Lajmet

Specialja u jep leje familjarëve të ngushtë që t’i vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë që nga 15 korriku

Specialja thotë se do të vazhdojë të angazhohet për lehtësimin e masave.

Published

on

Gjykata Speciale ka vendosur të lejojë që të afërmit e ngushtë të të akuzuarve t’i vizitojnë familjarët e tyre që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep ka thënë për Gazetën Express se nga 15 korriku, bashkëshortet ose partneret, prindërit dhe fëmijët e të akuzuarve do të mund t’i realizojnë vizitat e para në paraburgimin e Speciales në Hagë, për t’u takuar për herë të parë pas më shumë se gjysmë viti me të dashurit e tyre që po mbahen atje.

“Regjistruesi ka informuar gjyqtarin e procedurës paraprake në lidhje me një azhurnim mbi lehtësimin e masave për zbutjen e rrezikut në dhomat e paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Sipas këtij azhurnimi, Zyrtari Mjekësor ka këshilluar vizitat familjare personale për bashkëshorten ose partneren, prindërit, fëmijët, të cilat do të rinisin nga 15 korriku 2021 për të paraburgosurit. Vizitat me anëtarët e tjerë të familjes pritet të rinisin në gusht-shtator, nëse vlerësimi i fazës së parë është pozitiv”, ka thënë Griep.

Specialja thotë se do të vazhdojë të angazhohet për lehtësimin e masave.

“Regjistruesi do të vazhdojë ta monitorojë situatën dhe të angazhohet me Zyrtarin Mjekësor për të vazhduar lehtësimin e masave sa më shpejt që lejojnë shëndeti dhe siguria. Për më tepër, vizitat me video do të vazhdojnë të lehtësohen me të afërmit e ngushtë të të paraburgosurve sa më shumë që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e Griep.

Continue Reading

Lajmet

53 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot mbushen 53 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare.

Pjesëmarrës në Kongres ishin 87 delegatë nga Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. Gjuha letrare u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njeri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor.

Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina, kur edhe Kongresi u pasua pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore,/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon sot seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për akuzat për spiunazh

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh.

Seanca e mëparshme, më 13 nëntor, u ndërpre pas përjashtimit të përkohshëm të publikut, për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Shabani.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë më 19 shkurt 2025, duke i ngarkuar Shabanin dhe Qerimin se kanë mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente tek BIA serbe.

Sipas PSRK-së, informacionet kishin lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Inspektoratin Policor, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike, përfshirë masakrën e Reçakut.

Prokuroria thotë se qëllimi i këtyre veprimeve ishte krijimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në Kosovë, përhapja e një narrative të pavërtetë që të lidhej Spitali Ushtarak i UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për trafikim organesh, dhe vënia në dyshim e së vërtetës për masakrën e Reçakut.

Muharrem Qerimi akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke zbritur në vendin e 63-të nga pozita e 65-të.

Mungesa e fitoreve në miqësore dhe humbjet në takimet e fundit zyrtare kanë qenë faktorët kryesorë të kësaj rënieje.

Analistët sportivë theksojnë se ekipi ka pasur probleme të dukshme në finalizim dhe stabilitet në mbrojtje, elemente që kanë kushtuar rëndë në rezultatin përfundimtar të vlerësimit.

Edhe përkundër sigurimit të fazës “playoff” për Kupën e Botës 2026 Shqipëria nuk ka arritur të mbledh pikët e nevojshme për ngritje apo mbajtje të së njëjtës pozitë që e kishte herën e fundit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Osmani sot mbledh partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë parlamentare për një takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas raportimit të mediave takimi është thirrur për në orën 10:30.

Ky zhvillim vjen pasi në seancën e sotme, i mandatuari nga LVV-ja për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara