Lajmet

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat bojkoton takimin me Hotin

Published

on

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka bojkotuar sot takimin me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, në të cilin ky i fundit kishte ftuar edhe përfaqësues të sindikatave të tjera e për të cilin paraprakisht ishte njoftuar vetëm kjo Sindikatë.

Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi si arsye ka përmendur se kryeministri ishte vonuar në takim dhe se ishte planifikuar, sipas tij, vetëm një ligjëratë nga ana e Hotit, duke shtuar se nuk duan të bëhen pjesë e fushatave elektorale.

“Me ftesën e kryeministrit të Kosovës, sot në ora 09:30 ka qenë e paraparë që të mbahet takimi në mes të Sindikatës sonë dhe kryeministrit. Në momentin që shkuam, ne kemi marrë informata që në atë takim janë ftuar edhe disa sindikata të tjera dhe takimi është vonuar për 15 minuta, dhe në moment që është bërë ora 09:45 minuta, ne jemi kthyer mbrapa sepse kemi parë që takimi nuk mund të jetë serioz dhe sipas informacioneve që kemi, sigurisht që kryeministri të mbajë një ligjëratë në lidhje se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve, po megjithatë se çka dëshirojmë ne, kërkesat tona i ka në tavolinë”, ka thënë Azemi.

Ai ka thënë se tani nuk është koha që të jepen premtime, se do të ketë paga me të mëdha apo premtime se do të rregullohet raporti në mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

“Ne nuk e kemi kohën dhe nuk dëshirojmë të marrim tani premtime se do të kemi paga 300 ose 350 euro, ose do të rregullohen raportet në mes punëdhënësit dhe punëmarrësve, këto kanë rënë nga sistemi”, ka thënë Azemi.

Kryetari i SPSPK-së ka se presin vetëm realizimin e kërkesave të tyre, duke shtuar se nuk duan të bëhen pjesë e fushatave të subjekteve politike ose kryeministrit në detyrë.

“Ne nuk iu bindemi premtimeve, ne iu bindemi realizimeve. Ai (Hoti) është dashur të bëjë pagesën për punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik, ai (Hoti) është dashur të bëjë pagesën edhe për punëtorët teknikë të shkollave, meqë punëtorëve të arsimit iu premtoj një stimulim, atëherë ne kemi kërkuar që ky simulim t’ju takojë edhe punëtorëve teknikë. E ka pasur afatin, e ka pasur mundësinë, ne nuk kemi pasur as një lëvizje në raport me kërkesat tona dhe ne nuk duam të jemi pjesë e fushatave të askujt, as partive politike dhe as të kryeministrit”, ka thënë Azemi.

Azemi ka thënë se Sindikata është e gatshme për marrëveshje konkrete dhe jo që të dëgjojnë premtime se kur do të realizohen kërkesat e punëtorëve.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara