Kronikë e zezë

Ferizaj: Arrestohet një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Një burrë është arrestuar në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit të tij fizik dhe kontrollit në banesë, policia ka gjetur dhe sekuestruar 21.1 gram substancë narkotike, e dyshuar si marihuanë.

Përveç lëndës narkotike, janë sekuestruar edhe 6.39 gram fara kanabisi, dy telefona celularë si dhe një sasi e parave të gatshme.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 mars, rreth orës 20:25.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Winterthur, tre të plagosur

Published

on

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një burrë i ka sulmuar me thikë në një stacion treni në qytetin Winterthur, pranë Cyrihut, ka bërë të ditur policia lokale të enjten.

Sipas policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 06:30, ndërsa i dyshuari, një shtetas zviceran 31-vjeçar, është arrestuar në vendin e ngjarjes. Tre viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në spital dhe ndodhen nën kujdes mjekësor.

Mediat zvicerane raportojnë se një video e publikuar nga gazeta “Blick” tregon një burrë duke dalë me vrap nga stacioni, duke bërtitur një frazë arabe që do të thotë “Zoti është i madh”. Po ashtu, një dëshmitar okular ka thënë se autori mbante thikë dhe se njerëzit përreth janë larguar me panik.

Policia ka njoftuar se motivi i sulmit ende nuk është i qartë dhe po hetohet nga autoritetet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Aksident trafiku në Prizren, një person lëndohet rëndë

Published

on

Në Prizren është raportuar një aksident trafiku me lëndime, ku një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 27.05.2026 rreth orës 15:20, kur një femër kosovare, drejtuese e automjetit, ka goditur një mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë për posedim të narkotikëve dhe përgatitje për kultivim

Published

on

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe përgatitje për kultivim të substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur më dje, 27.05.2026  në rrugën “Karadaku” në Prishtinë. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë, si dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për kultivimin e narkotikëve.

I dyshuari, shtetas kosovar, është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për rastin.

Continue Reading

Lajmet

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në Policin e Kosovës janë raportuar tetë raste të ndara të dhunës në familje në disa qytete të vendit, gjatë 24 orëve të fundit, ku disa persona janë arrestuar ndërsa disa raste janë duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

Në Pejë janë raportuar disa raste, ku në një rast një i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën grua, e cila ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër, një viktimë grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pas dhunës psikike dhe fizike, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Po ashtu, në një rast tjetër në këtë qytet, një i dyshuar është arrestuar për dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës dhe është dërguar në mbajtje.

Në Istog, një rast i dhunës psikike është raportuar, ku pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Deçan, dy persona janë arrestuar nën dyshimin për dhunë fizike ndaj dy viktimave, ku njëra prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor. Pas procedurave, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Rahovec, një grua ka pranuar trajtim mjekësor pas dyshimeve për dhunë psikike dhe fizike, ndërsa pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti po vazhdon në hetim.

Në Gjakovë, një i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua, e cila ka marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj dy viktimave gra, ndërsa pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara