Lajmet

Strehimorja e kafshëve pranë Prishtinës, një habitat i përsosur për arinjtë

20 arinjtë që jetojnë në strehimore u konfiskuan nga pronarët privatë ose nga restorantet ku ata shërbenin si atraksione për vizitoret.

Published

on

Arinjtë në strehimoren në Kosovë po përballojnë temperaturat e larta, ndërsa kujdestarët e tyre përpiqen të jenë të qetë, me shpresën se do të shtohen vizitorët pasi kufizimet e COVID-19 po lehtësohen.

Strehimorja, e cila është afër kryeqytetit të Kosovës, regjistroi një rënie prej 70% të numrit të vizitorëve në 2020-tën për shkak të pandemisë.

Një nga kujdestarët, Jeton Hetemaj tha se ata kishin qenë në gjendje të vazhdonin falë mbështetjes së organizatës për mirëqenien e kafshëve Four Paws (Katër Putrat), me seli në Austri.

“Kemi pasur vështirësi si rezultat i situatës që erdhi për shkak të pandemisë. Në një vit normal kemi diku te 50.000 vizitorë, viti i kaluar është mbyllur me diku tek 15.000 vizitorë. Ne jemi mbështetur financiarisht nga organizata Four Paws”, u shpreh Jeton Hetemaj.

20 arinjtë që jetojnë në strehimore u konfiskuan nga pronarët privatë ose nga restorantet ku ata shërbenin si atraksione për vizitoret.

Hetemaj tha se arinjtë ishin mbajtur në hapësira “aq të vogla sa katër ose pesë metra katrorë” por strehimorja ka dhoma shumë më të mëdha, të cilat imitojnë një habitat natyror.

“Kemi 500 mijë metra katratorë për çdonjërin prej tyre, ku kanë edhe qasje në ujë edhe në hapësira të tjera që të mund të jetojnë pak a shumë si në natyrë”, tha Jeton Hetemaj.

Rojtari Arben Bytyci bën me dije se arinjtë ushqehen dy herë në ditë, me një përzierje frutash dhe perimesh dhe marrin mish tri herë në javë

Megjithëse strehimorja është e hapur përsëri për vizitorët, numri i njerëzve që vizitojnë është akoma më i vogël krahasuar me periudhën para pandemisë.

Continue Reading

Lajmet

​Kjo është thirrja e punëtorëve të RTK-së karshi Kurtit

Published

on

By

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) nga sot kanë nisur grevën e përgjithshme dyorëshe për shkak të mosmarrjes së pagave. Përfaqësuesit sindikalë të RTK-së i bëjnë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore dhe të gjejë zgjidhje për t’i siguruar buxhetin RTK-së. Në të kundërtën, ata thanë se do t’i ashpërsojnë masat, mes tjerash edhe bojkotimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, si dhe mos­përcjelljen e aktiviteteve politike.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, Gëzim Bimbashi, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet t’i sigurojë buxhetin RTK-së, pasi ka zgjidhje ligjore për një gjë të tillë. 

Prej sot jemi në grevë dyorëshe. Ne herët kemi hyrë në edicion të lajmeve, në vendin e punës tonë ku punojmë çdo ditë, për me shpreh pakënaqësinë tonë. Po hyjmë në muajin e dytë pa asnjë sinjal nga askush, andaj injorimi i kërkesave tona na ka sjellë deri këtu. Na kanë injoruar kërkesat si sindikatë dhe i kemi bërë thirrje më herët Kuvendit, por u shpërnda Kuvendi. Tash po bëjmë thirrje te qeveria, te kryeministri Kurti. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore dhe të gjejë zgjidhje, pasi ka zgjidhje ligjore. Gjatë kësaj kohe unë kam takuar avokatë dhe njohës të ligjit dhe më janë prezantuar disa nga format që qeveria mund t’i ndërmarrë shumë shpejt dhe nuk bien në kundërshtim me ligjin. Prandaj kjo mbetet në vullnetin e qeverisë dhe kryeministrit Kurti për të gjetur ndonjë zgjidhje”, tha ai.

Në të kundërtën, Bimbashi tha se do t’i ashpërsojnë masat, madje do të bojkotojnë të gjitha aktivitetet politike si dhe fushatën elektorale.

Në fund të kësaj jave do t’ju njoftojmë për masat e tjera. Fillimisht kemi shkuar me grevë dyorëshe dhe nga fundi i javës do të dalim me qëndrime për të vazhduar tutje. Greva nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë çdo ditë. Ne, nëse nuk bëhet një zgjidhje, do të kërkojmë që të pezullohet mbulimi i fushatës elektorale, jo prej qejfit dhe dëshirës”, shtoi Bimbashi.

Në anën tjetër, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se situata e RTK-së është e paprecedent dhe e papranueshme për AGK-në. Duke shprehur përkrahjen ndaj grevës së RTK-së, ai tha se sigurimi i buxhetit për RTK-në është në dorën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Ai bëri thirrje që të ndalohet presioni politik dhe financiar ndaj RTK-së.

Kjo është një situatë e paprecedent dhe e papranueshme për transmetuesin publik. Ne e përkrahim grevën e sotme, përkrahim edhe masat e tjera në të ardhmen që sindikata mund t’i marrë, siç u përmend edhe bojkotimi i fushatës zgjedhore që do të ishte hapi minimal i ngjarjeve politike. Si AGK, që e kemi thënë edhe të kaluarën, ka vetëm një adresë të përgjegjësisë që është Qeveria e Kosovës. Gjithçka është në dorën e kryeministrit Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati. Tashmë kanë edhe një përparësi për të ndërmarrë hapa pasi nuk janë ligjërisht deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë vetëm kryeministër në detyrë dhe ministër në detyrë. Një argument më shumë për të marrë një vendim dhe për të ndarë buxhetin për tre muaj”, theksoi ai.

Sindikatat paralajmërojnë se greva do të vazhdojë deri në alokimin e buxhetit për RTK-në dhe, përveç grevës, do të organizojnë edhe protestë para Qeverisë dhe Kuvendit ditët në vijim. Në mungesë të pagave dhe zgjidhjes institucionale, sipas tyre rrezikohet funksionimi i programeve dhe misioni publik i transmetuesit të vetëm në vend.

Continue Reading

Lajmet

​AKP zbulon kërkesat për blerje direkte të aseteve, ja çfarë përfshin lista

Published

on

By

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), në kuadër të angazhimeve për rritjen e transparencës dhe efikasitetit, ka publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare listën e kërkesave për blerje direkte të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore. Lista është përgatitur nga Divizioni i Shitjeve Direkte i AKP-së dhe përfshin të gjitha kërkesat e evidentuara ndër vite.

Sipas AKP-së, aktualisht figurojnë 1,116 kërkesa të pashqyrtuara, të renditura sipas datës së dorëzimit dhe që mbulojnë periudhën nga viti 2015 e deri më sot. Këto kërkesa nuk janë trajtuar ende për shkak të rrethanave të ndryshme ligjore dhe teknike, si masat e përkohshme të vendosura nga gjykatat, çështjet kadastrale, mospërputhjet ndërmjet gjendjes grafike dhe asaj tekstuale, rastet e aseteve të përfshira në proceset e shpronësimit nga Qeveria, si dhe situata të tjera që kërkojnë verifikim të detajuar para vendimit përfundimtar.

AKP thekson se publikimi i kësaj liste është pjesë e përkushtimit për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies ndaj palëve të interesit dhe publikut, duke synuar administrimin sa më të përgjegjshëm të aseteve shoqërore dhe rritjen e vlerës së tyre.

Lista do të azhurnohet në mënyrë të rregullt, ndërkohë që palët e interesuara ftohen që të dërgojnë vërejtjet e tyre me shkrim nëse konstatojnë pasaktësi në të dhënat e publikuara. Këto mund të dorëzohen fizikisht në AKP ose përmes email-it zyrtar: [email protected]./KP

Continue Reading

Lajmet

“Pa paga s’ka punë”, punëtorët e RTK-së që 24 ditë pa paga, futen në grevë dy orëshe

Published

on

By

Greva është zëri ynë”, “Pa paga s’ka punë”, “Rrogën tonë e kërkojmë”, janë disa nga pankartat të cilat punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) po i mbajnë në duar teksa paralajmëruan se nga sot janë futur në grevën e përgjithshme.

Punëtorët e RTK-së janë futur në ditën e 24 të muajit nëntor dhe ende nuk kanë marrë pagat e tyre. Ata që nga fillimi i muajit kanë kërkuar nga Qeveria që të bëhet një zgjidhje, por kjo ende nuk ka ndodhur, e të njëjtit iu ishin drejtuar të gjitha institucioneve të vendit, por edhe këtu pa ndonjë rezultat.

Ata kanë paralajmëruar se greva e filluar nga ora 11:00 do të vazhdojë deri në ora 13:00./EO

Continue Reading

Lajmet

Fillojnë afatet për aplikim online të subjekteve politike për certifikim

Published

on

By

Ka filluar afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati do të përfundojë me 30 nëntor.

Kjo periudhë do të zhvillohet në dy afate të ndryshme:

I.    Afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, i cili ka filluar më 24 nëntor, do të përfundojë më 30 nëntor 2025; dhe

II.   Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike, i cili ka filluar më 24 nëntor, do të përfundojë më 7 dhjetor 2025.

Me qëllim të lehtësimit të procesit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike, e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online për certifikim dhe të listës së kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Të gjitha partive politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës, KQZ, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) iu ka krijuar dhe dërguar ‘userët’, përmes të cilëve mund të qasen në platformë dhe të ngarkojnë aplikimin e tyre.

Gjithashtu, KQZ, përmes Zyrës, do të krijojë ‘userët’ edhe për të gjitha subjektet politike (koalicionet, iniciativat dhe kandidatët e pavarur) që kërkojnë të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje./EO

 

Continue Reading

Të kërkuara