Lajmet

Specialja rrëzon kërkesën e prokurorisë për pranimin e dëshmisë me shkrim

Gjykatësit janë pajtuar me ekipet mbrojtëse për këtë.

Published

on

Trupi gjykues në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrëzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të pranuar dëshminë e dëshmitarit me kodin 4746 në formë të shkruar. Gjykatësit janë pajtuar me ekipet mbrojtëse se ndryshimi i prezantimit të provave të këtij dëshmitari do të cenonte të akuzuarit.

Vendimi është bërë i ditur nga kryegjykatësi Charles Smith pasi janë dëgjuar parashtrimet e palëve.

“Prokuroria nuk ka paraqitur arsye të mjaftueshme që përbejnë arsye të vlefshme për tu pajtuar me afatin e 7 shkurtit për të cilin kishte vendosur trupi gjykues në bazë të rregullës 154 sa i takon 12 dëshmitarëve të parë, dhe kjo është në transkriptin e 18 janarit. Trupi gjykues pajtohet me mbrojtjen se ndryshimi në mënyrën e prezantimit të provave të dëshmisë së 04746 do të cenonte në fakt të pandehurin. Së treti, në kudër të rëndësisë së dëshmisë së propozuar, trupi gjykues vlerëson se arsyet duhet të ishin paraqitur paraprakisht me shkrim, nuk janë paraqitur. Prandaj trupi gjykues rrëzon kërkesën e prokurorisë për të pranuar dëshminë e dëshmitarit 04746 në bazë të rregullës 154”, ka bërë të ditur kryegjykatësi Smith.

Në arsyetimin e këtij vendimi, Smith ka thënë se ndër të tjera i janë referuar refuzimit të këtij dëshmitari për t’u përgjigjur në pyetjet shtese gjatë seancës përgatitore të prokurorisë.

Prokuroria kishte kërkuar që dëshmia e këtij dëshmitari të pranohej në bazë të rregullës 154 por kjo ishte kundërshtuar nga ekipet mbrojtëse.

Kërkesa e ZPS-së kishte ardhur pas një seance përgatitore që kishte zhvilluar me dëshmitarin në të cilën ai kishte refuzuar të përgjigjej në pyetjet e prokurorisë.

Sipas prokurorisë, nuk është e nevojshme që ky dëshmitar të shfaqet fizikisht në sallën e gjyqit duke shtruar se në këtë mënyrë do të kursenin edhe kohën.

Por, sipas ekipeve mbrojtëse, për dëshmitarë të rëndësishëm duhet shpenzuar kohë aq sa është e nevojshme.

Gjatë kundërshtimit të bërë në pjesën e parë të seancës, ekipet mbrojtëse kanë theksuar vonesën e prokurorisë në adresimin e kësaj kërkese.

Sipas avokatëve, kjo gjithashtu do të cenonte përgatitjen e mbrojtjes.

Pas këtij vendimi, seanca po vazhdon me dëshminë e dëshmitarit të dymbëdhjetë të ZPS-së.

Gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të tyre.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara