Lajmet

Stoltenberg: NATO do t’i përgjigjet propozimit të Rusisë këtë javë

“Aktualisht jemi duke finalizuar propozimet tona, tekstin e shkruar”, tha ai mes tjerash.

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se këtë javë do t’i përgjigjet me shkrim propozimit të dërguar nga Rusia muajin e kaluar në lidhje me marrëveshjen me NATO-n.

Duke folur për CNN, Stoltenberg tha se pas mesazheve, nga Kremlini presin një përgjigje lidhur me propozimin e tyre, duke shtuar se ata do të dërgojnë një përgjigje me shkrim nga NATO këtë javë, raporton atsh.

“Aktualisht jemi duke finalizuar propozimet tona, tekstin e shkruar. Do t’ua dërgojmë këtë javë. Do ta bëjmë paralelisht me ShBA-në, sepse ShBA-ja ka marrë një propozim disa javë më parë. Edhe ne kemi marrë një draft të ngjashëm. Në thelb do të themi se jemi gati të ulemi dhe të flasim”, tha Stoltenberg.

NATO është e gatshme të diskutojë kontrollin e armëve, çarmatimin, transparencën e aktiviteteve ushtarake, mekanizmin e reduktimit të rrezikut dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë evropiane, tha njeriu i parë i aleancës.

“Jemi të gatshëm të dëgjojmë shqetësimet e Rusisë”, tha Stoltenberg, duke theksuar se ende ka hapësirë për një rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës Ukrainë-Rusi.

Ai theksoi se Rusia duhet të ulë tensionet dhe të jetë e gatshme të takohet me NATO-n në mirëbesim.

“NATO nuk do të vendosë njësi luftarake në Ukrainë. Por ne duhet të sigurohemi që jemi gati dhe se nuk ka mosmarrëveshje për angazhimin tonë për mbrojtjen e të gjithë aleatëve, veçanërisht në lindje të aleancës”, tha Stoltenberg.

Lajmet

Viktor Orban uron Ramën për fitoren: Mezi pres t’ju shoh të premten

Published

on

By

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitimin e mandatit të katërt të qeverisjes në Shqipëri.

Me anë të një postimi në X Orban shprehet se mezi pret takimin që do të mbahet të premten në Tiranë, ndërsa shton se ky takim i liderëve të Europës, mund të jetë një Samit historik i EPC.

Urime Kryeministrit për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”,-shkruan Orban.

Kryeministri Edi Rama do të qeverisë vendin edhe për katër vite të ardhshme. Partia Socialiste fitoi bindshëm në zgjedhjet e 11 majit, duke shënuar fitoren më të madhe ndonjëherë që pas  vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

PS ka arritur të sigurojë e vetme 83 mandate, ndërkohë që ende vijon të numërohet vota e diasporës.

Continue Reading

Lajmet

Rama reagon për herë të parë për fitoren: Ju falenderoj përgjunjësisht

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, që i ka siguruar edhe mandatin e katërt të qeverisjes.

Në një postim në rrjete sociale, kryesocialisti shpreh mirënjohjen për besimin që i dhanë sërish qytetarët, ndërsa paralajmëron edhe fjalimin e fitores që do të mbajë në orën 19:00 në sheshin Skënderbej.

“Mirëmëngjes dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Continue Reading

Lajmet

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

Published

on

By

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën.

Gjatë pasdites, ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Costa e viziton Kosovën në një kohë kur ligjvënësit kosovarë nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt, edhe pas 15 përpjekjeve. Qeveria e Albin Kurtit është ende në detyrë, deri në formimin e një qeverie të re pas konstituimit të Kuvendit.

Po ashtu, kjo vizitë zhvillohet në një kohë kur liderët kosovarë po shtojnë thirrjet drejtuar Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura pas tensioneve në veri të vendit. Këto masa mbeten ende në fuqi, me arsyetimin se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në komunat me shumicë serbe.

Costa një ditë më parë qëndroi në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Gjatë një konference për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Costa theksoi se dialogu me Kosovën është kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe shtoi se është po aq i rëndësishëm edhe qëndrimi i qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Për sa i përket vizitës së Vuçiqit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiq ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.

Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër“, tha Costa.

Në Sarajevë, ai shprehu shqetësim për, siç i quajti, “veprimet ndarëse të Republikës Sërpska”, duke i cilësuar ato si kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Bosnjë e Hercegovinës.

Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Liderët e BE-së zgjodhën portugezin Antonio Costa si president të Këshillit Evropian, detyrë të cilën e mori më 1 dhjetor 2024./REL/

Continue Reading

Lajmet

Sali Berisha paralajmëron protestë më 16 maj

Published

on

By

Kryedemokrati i Shqipërisë, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë pas rezultatit të zgjedhjeve.

Tubimi do të mbahet në datë 16 në bulevardin “Zogu i Parë”, pikërisht në ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Thirrja ime për të gjithë komisionerët të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur për ata që kanë votuar për opozitën në dëshmi të terrorit, të mbajnë çdo parregullsi.

Libri i zi shkruhet me datën 16 ora 17:00 në bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin kombëtar të përbindëshit elektoral Edi Rama”, tha Berisha.

Continue Reading

Të kërkuara