Lajmet

Stikat ndihmojnë me gjumin – sa duhet të konsumoni çdo natë?

Një nga burimet më të mëdha të melatoninës natyrale janë pikërisht stikat e vogla me ngjyrën karakteristike jeshile.

Published

on

Gjumi është një ndër proceset më të rëndësishëm të jetës e të përditshmërisë. Prandaj po kaq e rëndësishme është edhe cilësia e tij përgjatë gjithë jetës.

Ekspertët këshillojnë shpesh që të keni kujdes me gjumin pasi është një nga faktorët kryesorë të shëndetit të mirë.

Mungesa e tij lidhet ngushtë me shtimin në peshë dhe obezitetin si tek të rriturit ashtu edhe fëmijët.

Një gjumë i keq ndikon gjithashtu edhe nivelin e horomoneve në trup, memorien dhe shëndetin tuaj kardiovaskular.

Si mund të flini më mirë?

Përveçse të mbani larg stresin e të keni një krevat të rehatshëm, çfarë mund t’ju ndihmojë në këtë proces janë ushqimet.

Në veçanti ato që janë të pasura me melatoninë siç janë edhe stikat për të cilat do të flasim në këtë artikull.

Melatonina njihet ndryshe si hormoni i gjumit dhe vepron drejtpërdrejt në qetësimin e sistemin nervor dhe muskujve tuaj, duke rritur kështu cilësinë e gjumit.

Një nga burimet më të mëdha të melatoninës natyrale janë pikërisht stikat e vogla me ngjyrën karakteristike jeshile.

Sipas një studimi të vitit 2014 mbi pagjumësinë të publikuar në revistën Nutrients, në vetëm 100 gramë stika të qëruara gjenden rreth 23 mg melatoninë.

Kjo shifër është shumë domethënëse përsa i përket krijimit të një regjimi të mirë gjumi nëpërmjet metodave natyrale siç është ushqimi.

Pra stikat mund t’i rendisim si një nga alternativat më të mira për gjumë të qetë.

Mjafton të konsumoni një grusht me to pak kohë para se të flini.

Si të zgjidhni të duhurat?

Në mënyrë që të favorizoni gjithnjë shëndetin e mirë bëni kujdes me frutat e thata që zgjidhni.

Stikat e pjekura zakonisht janë shumë të kriposura, prandaj është e rëndësishme të shikoni mirë paketimet që blini.

Kjo pasi kripa nuk njihet si aleate e mire e shëndetit dhe gjumit.

AgroWeb ju sugjeron të povoni stikat Seeberger të cilat vijnë n137 vendin tone nga Gjermania dhe janë të shëndetshme e natyrale.

Këto stika përmbajnë vetëm 0,02 gramë kripë dhe 52 gr yndyrna të shëndetshme.

Kjo pasi trajtohen në mënyrë natyrale që nga procesi i mbledhjes direkte nga pema në vendet e ngrohta deri tek pjekja e paketimi i plotë.

Këto paktime përmbajnë 100 gramë me stika secila të cilat mund t’ju zgjasin përgjatë ditëve në mënyrë që të kryeni regjimin tuaj të shëndetshëm ushqimor.

Çfarë i bën të veçanta frutat e thata Seeberger është cilësia e produkteve dhe metodat organike me të cilat ato trajtohen./AgroWeb.org

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara