Lajmet nga UBT

Stafi i UBT-së, pjesë e programit të ekselencës për shkencën në Technical University of Sofia në Bullgari

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Prof. Besnik Qehaja, kanë nisur zyrtarisht angazhimin e tyre si Senior Research Fellow në Technical University of Sofia, Bullgari, duke hapur një kapitull të ri për shkencën dhe kërkimin ndërkombëtar. Ky angazhim është pjesë e një programi të avancuar për shkencën, që synon të forcësojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të kontribuoni në zhvillimin e hulumtimeve inovative.

UBT vazhdon të konsolidojë pozitat e tij si një lider në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit ndërkombëtar. Ky hap përfaqëson një arritje të rëndësishme në rrugën e ndërkombëtarizimit të shkencës dhe forcimit të lidhjeve akademike globale.

Në gjashtëmujorshin e ardhshëm, Prof. Hajrizi dhe Prof. Qehaja do të angazhohen në një projekt hulumtues të avancuar, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë dhe akademikë të Technical University of Sofia. Projekti do të fokusohet në studime dhe analiza të reja në fushën e energjisë, duke u përqendruar veçanërisht në zhvillimin e rrjeteve inteligjente energjetike dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në këtë sektor.

Hulumtimi i planifikuar ka për qëllim të kontribuoj në avancimin e teknologjive të reja për përdorimin më efikas të burimeve të energjisë, si dhe në integrimin e inteligjencës artificiale në sistemet energjetike, me qëllim të sjelljes së inovacioneve që mund të ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit të sistemeve energjetike globale.

Ky hap thekson angazhimin e vazhdueshëm të UBT-së për të mbajtur rolin e tij si një qendër ekselence në fushën e arsimit dhe inovacionit. Universiteti do të vazhdojë të zgjeroni partneritetet ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, dhe duke ofruar mundësi të reja për avancimin e kërkimeve të nivelit të lartë./UBTNews/

 

Aktualitet

UBT – Lider në nxjerrjen e kuadrove profesionale në Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji: Pesë studente punësohen në SACH Corporation

Published

on

UBT angazhohet që çdo student i Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë të ketë rrugë të sigurta drejt punësimit. Falë bashkëpunimeve strategjike me kompani vendore dhe ndërkombëtare, rreth 98% e studentëve tanë janë të punësuar pas diplomimit, ndërsa një pjesë e tyre fillojnë karrierën profesionale edhe gjatë studimeve.

Një shembull i qartë i këtij suksesi është partneriteti me SACH Corporation, kompani lidere në gastronomi dhe prodhimin e ushqimit, e cila ka hapur dyert për studentët e UBT-së, duke u ofruar mundësi për praktika profesionale dhe punësim të drejtpërdrejtë.

Pesë studentë dhe të diplomuar të Fakultetit janë aktualisht pjesë e kësaj kompanie:

Argjenta Thaqi, e diplomuar në Shkencat e Ushqimit, prej tre vitesh udhëheq me profesionalizëm Departamentin e Kontrollit të Cilësisë në njësinë Gastronomix të SACH.

Femijona Shala, e sapodiplomuar, punon si teknologe ushqimore në sektorin e prodhimit.

Orinda Restelica dhe Tuana Shameti, studente të vitit të dytë, kanë kombinuar studimet me punën praktike në sektorin e prodhimit.

Bashkëpunimet me kompani si SACH Corporation garantojnë vendet e praktikës, përgatitjen profesionale në ambiente prodhuese dhe rrjedhimisht kontrata pune në pozicione të teknologjisë ushqimore, kontrollit të cilësisë dhe menaxhimit të prodhimit — elementë kyç të punësimit të qëndrueshëm dhe adaptimit profesional.

Continue Reading

Aktualitet

Studentja e Farmacisë, Vlera Lipa – Një histori suksesi që nis në UBT dhe vazhdon me shërbim cilësor shëndetësor

Published

on

Vlera Lipa, ish-studente e Fakultetit të Farmacisë në UBT, ka hapur barnatoren “Lipa Pharm”. Rruga e saj nga studimet e deri te shërbimi shëndetësor është dëshmi praktike e vizionit të UBT-së: formimi i kuadrove profesionale që jo vetëm punësohen, por edhe krijojnë vende të reja pune dhe përmirësojnë kujdesin shëndetësor për komunitetin.

Aftësitë e fituara në lëndët e farmacisë klinike, teknologjisë farmaceutike, legjislacionit dhe menaxhimit të barnave i dhanë asaj bazën e nevojshme për të kuptuar të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit dhe shërbimit farmacetik.

Praktikat profesionale, punët në laborator dhe angazhimet me partnerë të industrisë e ndihmuan që të transformonte njohuritë teorike në kompetenca të aplikuara.

Përveç shërbimeve të përditshme, “Lipa Pharm” ka vendosur standarde në zbatimin e procedurave të sigurisë, ruajtjes së medikamenteve dhe mekanizmave të sigurimit të cilësisë — elemente që pasqyrojnë qasjen profesionale që Vlera mori gjatë studimeve në UBT.

Historia e suksesit të Vlera Lipës dëshmon me fakte se modeli i UBT-së — i mbështetur te mësimdhënia praktike, bashkëpunimet me industrinë dhe fokusimi në zhvillimin e aftësive të duhura profesionale — prodhon jo vetëm farmacistë të kualifikuar, por edhe liderë që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe shëndetësor të komunitetit. Suksesi i Vlerës tregon se programet universitare mund të jenë katalizator për sipërmarrje, punësim dhe shërbim cilësor ndaj pacientit.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Formo karrierën tënde duke studiuar master E Drejta Civile dhe Pronës në UBT

Published

on

UBT ofron programin master, E Drejta Civile dhe Pronës, program në të cilin studentët dhe të rinjtë do të mund të gjejnë njohuri profesionale dhe të përgjithshme teorike të së drejtës civile si prona, problemet evropiane dhe globale të tregtisë, si dhe të drejtat e njeriut.

Zhvillimi i të menduarit kritik dhe aftësive hulumtuese është pjesë e programit, duke ofruar një pasqyrë të pronësisë intelektuale, marrëveshjeve ndërkombëtare për tregti të lirë, zbatimin e ligjit, legalizimin e pronësisë, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë të tregut ndërkombëtar.

Kurrikula është e hartuar në atë mënyrë që t’iu përgjigjet nevojave të studentëve të diplomuar në juridik dhe fushave të sistemit të drejtësisë, duke mbuluar çështjet dhe zhvillimet bashkëkohore në fushat e detyrimeve dhe kontratave, proceseve gjyqësore tregtare, të drejtave pronësore, ligjit të konkurrencës ose procesit gjyqësor.

Ky program është i përshtatshëm për studentët për faktin e zhvillimit të marrëdhënieve juridike ndërmjet qytetarëve dhe subjekteve private, të përfshira në çështje shumë të rëndësishme për avokatët e angazhuar.

Me Masterin në E Drejta Civile dhe PronësUBT, do të fitosh njohuri të thelluara, aftësi praktike dhe përgatitje profesionale për të qenë konkurrues në tregun vendor e ndërkombëtar. Ky është hapi yt drejt një karriere të suksesshme në botën e drejtësisë./UBTNews/

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

AI

Master në AI? UBT – i vetmi që ofron programin Shkenca Kompjuterike me orientim në këtë fushë

Published

on

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si jetojmë dhe punojmë, UBT sjell në Kosovë një nga programet më të avancuara të studimeve master – Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, me orientim të veçantë në këtë fushë.

Programi, i ndërtuar mbi standarde ndërkombëtare dhe i mbështetur nga laboratorët më modernë në vend, synon të formojë gjeneratën e re të ekspertëve që do të udhëheqin transformimin digjital në Kosovë dhe më gjerë.

Ky master përfshin edhe dy orientime të tjera: Inxhinieria e Komunikimit dhe Inxhinieria e Sistemeve Softuerike. Planprogrami është hartuar me standarde ndërkombëtare, duke u mbështetur në laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative në vend dhe në bashkëpunimin me profesorë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët sjellin përvojën dhe ekspertizën e tyre në UBT.

Studentët e këtij programi do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi në fusha si inteligjenca artificiale, inxhinieria softuerike, shkenca e të dhënave, sistemet informative, rrjetat kompjuterike, robotika, multimedialiteti dhe vizualizimi, si dhe informatika shëndetësore.

UBT garanton kushte moderne studimi, përfshirë laboratorët e sigurisë kibernetike, zhvillimit të softuerëve, modelimit dhe simulimit, telekomunikimit, robotikës dhe realitetit virtual. Ligjëratat do të zhvillohen me orar fleksibël, 2–3 herë në javë pas orës 17:30, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve që tashmë janë aktivë në tregun e punës.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Të kërkuara