Lajmet
Specialja ia konfirmoi aktakuzën edhe Rexhep Selimit, sot shkon në Hagë
Published
5 years agoon
By
Betim GashiGjykata Speciale ia ka konfirmuar aktakuzën edhe shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Lajmin e ka konfirmuar vetë Selimi përmes një shkrimi në Facebook, ku u bë e ditur se sot do të udhëtojë për në Hagë.
Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së theksoi se po shkon me kokn lart dhe kurdo që të kthehet do të kthehet me kokën lart.
“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës!Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, shkroi Selimi në Facebook.
Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombas të mi! Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e…
Posted by Rexhep Selimi on Wednesday, November 4, 2020
Pak para nisjes në Hagë ai ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit./UBTNews
Lajmet
Procesi i votimit të diasporës nxit debat në mbledhjen e KQZ-së
Published
16 minutes agoon
November 24, 2025By
UBTnews
Në zgjedhje e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, sa i përket votimit të diasporës do të jetë më ndryshe se në ato të 9 shkurtit, për shkak se nuk do të mund të votojnë në përfaqësi diplomatike por me opsionin me postë.
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të hënën, u tha se afatet e propozuara nga sekretariati i KQZ-së rrezikojnë votimin e mërgatës dhe se dërgimi i fletëvotimeve origjinale nga 12 dhjetori është pamundur të mbërrijnë me kohë për shkak të vonesave postare.
Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani tha se nuk është parapa në buxhet pjesa e dërgimit të zarfeve secilit votues.
“Në rekomandimin e dhënë nga sekretariati nuk është parapa fare ky buxhet për të nda diasporës që atyre t’u dërgohet secilit personalisht zarfi me fletëvotime. Ne kemi kërkua që të kemi raporte të detajuara të komunikimeve dhe gjithçka tjetër në raport me këtë çështje, por edhe për anashkalimin që është bërë rregullës zgjedhore pra që duhet të ketë parasysh se procesi i votimit jashtë vendit organizohet në formatin që hapen përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare. KQZ obligohet që t’ua dërgoj zarfin të personalizuar secilit votues. Kërkoj që të parashihet buxheti për këtë aktivitet ashtu siç është parapa edhe në rregullin zgjedhor dhe të mos kthehemi mbrapa në historinë e 9 shkurtit, ne kemi edhe çështje që po shqyrtohen dhe po hetohen edhe prej organeve të drejtësisë në raport me keqpërdorimin apo manipulimin që është bërë me vullnetin e qytetarëve të diasporës”, tha Elshani.
Ndërsa, anëtari tjetër nga VV-ja, Alban Krasniqi tha se 12 dhjetori është data kur fillon votimi përmes postës, porse datat deri kur munden të mbërrijnë fletëvotimet origjinale do të jetë deri më 5 janar.
Sipas tij do të krijohet një lloj “komedie” me qytetarët e votuesit.
“Opsioni i fletëvotimeve të rregullta nënkupton që deri me 5 janar të mos mundën të arrijnë te votuesit në mënyrë që ata të mund të dërgojnë përmes postës në adresa postare. Afatet që na ka dhënë sekretariati pamundësojnë votimin e mërgatës.. Opsioni i dytë nga sekretariati është opsioni i cili nënkupton format të avancuar të regjistrimit të votimit përmes postës, që janë marrë veprime shtesë për shkak të sigurisë së dërgesës së fletëvotimeve me kode përkatëse, por edhe masa të tjera. Gjithashtu duhet pasur parasysh që edhe ky opsion ka pengesat e tyre kohore sepse disa nga postat meqenëse është fundviti do të ketë vonesa në dërgimin e fletëvotimeve.. 12 dhjetori është data kur fillon votimi përmes postës por nga raporti dhe konfirmimi, datat deri kur munden me mbërri fletëvotimet origjinale do të jetë deri më 5 janar, plotë 7 ditë pas përfundimit të procesit, do kemi situata ku do të harxhojmë para, do të bëjmë një lloj komedie edhe me qytetarët e votuesit”, tha Krasniqi.
E anëtari tjetër i PDK-së, Ilir Gashi shtoi se KQZ-ja përcakton procedurat, afatet dhe rregullat për votimin me postë, ndërsa e drejta e votës bazohet në ligj.
Ai theksoi se për herë të parë në zgjedhjet lokale është zhvilluar një proces i diasporës me integritet, duke dërguar fletëvotime origjinale dhe duke respektuar plotësisht rregullat ligjore.
“KQZ përcakton procedurë, afatet dhe rregullat me procesin me postë. E drejta për të ushtruar votën bazohen me ligj. Ajo çka më vjen mirë është se për herë të parë në zgjedhjet lokale kemi pasur një proces zgjedhor të diasporës me integritet dhe nuk kemi asnjë ankesë të vetme sa i përket rezultati dhe mënyrës së votimit, pa çka nëse dikujt s’i ka shkuar fletëvotimi, kemi pasur një proces me integritet. Për herë të parë kemi dërguar fletëvotime origjinale në adresa të mërgimtarëve dhe ata kanë votuar siç e do rendi dhe ligji. Unë nuk do të doja të mendoja me u rikthy te 9 shkurti, te një proces i kontaminuar, me integritet të rrënuar, manipulativ”, tha ai.
E anëtari i VV-së, Sami Kurteshi theksoi se dërgimi me postë do të jetë problematik për shkak të vonesave që nuk varen nga KQZ por nga operatorët e jashtëm.
Kurteshi tha se procesi zgjedhor do lëndohet nëse ndodh që fletëvotimet të jenë përmes email.
“Do të ishte absurde me fut në buxhet diçka, që e dinë që ka saktësisht rezultatin zero vetëm me shpenzu kot.. Nuk e di pse duhet me shpenzu kot, meqenëse është kështu, detyrë e sekretariatit dhe KQZ-së, është me gjet metoda të mos lëndohet procesi, ne jemi pajtuar që në shkurt ka pasur manipulim të votave, nuk është diçka që fshehët, mendoj që pa marrë parasysh herë pajtohemi e herë nuk pajtohemi, vendimet e gjykatave, ato janë zbatuar. Disa nga përfaqësuesit e subjekteve janë kundër çfarëdo veprimi që janë jo të parapara në rregullore.. Po shihet se dërgimi me postë do të jetë problematik për shkak të vonesave që nuk varen nga ne, nuk po mundemi me i detyrua operatorët e jashtëm. Do të lëndohet procesi nëse ndodh që fletëvotimet të jenë me email”, ka thënë Kurteshi.
Në këtë mbledhje, u miratua buxheti për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, i cili do të jetë 7,771,486.56, euro./KP
Lajmet
Të shtëna në Bregun e Diellit, çfarë ndodhi me furgonin që transportonte para?
Published
19 minutes agoon
November 24, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet.
Sipas të dhënave fillestare, incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj personave që po siguronin një furgon i cili transportonte para. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk raportohet për persona të lënduar.
Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje.
Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë informacione lidhur me rastin të lajmërohen në organet kompetente./KP
Lajmet
Kurti pret delegacionin amerikan në Kosovë” Diskutuam për raporte ndërmjet vendeve tona mike
Published
50 minutes agoon
November 24, 2025By
UBTnews
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kongresistin republikan Mike Turner dhe kongresistin demokrat Donald Norcross me të cilët thotë të ketë diskutuar për raportet ndërmjet dyja vendeve dhe bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Mirëprita sot kongresistin republikan Mike Turner dhe kongresistin demokrat Donald Norcross. Të dy janë anëtarë të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve (House Armed Services Committee) dhe të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Diskutuam për raportet ndërmjet vendeve tona mike dhe bashkëpunimin tonë bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Kosova e ka katërfishuar buxhetin e mbrojtjes gjatë këtij mandati qeverisës, duke rritur kështu kapacitetet tona mbrojtëse dhe duke i avancuar ato me sisteme të reja; ndër to edhe prodhime dhe sisteme amerikane. Ndërkohë që në katër vitet e fundit mbi 1000 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnime në programe ushtarake të ShBA-së, përfshirë edukimin ushtarak në Ëest Point dhe U.S. Army Ëar College. Jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik, rolin aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj shtetit të Kosovës”, ka njoftuar Kurti./EO
Lajmet
Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për mjetet vetjake dhe buxhetin 2026
Published
1 hour agoon
November 24, 2025By
UBTnews
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për bartjen e mjeteve vetanake të kryeqytetit dhe për buxhetin e vitit 2026.
Seanca do të mbahet të enjten, më 27 nëntor.
Osman Bllaca nga zyra ligjore e Komunës ka thënë se anëtarët e Kuvendit Komunal janë në fuqi derisa të betohen të rinjtë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar rezultatet për asamble të premten e javës që shkoj.
Por asamblistët e rinj nuk janë betuar ende./EO
Procesi i votimit të diasporës nxit debat në mbledhjen e KQZ-së
Të shtëna në Bregun e Diellit, çfarë ndodhi me furgonin që transportonte para?
Gripi nuk ka shanse! Këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm
Kurti pret delegacionin amerikan në Kosovë” Diskutuam për raporte ndërmjet vendeve tona mike
Udhëtim muzikor në Shkodër: Inva Mula dhe Genc Tukiçi ndezin skenën e “Migjenit
Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për mjetet vetjake dhe buxhetin 2026
Këto janë përfitimet e xhenxhefilit për shëndetin
Fillon mbledhja e Kryesisë së LDK-së
Foto virale: Musk, Zuckerberg dhe Bezos bashkë falë inteligjencës artificiale!
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës
