Lajmet

Stoltenberg pas takimit me Osmanin: Të shmanget përshkallëzimi i mëtejmë

Ai ka thënë se palët duhet të veprojnë në përputhje me angazhimet e tyre.

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se e mirëpret njoftimin për takimin e radhës të nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Ai ka thënë se palët duhet të veprojnë në përputhje me angazhimet e tyre.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në selinë e NATO-s në Bruksel, shefi i aleancës ka thënë se mirëpresin hapat e ndërmarrë kohët e fundit për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

“Mirëpresim hapat e ndërmarrë kohëve të fundit për të ulur tensionet, duke përfshirë zvogëlimin e numrit të policisë speciale në veri dhe planet për të lehtësuar zgjedhjet e reja komunale. Kjo është thelbësore për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. U bëj thirrje të gjitha palët të shmangin retorikën nxitëse dhe të veprojnë me përmbajtje dhe në përputhje me zotimet e tyre. NATO mbështet fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. E mirëpres njoftimin për një tjetër takim të nivelit të lartë dialogues javën e ardhshme. Kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Kjo kërkon durim, këmbëngulje dhe kompromis. Është gjithashtu një mundësi për Kosovën që të demonstrojë se është akter i përgjegjshëm që punon në mënyrë konstruktive”, ka thënë ai.

Lajmet

Gjykata e Beogradit ia cakton 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit

Published

on

By

Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shtetasin shqiptar, Lulzim Halili, i arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra larg kryeqytetit serb.

Sipas mediave në Serbi, Halili dyshohet për përfshirje në “organizim dhe nxitje të kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”. Pas arrestimit, ai është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të Svilajnacit.

Nga ana tjetër, autoritetet kosovare shprehen se nuk janë informuar zyrtarisht për zhvillimet rreth këtij rasti. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bëri të ditur se, deri më tani, nuk ka marrë informacione nga pala serbe në lidhje me arrestimin dhe akuzat ndaj Halilit.

Sapo të konfirmohet nëse Halili do t’i nënshtrohej masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes” thuhet në një njoftim nga MPJD.

Rasti ka ngjallur shqetësime lidhur me të drejtat e të arrestuarit dhe transparencën e autoriteteve serbe në raport me institucionet kosovare.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Falënderim bashkatdhetarëve për çdo përkrahje që kanë dhënë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohje për bashkatdhetarët, duke vlerësuar kontributin e tyre të vazhdueshëm për vendin.

Në një postim në Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e pritjes tradicionale që organizohet në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, e cila u kushtohet mërgimtarëve që rikthehen në vendlindje gjatë verës.

Pritja e përvitshme që e organizojmë për bashkatdhetarët tanë në Ballkonin e Hapur të Qeverisë është një falënderim i yni për ta, për çdo përkrahje që kanë dhënë, për çdo projekt që kanë mbështetur, për çdo zë që kanë ngritur në mbrojtje e afirmim të Kosovës dhe për gjithçka që vazhdojnë të bëjnë,” shkroi Kurti.

Ai vlerësoi se mërgata mbetet një faktor i rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e vendit, duke theksuar rolin e tyre si ambasadorë të Kosovës në botë.

Continue Reading

Lajmet

Këshilli Prokurorial shtyn testin kualifikues për prokurorë të rinj, për shkak të temperaturave të larta

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes Komisionit për Rekrutim, njofton opinionin publik dhe kandidatët e interesuar se Testi Kualifikues për prokurorë të rinj, i paraparë të mbahej më 26 korrik 2025, është shtyrë për një datë tjetër.

Sipas njoftimit, vendimi për shtyrjen e testit është marrë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve, në përputhje me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 102/VII/2025 të datës 22 korrik 2025, që përcakton masa mbrojtëse për ekspozim në temperatura të larta.

Testi Kualifikues do të mbahet më 30 gusht 2025, ndërsa vendi dhe koha e mbajtjes mbeten të njëjta”, tha KPK-ja.

Këshilli Prokurorial i Kosovës i siguroi kandidatët se do të vazhdojë të veprojë në përputhje me parimet e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.

Continue Reading

Lajmet

​Asllani bëhet ‘problem’ për Interin

Published

on

Sipas Corriere dello Sport, klubi zikaltër i ka kërkuar mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani që të largohet gjatë kësaj vere, por refuzimi i tij për të pranuar transferimin po shqetëson drejtuesit.

Asllani iu bashkua Interit në verën e vitit 2022 nga Empoli dhe ka kaluar tashmë tre sezone në San Siro, por pa arritur asnjëherë të konsolidohet si titullar. Pavarësisht potencialit të treguar, ai ka mbetur gjithmonë një alternativë në mesfushë, në një skuadër të mbushur me konkurrencë të fortë.

Sipas raportimit, trajneri i ri Chivu i ka komunikuar personalisht lojtarit se nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm, dhe se nuk e sheh me rol të rëndësishëm në mesin e fushës. Interi beson se, në moshën 23-vjeçare dhe me përvojë në një klub të madh, Asllani ka të gjitha mundësitë për të rifilluar karrierën në një skuadër tjetër.

Megjithatë, përgjigjja e futbollistit ka qenë negative. Ai nuk ka treguar entuziazëm për një largim dhe, mbi të gjitha, nuk dëshiron të transferohet jashtë Serie A, duke refuzuar për shembull interesin konkret nga Real Betis, finalist në Conference League.

Ky qëndrim i Asllanit ka filluar të krijojë tension te Interi, që synon ta shesë lojtarin dhe të përfitojë nga kartoni i tij për të financuar afrime të reja gjatë merkatos. Klubi kërkon që lojtari të pranojë realitetin e situatës dhe të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje të favorshme për të gjitha palët.

Për momentin, e ardhmja e Asllanit mbetet e pasigurt, por duket e qartë se ditët e tij në Milano janë të numëruara nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim drastik në qëndrimin e tij apo në planet e Interit.

Continue Reading

Të kërkuara