Lajmet

Spiuni rus shkakton kaos ne Hagë, si u zbulua

Spiuni ishte një ‘ilegal’ – një lloj i veçantë spiun i fshehtë për të cilin njihet Rusia.

Published

on

Inteligjenca holandeze ka zbuluar se një spiun i fshehtë që punonte për Shërbimin Informativ Ushtarak Rus, GRU, përdori një identitet të rremë brazilian për të udhëtuar nga Brazili në Holandë.

Spiuni duhej të fillonte një stazh në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, që do të thoshte se ai do të kishte akses në ndërtesën dhe sistemet e ICC-së, shkruan BBC. Ai u ndalua me mbërritjen në Holandë dhe u kthye në Brazil në fluturimin tjetër të disponueshëm.

Shërbimi holandez i sigurisë AIVD tha në një deklaratë se nëse oficeri i inteligjencës do të kishte arritur të fillonte punësimin me ICC, ai do të kishte qenë në gjendje të mblidhte informacione atje dhe të kërkonte (ose të rekrutonte) burime dhe të organizonte qasje në Sistemet dixhitale të ICC.

“Në këtë mënyrë, ai do të kishte qenë në gjendje të jepte një kontribut të rëndësishëm në inteligjencën që po kërkon GRU. Ai gjithashtu mund të kishte qenë në gjendje të ndikonte në procedurat penale të GjNP”, thuhej në një deklaratë.

Spiuni ishte një ‘ilegal’ – një lloj i veçantë spiun i fshehtë për të cilin njihet Rusia.Ai pretendonte të ishte shtetasi brazilian Viktor Muller Ferreira, i lindur më 4 prill 1989, kur në fakt emri i tij i vërtetë është Sergey Vladimirovich Cherkasov, i lindur më 11 shtator 1985.

Cherkasov përdori një identitet të mirë-konstruktuar me anë të të cilit ai fshehu të gjitha lidhjet e tij me Rusinë në përgjithësi, dhe GRU-në në veçanti./abcnews.al

Lajmet

Arrestohet edukatorja në Tiranë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije 2-vjeçar

Published

on

By

Një edukatore e një kopshti privat në Tiranë është arrestuar në flagrancë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar,raporton KosovaPress.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, e dyshuara me inicialet B.H., 32 vjeçe, e cila punonte si edukatore në këtë institucion, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të miturit në ambientet e kopshtit ku punonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B.H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa policia ka bërë të ditur se po vazhdon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka vizituar lokacionin në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku institucionet e Kosovës po zhvillojnë gërmime në kërkim të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se në terren po angazhohen institucionet përgjegjëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Sot, bashkë me nënkryetaren, ministren Bogujevci, jemi këtu në fshatin Kalludër, për të parë nga afër punën e ekipeve tona në kërkim të së vërtetës për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më lejoni që së pari të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për përfshirjen në këtë proces, secilin institucion në veçanti: nga Policia, nga Prokuroria, nga Komisioni për Personat e Zhdukur me Dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, po ashtu nga IML-ja, por edhe secilin institucion tjetër që po e bëjnë angazhimin më të madh për të ardhur deri te e vërteta. Tash ajo çfarë është konfirmuar është që mbetjet janë me prejardhje njerëzore. Tani duhet të presim punën e institucioneve kompetente për ekzaminime dhe për identifikim”, ka thënë ajo.

Haxhiu, ka bërë thirrje që të ruhet integritetit i hetimeve.

“Ajo çfarë është e rëndësishme ta theksoj është që secili nga ne, institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe mediat, duhet të kujdesemi që ta ruajmë integritetin e hetimeve, sepse kjo është një çështje shumë e ndjeshme, e po ashtu të kemi konsideratë për familjet që presin informacione se çfarë po ndodh në këtë terren”, ka shtuar ajo.

Haxhiu tha se çështja e personave të zhdukur me dhunë mbetet plagë e hapur edhe më shumë se 25 vjet pas përfundimit të luftës.

“Ajo çfarë duhet të theksoj po ashtu është që personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë — pra gjatë luftës së fundit në Kosovë — është plaga më e madhe me të cilën po përballemi edhe sot. Pra, përkundër faktit që kanë kaluar mbi 27 vite nga periudha e luftës, ne përballemi me pasojat e asaj lufte. Për sa kohë këtu po bëhet përpjekje maksimale për të kuptuar se ku janë personat e zhdukur me dhunë, vazhdojmë të përballemi me gjuhë urrejtjeje, me retorikë shoviniste, me mohim të krimeve, e po ashtu me pretendime me pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës nga krerët e institucioneve në Serbi”, ka shtuar ndër të tjera Haxhiu./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pacolli: Vazhdon rrënimi i objekteve pa leje në Ujman, deri tani 17 objekte janë shembur

Published

on

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se po vazhdon aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike përreth Liqenit të Ujmanit.

Përmes një njoftimi, Pacolli ka bërë të ditur se deri tani janë rrënuar 17 objekte dhe vila në këtë zonë.

Ajo ka theksuar se aksioni do të vazhdojë edhe më tej dhe do të shtrihet në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit.

“Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”, ka shkruar Pacolli.

Aksionet për lirimin e pronave publike në zonën e Ujmanit kanë përfshirë edhe rrënimin e objekteve të tjera të ndërtuara pa leje, përfshirë vila dhe objekte të shfrytëzuara në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”.

Ndryshe sot, është rrënuar hoteli “Jezero”, i cili ndodhej në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci” përreth Liqenit të Ujmanit.

Aksioni i rrënimit u realizua nga përfaqësues të “Ibër-Lepencit”, me asistimin e Policisë së Kosovës. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hapet “Panairi i Gruas”, Kusari premton divizion të veçantë për gratë ndërmarrëse

Published

on

Ka nisur këtë të enjte edicioni i dytë i “Panairit të Gruas”.Hapjen e tij në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, e bëri ministrja në detyrë e Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila si mysafire, dhe Lulzim Rafuna, si kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, si nikoqir.

Në këtë panair u jepet mundësia grave ndërmarrëse që t’i promovojnë dhe ekspozojnë bizneset e tyre.

Në fjalën e tij, Rafuna tha se kanë kuptuar se pa mbështetjen ndaj grave nuk do të ketë zhvillim të plotë.

“Ne si Odë Ekonomike e Kosovës e vlerësojmë rolin e gruas në zhvillimin ekonomik të vendit. E kemi kuptuar që pa i dhënë hapësirë dhe pa i ndihmuar, pa i ndihmuar gratë në biznese, në prodhim, në shërbime, në tregti, nuk do të mund të kemi zhvillim të plotë. Zhvillim të plotë dhe rritje do të kemi vetëm kur t’i ndihmojmë gratë që të avancohen në zhvillimin ekonomik të vendit duke i rritur bizneset e tyre”, tha Rafuna.

E ministrja Kusari Lila u shpreh se gratë ndërmarrëse kanë një rol të veqantë në politikëbërjen e saj dhe qeverisë ku bënë pjesë.

“Si ministre tash në detyrë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjatë gjithë kohës së angazhimit tim në këtë post e gjithashtu edhe më herët në Qeverinë e Republikës, gratë ndërmarrëse kanë pasur një rol të veçantë në politikëbërjen tonë. Prej se kemi lansuar skemat e granteve, gjithmonë është përparësi e dhënë edhe në vlerësim për gratë ndërmarrëse. Tashmë në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në kuadër të agjencisë së re për ndërmarrësi dhe inovacion do të jetë edhe divizioni i veçantë për gratë ndërmarrëse. Divizion që synon ndërlidhjen e politikëbërjes me ekzekutimin dhe asistencën teknike të drejtpërdrejtë për gratë ndërmarrëse në Republikën e Kosovës, si dhe për promovimin e shpirtit të ndërmarrësisë edhe tek vajzat e reja që duan të jenë pjesë e ndërmarrësisë”, tha ajo.

Sanije Hyseni, grua ndërmarrëse që merret me artizanate tha se është e lumtur me këtë mundësi por u ankua se nuk po ka shitje.

“Ka rënë, ka rënë interesimi se s’po kanë, njerëzit po blejnë vetëm gjëra ushqimore e këto që po janë elementare”, tha Hyseni.

Edhe Fatmire Hyseni e vlerësoi lartë këtë mundësi për ekspozimin e punës së dorës që e bën.

“Punë dore me rruza, punë dore me qartën, me të gjitha llojet çka të ka…Edhe i bëjmë pak punët e shoqatës, edhe i shesim, edhe punë dore të mia po i blejnë, do të thotë gjithçka është e mirë”, shtoi ajo.

Organizime të tilla mirëpriten gjithmonë nga gratë ndërmarrëse./KosovaPress/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara