe për të ruajtur një ekuilibër më të shëndetshëm në jetën tonë:

Vendosni kufizime:Përdorni aplikacione që monitorojnë dhe kufizojnë kohën që kaloni para ekranit.

Pauza aktive: Përdorni pauzat për të bërë aktivitet fizik, si ecje, shtrirje apo ushtrime të thjeshta.

Shpërndarja e kohës: Organizoni ditën me kohë të dedikuar për aktivitete offline, si leximi, kalimi kohë me familjen apo miqtë, dhe ushtrime fizike.

Lidhjet shoqërore jashtë ekranit: Merrni pjesë në aktivitete shoqërore jashtë dhe mundësitë për të marrë frymë fresh. /UBT News/

 

Continue Reading

Shëndeti

Mos e mbani asnjëherë teshtimën tuaj!

Published

on

Tani që jemi në mes të sezonit të ftohtë e të viruseve të ndryshme, duhet të kujdesemi edhe për t’iu shmangur gripit më të keq me të cilin kemi luftuar ndonjëherë, ama situata e pandemisë na ka bërë të frikësohemi nga një teshtimë në publik. Për këtë arsye shpesh mundoheni ta mbani duke mbyllur gojën dhe hundën. Shumica e bëjnë këtë nga mirësjellja dhe respekti. Por, çka nëse vazhdojmë të mbytemi nga teshtitjet tona?

Teshtitja në ambiente të mbyllura me shumë njerëz është arsye e shkëlqyer për t’i mbajtur të gjithë sytë nga ju, por a do të thotë kjo se është mirë ta mbani atë?

Teshtitja është mënyra si sistemi i frymëmarrjes largon irrituesit si poleni, pluhuri ose mikrobet. Sipas Shoqatës Amerikane të Pulmonarëve, dhjetëra mijëra pika kërcejnë nga hunda me shpejtësi deri në 160 km/orë, shumë njerëzve duket se u vjen turp të teshtinin e përmbahen, gjë që mbart rreziqe.

Obstruksioni i rrugëve të frymëmarrjes gjatë teshtitjes mund të rrisë presionin e ushtruar mbi to me 20 herë gjatë teshtitjeve.

Janë disa arsye pse nuk duhet të mbani teshtitjen:

Mbajtja e forcës së teshtitjes çon në ndjenjë të peshës shtesë në gjoks. “Duke shtrydhur diafragmën, muskuli i kraharorit që na ndihmon të marrim frymë ka më shumë gjasa të ndiejë më shumë presion në gjoks dhe madje edhe në brinjë”, tha Jason Abramowitz, një otolaringolog në New Jersey.

Thyerja e daulles është ndërlikim i mundshëm i teshtitjes së moderuar. “Hunda dhe veshët janë të lidhur me tubin Eustachian”, shpjegon doktor Abramowitz, duke shtuar se “rritja e presionit nga mbajtësja e teshtitjes transmetohet në vesh, duke dëmtuar daullen e veshit”.

Mbajtja e teshtitjes drejton përmbajtjen e hundës drejt veshëve, duke rritur shanset për transmetimin e mikrobeve, për rrjedhojë rrezikun e otitit. Rekomandohet që teshtima të mos mbahet. Ndaj kujdesemi të teshtijmë në këndin e brendshëm të bërrylit, përdorni peshqir letre që e hedhim në koshin e plehrave dhe i lajmë duart pas teshtitjes për të shmangur shpërndarjen e pikave. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Kujdes nga djersitja gjatë natës, trupi po përpiqet të ju paralajmëroj diçka!

Published

on

Përvoja e djersitjes gjatë natës është e njohur për shumë gra, veçanërisht ato që i afrohen menopauzës. Këto rritje të papritura të temperaturës gjatë gjumit shoqërohen me djersitje të bollshme të fytyrës dhe pjesës së sipërme të trupit. Ky fenomen mund të ndikojë seriozisht në cilësinë e gjumit dhe të prishë shëndetin e përgjithshëm.

Çfarë janë djersitjet e natës?

Termi “djersitje natën” i referohet rritjes së papritur të temperaturës së trupit gjatë gjumit, të shoqëruar me djersitje të bollshme të fytyrës dhe të pjesës së sipërme të trupit. Këto djersitje mund të zgjasin nga disa deri 10 minuta e pasohen nga ndjesia e të ftohtit pasi temperatura kthehet në nivele normale.

Shkaqet e mundshme të djersitjeve të natës

Ndryshimet hormonale: Djersitjet e gjumit janë gjatë tranzicionit të menopauzës, pasi ndryshimet hormonale ndikojnë në termorregullimin e trupit.

Mjekimi: Disa medikamente, të tilla si antidepresantët dhe neuroleptikët, mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës si efekt anësor.

Faktorët psikologjikë: Ankthi dhe stresi mund të ndikojnë në rregullimin e temperaturës së trupit.

Ndryshimet në gjumë: Ndryshimet e papritura në zakonet e gjumit mund të ndikojnë në shfaqjen e djersitjeve gjatë natës.

Si të menaxhoni djersitjet e natës?

Rregulloni temperaturën e dhomës: Sigurohuni të jetë ideale për të fjetur duke kufizuar numrin e jorganëve në shtrat e zgjedhur rroba të lehta për gjumë.

Shmangni alkoolin dhe ushqimet pikante: Shmangni pirjen e alkoolit para gjumit dhe ushqimet pikante që mund të ndikojnë në termorregullimin e trupit.

Teknikat e relaksimit: Aplikoni teknika si joga ose ushtrime të frymëmarrjes para gjumit për të reduktuar ankthin dhe stresin.

Nëse djersitjet e natës janë të shpeshta ose shkaktojnë shqetësime të rënda, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun, djersitjet e natës mund të ndikojnë seriozisht në cilësinë e jetës tuaj dhe është e rëndësishme të gjeni mënyrën e duhur për t’i menaxhuar ato në mënyrë efektive. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara