Kulturë

​Strategjia për kulturë, Rama: Prishtina duhet të njihet botërisht si kryeqytet i artit

Ai vlerësoi edhe rolin e Maniftestës për të cilën tha se ka ndihmuar që komuniteti i kryeqytetit të njihet në nivel botëror.

Published

on

Komuna e Prishtinës ka mbajtur sot një tryezë në lidhje me përpilimin e Strategjisë së Artit dhe Kulturës për kryeqytetin. Në fjalën e tij, kryetari i komunës, Përparim Rama, tha se kjo strategji përfshin vitet 2025-2030, teksa tha se e njejtë vie në kohën e duhur për shkak se synohet që kryeqyteti duhet të shndërrohet në qendër të artit e të kulturës.

“Së bashku po fillojmë për të krijuar këtë konceptin pra për udhërrëfimin e ri, për kulturën në Prishtinë. Një strategji e cila mendohet të shtrihet prej vitit 2025 deri në vitin 2030, pra një strategji 5-vjecare. Kjo strategji vie në kohën e duhur për kryeqytetin, për transformimin e kryeqytetit në një qendër të artit, në një qendër të kulturës, në një qendër e cila ka shpirt unik e që është prej kudo tjetër, jo vetëm në rajon por kurdo tjetër në botë”, tha Rama.

Duke vlerësuar rolin e kulturës, Rama tha se ajo është zemra e shoqërisë e cila na lidhë me të kaluarën dhe se Prishtina duhet të njihet në botë si kryeqytet i artit dhe kulturës. Ai vlerësoi edhe rolin e Maniftestës për të cilën tha se ka ndihmuar që komuniteti i kryeqytetit të njihet në nivel botëror.

“Nëpërmjet platformës që ka krijuar Manifesta i ka mundësuar komunitetit tonë që të katapultohet në nivelin botëror të artit dhe të kulturës dhe pikërisht kjo na ta treguar që fokusi ynë si kryeqytet është arti, është kultura. Kryeqyteti Prishtina duhet të jetë dhe duhet të njihet botërisht si kryeqytet i artit dhe kulturës. Të kujtojmë se kultura është zemra e një shoqërie edhe ajo na lidhë po ashtu me të kaluarën, na orienton në të tashmën, na ndriçon në rrugën për të cilën e kemi drejt të ardhmës dhe me këtë strategji synojmë ta bëjmë të rrahë më fortë se kurrë më parë”, tha Rama.

Lifestyle

Ngrohja u’a merr jetën bimëve? Fajtori i vërtetë nuk është nxehtësia

Published

on

Në dimër, shumë bimë të brendshme – si orkidet, fikusi, fernet, anturiumi apo monstera – fillojnë të duken më keq.

Arsyeja kryesore nuk është temperatura, por ajri i thatë i shkaktuar nga ngrohja qendrore, radiatorët apo oxhakët. Lagështia e ulët i than gjethet, i dobëson dhe mund t’i çojë drejt tharjes, veçanërisht ato me gjethe të holla.

Specialistja Kira Kay nga Bloom and Wild thekson se vendosja e bimëve pranë burimeve të nxehtësisë mund të jetë fatale.

Përmirësimi i kushteve është i thjeshtë: largoni vazon nga nxehtësia, grupojini bimët, vendosni ujë pranë tyre, spërkatni gjethet ose përdorni një lagështues.

Nëse bima nis të dëmtohet, hiqni pjesët e thata dhe vendoseni në një vend më të freskët e me kushte më të qëndrueshme. Me pak kujdes, shumica rikuperohen. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Sipërfaqet dhe objektet që nuk duhet t’i pastroni kurrë me uthull

Published

on

Uthulla është një pastrues i njohur shtëpiak, i cili përdoret për të hequr gëlqeren, yndyrën dhe papastërtitë.

Megjithatë, disa sipërfaqe mund të dëmtohen nga përdorimi i saj.

Sipërfaqe prej guri

Uthulla mund të dëmtojë gurin natyror si graniti ose mermeri, duke hequr shkëlqimin dhe shtresën mbrojtëse. Përdorni sapun të butë dhe ujë ose detergjentë me pH neutral për pastrim.

Makinat për larjen e enëve

Edhe pse uthulla ndihmon për heqjen e gëlqeres, dëmton guarnicionet dhe nyjet e gomës. Për këtë, preferoni sodën e bukës ose produktet e rekomanduara nga prodhuesi.

Lavatriçet

Përdorimi i rregullt i uthullës mund të dëmtojë guarnicionet prej gome. Një alternativë është cikël larjeje bosh me sodë buke dhe ujë të nxehtë një herë në muaj.

Pajisjet me çelik inox

Uthulla mund të heqë shtresën mbrojtëse e shkakton njolla ose ndryshk. Pastrojini me ujë të ngrohtë, detergjent të butë dhe leckë të butë.

Dyshemet dhe mobiljet prej druri

Uthulla mund ta thajë drurin, të heqë shtresën mbrojtëse dhe ta bëjë dyshemenë të pa shkëlqim. Përdorni produkte të dedikuara për dru dhe një leckë të shtrydhur mirë.

Kolltuqet dhe sediljet prej lëkure

Uthulla largon vajrat natyralë nga lëkura, duke shkaktuar tharje dhe çarje. Përdorni produkte speciale për pastrimin dhe kujdesin e lëkurës.

Edhe pse uthulla është efektive për gëlqere dhe yndyrë,  nuk është një pastrues universale. Duke zgjedhur produktet e duhura dhe duke pastruar sipërfaqet me kujdes, mund të ruani jetëgjatësinë e pajisjeve dhe mobiljeve tuaja. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Mjekra e dyfishtë, zgjidhje praktike për fytyrë më të bukur

Published

on

Një mjekër e dyfishtë është akumulim i dhjamit nën zonën e nofullës së poshtme, që mund t’i japë fytyrës një pamje jo të shëndetshme dhe të deformojë proporcionet e saj.

Lajmi i mirë është se kjo gjendje mund të përmirësohet. Masazhet, ushtrimet fizike, si dhe procedurat në shtëpi apo në sallon mund të ndihmojnë në reduktimin e saj.

Edhe të rinjtë mund të zhvillojnë një mjekër të dyfishtë, dhe më poshtë do të mësoni pse ndodh dhe si ta luftoni këtë problem estetik.

Në fund të artikullit, do të gjeni edhe një bonus praktike, që mund të ndihmojë në fshehjen e mjekrës së dyfishtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Kultura dhe tradita në Pogradeci rikthen varietetet autoktone të rrushit

Published

on

Pogradeci po ringjall varietetet autoktone të rrushit si Muskat Kanell, Gëms dhe veçanërisht Serina e Bardhë, falë projektit Typic-al, i financuar nga Qeveria Italiane përmes Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), dhe i zbatuar nga CIHEAM Bari në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, deklaroi se projekti nuk është i kufizuar vetëm në identifikimin dhe ruajtjen e varieteteve tradicionale të rrushit, por përfshin edhe financimin për blerjen e makinerive bujqësore moderne dhe pajisjeve teknologjike.

Kjo i mundëson fermerëve të punojnë me mjete më efikase dhe sipas standardeve europiane.

Projekti mbështeti krijimin e një strukture bashkëpunimi midis fermerëve përmes shoqërive bujqësore, duke ndihmuar në uljen e kostove të prodhimit, ndarjen e teknologjisë së avancuar, përfitimin nga trajnimet profesionale të ofruara nga ekspertët e CIHEAM Bari dhe MBZHR.

Përfitimet për komunitetin rural janë të dukshme: rritje e prodhimit të rrushit autokton, rikthim i kultivimit të varieteteve të rralla, akses më i mirë në treg, rritje e të ardhurave dhe krijim i mundësive të reja për punësim në sektorin bujqësor dhe atë të agro-përpunimit.

Ky projekt përfaqëson një shembull të bashkëpunimit të suksesshëm midis institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Bashkëpunimi me Italinë, CIHEAM Bari dhe Ministrinë e Bujqësisë riafirmon përkushtimin për të mbështetur fermerët e Pogradecit, për të ruajtur biodiversitetin dhe për të zhvilluar një bujqësi më të qëndrueshme dhe konkurruese.

Krijimi i SHBB Grabovicë dhe bashkimi i fermerëve konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të prodhuesve lokalë.

Përfaqësuesit e projektit theksuan se vetëm përmes bashkëpunimit, fermerët mund të përfitojnë më shumë nga programet e BE-së dhe projektet e mbështetura nga qeveria shqiptare. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara