Lajmet

Stoltenberg sërish u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për shtensionim të situatës në veri

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj.

Published

on

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sërish u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të situatës në veri. Ai u ka kërkuar të rikthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Situata në Kosovë, tregon nevojën për bashkëpunimin e BE-së me NATO-n. NATO fuqishëm mbështet përpjekjet diplomatike përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, me forcat tona ushtarake në terren dhe kemi shtuar prezencën tonë atje. U bëjmë thirrje palëve për shtensionim, të përmbahen nga veprimet që mund rrisin tensionet edhe më tej, dhe të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka thënë Stoltenberg.

Ndryshe, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash, që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por për mbajtjen e tyre ai ka thënë se nevojitet shtet ligjor.

Lajmet

Çitaku akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës: PDK vazhdimisht e gatshme për zgjidhje

Published

on

By

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ndërprerjes për herë të 40-të të seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryesuesin Avni Dehari për shkelje të Kushtetutës.

Fatkeqësisht edhe sot, me vetëdije të plotë, po e shkelin Kushtetutën”, tha ajo para mediave. Çitaku theksoi se PDK është gjithmonë e gatshme për zgjidhje dhe i bëri thirrje LVV-së që të reflektojë dhe të kthehet në sallë për ta vazhduar punën.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi: Nesër do të jem në takim te presidentja

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e nesërme me parti politike, të thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani.

Kam pranuar ftesë. Nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi që e kemi pasur gjithmonë. Ne ka dy- tre muaj që po mundohemi që të gjejmë zgjidhje për të ofruar kompromise për të dalë nga kjo situatë.

Nesër do të jem te presidentja. Ne kemi pasur kërkesë qysh herët që presidentja të involvohet”, tha Krasniqi.

Continue Reading

Lajmet

Kadrijaj: Qasja e Albin Kurtit po e thellon krizën politike

Published

on

By

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se qasja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është duke e thelluar krizën politike dhe nuk do ta çojë vendin drejt zgjidhjes.

Para nisjes së seancës së 40-të konstituive të Kuvendit, ajo theksoi se partia e saj ka qenë e gatshme të ndihmojë në zhbllokimin e situatës.

Nuk do përfundojë fare me këtë qasje që ka z. Kurti. Ne e kemi pasur një takim dhe kemi qëndruar në takim dy orë. I kemi ofruar si parti alternativat tona për zhbllokim të situatës, duke ofruar votat pa asgjë, vetëm që të zhbllokohet kjo situatë dhe të vazhdojmë”, tha Kadrijaj.

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: Shkojmë kudo që marrim ftesë

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që ai drejton do të marrë pjesë në çdo takim ku ftohet.

Ne shkojmë kudo ku marrim ftesë. Është pozitive që Presidentja po i mbledh liderët, dhe po ashtu është e rëndësishme që të kemi një qëndrim të përbashkët për çështjet me interes shtetëror,” u shpreh Abdixhiku.

Continue Reading

Të kërkuara