Sport

Sportisti nga Uganda arratiset nga grumbullimi: Dua punë në Japoni!

Published

on

Tri ditë nga zhdukja e tij, ende nuk ka asnjë lajm për peshëngritësin nga Uganda, 21-vjeçarin Julius Ssekitoleko, që është larguar papritur nga grumbullimi i skuadrës së tij në Izumisano, në prefekturën e Osakas, sapo mori vesh që nuk do të ishte pjesë e e skuadrës së tij për Lojërat Olimpike. Të martën, sportisti në fjalë duhej të kthehej në vendin e tij.

Të dhënat e vetme që mund të ndihmojnë për sqaruar gjithçka jepen nga autoritetet vendëse. Bëhet fjalë për një letër nëpërmjet së cilës Ssekitoleko shpjegon se dëshiron të gjejë një punë në Japoni dhe një biletë treni ekspres për në qytetin Nagoya.

Dëshmitarët të ndryshëm mendohet se e kanë parë në stacion në orët e para të së premtes, në të njëjtën ditë kur duhej t’u nënshtrohej një testi për COVID-19. Pikërisht në këtë moment u ndez alarmi për zhdukjen e tij.

Në letrën e gjetur peshëngritësi nënvizonte se nuk dëshironte të kthehej në Ugandë dhe u kërkonte drejtuesve të skuadrës t’i kthenin bashkëshortes së tij sendet personale. Delegacioni i Ugandës ishte ndër të parët që mbërriti në Japoni për Lojërat Olimpike të Tokyos dhe dy nga 19 pjesëtarë të tij rezultuan pozitivë me Koronavirus sapo zbarkuan në aeroportin e Naritas. Skuadra nisi të stërvitej në Izumisano, qytet në prefekturën e Osakas më 7 korrik, pasi përmbushi kohën e karantinës.

Continue Reading

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara