Lajmet

Specializantët të pakënaqur me vendimin për pagesat

Ai thotë se janë të pasinqerta pohimet se po punohet që mjekët të mos ikin nga Kosova.

Published

on

Pagesa nga ana e Qeverisë për specializantët me vetëfinancim prej janarit deri në gusht, ka shkaktuar pakënaqësi te këta të fundit.

Arianit Zajmi, kryetar i Këshillit të Specializantëve në një intervistë për Ekonomia Online tha se nëse deri më 21 janar nuk u realizohen kërkesat e premtuara nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi do të dalin në protesta. Krejt kjo ngase sipas tij, ata po kërkojnë pagesa të dinjtetshme e jo subvencione për të cilat nuk janë të sigurt se do t’i marrin.

“Është shumë e vërtetë që dje është marr vendimi për subvencione për kategorinë e specializantëve dhe ky vendim nuk na ka pëlqyer neve aspak për shakë se bie ndesh me kërkesat tona dhe bie ndesh me të drejtat tona elementarë e që janë që ne të paguhemi dinjitetshëm të marrim pagat në fillim të muajit e jo të presim kur po na dalin apo s’po na dalin fare. Do të presim deri me datën 21 dhe nëse nuk ka diçka konkrete atëherë do të rikthehemi protestave dhe rrugëve. Ne para së gjithash jemi  njerëz, profesionist shëndetësorë, jemi mjek që kontribuojnë për shëndetin e kësaj popullate dhe mund të them se nuk e meritojmë me u trajtuar me subvencione që praktikisht janë skema sociale”, deklaroi ai.

Ai thotë se janë të pasinqerta pohimet se po punohet që mjekët të mos ikin nga Kosova, ngase siç thotë ai vendime të tilla veç se po i nënçmojnë dhe nuk po iu japin zgjidhje tjetër, pos ikjes.

“Është interesant se me njërën anë po flitet për me ndalur ikjen dhe në anën tjetër po merren vendime të cilat neve na nënçmojnë dhe në një far forme nuk na japin zgjidhje tjetër veç se të largohemi dhe të kalojmë për shkollim dhe specializim jashtë vendit”, deklaroi ai.

Ai ka treguar dy kërkesat që i kanë parashtruar ministrit Latifi, që të fitojnë statusin e specializantit të rregullt dhe që të paguhen kujdestaritë.

“Kërkesat e specializantëve janë që me subvencione të fitojnë statusin e specializantit të rregullt, të marrin paga në mënyrë të rregullt siç i marrin të gjithë punëtorët në Kosovë. Dhe kërkesa e dytë është të paguhen, kujdestarit sepse na mbajmë ka 5 apo 6 kujdestari brenda muajit dhe ne marrim pagë vetëm për 2 dhe nuk di a ka ndonjë vend tjetër në botë ku punëtorët shëndetësor punojnë me nga kujdestari në 24 orë dhe nuk marrin asnjë cent për kujdestari”, tha më tej Zajmi.

Ndërsa Antigona Kukaj nga Mali i Zi tha se janë vetëm nëntë specializantë nga ky shtet, por edhe Maqedonia dhe Shqipëria që nuk kanë qenë pjesë e skemës së subvencionimit edhe pavarësisht faktit që kanë aplikuar njëjtë si të tjerët. Madje ajo tha se për gjatë muaj i është dashur të pezullojë specializimin për shkaqe ekonomike.

“Unë asnjëherë s’kam qenë në skemën e subvencioneve, gjithashtu siç janë edhe kolegët e mi nga Maqedonia dhe Shqipëria nuk e di për çfarë arsye, por vetëm ne nëntë veta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as nuk jemi në skemën e subvencioneve. Si duket as këtë radhë nuk jemi dhe ky është një shqetësim për mua për arsye se unë edhe jam detyruar të pezullojë specializimin për gjashtë muaj në pamundësi të kushteve ekonomike për të vazhduat dhe me shpresën se Ministria dhe Qeveria e Kosovës të marr ndonjë vendim për neve. Do të doja që Ministria e Shëndetësisë ashtu siç i trajton specializantët e tjerë të na trajtojë edhe neve, sepse është një numër shumë i vogël dhe nuk besoj që është ndonjë barrë e madhe për Qeverinë e Kosovës e po ashtu për Ministrinë e Shëndetësisë që ne specializantët që asnjëherë nuk kemi marr skema e 600 tjerë kanë marr, të na trajtojnë njësojë të gjithëve, dhe çdo vendim të merret edhe për neve njësojë sepse kemi nënshkruar të njëjtat kontrata, i jemi nënshtruar të njëjtit konkurs dhe duhet t’i ndajmë punët dhe përgjegjësitë si të gjithë të tjerët”, tha ajo.

Sami Penishi, specializant i Neurokirurgjisë, tha në një intervistë për Ekonomia Online se pas datës 21 janar u kanë mbetur vetëm dy zgjidhje, të ikin jashtë vendit ose të dalin në protesta.

“Dje në mbledhje kemi takuar një takim të radhës me ministrin dhe të shohim se cilat janë hapat dhe deri ku arrit ministri karshi kërkesave në takimin paraprak me ministrin. Ne kërkojmë një takim dhe të shohim çka është bë për shkak që vendimi që nuk i përfshin krejt specializantët nuk është ajo çka ne kemi kërkuar dhe jemi pajtuar me ministrin.  Pas datës 21 kemi veç dy zgjidhje ose me dal jashtë ose me dal në rrugë prapë”, deklaroi ai.

Vendi

Sorensen prezanton planin e punës për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi gjatë takimeve në Bruksel

Published

on

By

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar përmes platformës “X” se gjatë kësaj jave ka zhvilluar takime të ndara dhe të detajuara në Bruksel me të dy kryenegociatorët, ku Kosova është përfaqësuar nga Agron Bajrami.

Gjatë këtyre diskutimeve, Sorensen ka paraqitur planin e punës mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke specifikuar hapat dhe angazhimet që priten gjatë muajve të ardhshëm.

Ky njoftim vë në pah përpjekjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të koordinuar agjendën e dialogut dhe për të siguruar progres në procesin e stabilizimit të raporteve mes dy vendeve në kuadër të kornizës së përcaktuar nga Brukseli, duke mbajtur takime të veçanta me përfaqësuesit e palëve për të shpjeguar në detaje ecurinë e planit të punës për periudhën vijuese.

Continue Reading

Aktualitet

Gjykata Supreme shfuqizon tarifën 3-euroshe për shoqëruesit e pacientëve në QKUK

Published

on

By

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme tarifën prej 3 eurosh për personat shoqërues mbi 15 vjeç të pacientëve në QKUK, duke shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin Administrativ nr. 03/2024 për bashkëpagesat në shërbimet shëndetësore. Ky vendim erdhi pas padisë së Institutit të Kosovës për Drejtësi kundër Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilën kontestohej ligjshmëria e kësaj pagese ditore.

Pas shqyrtimit të provave, Gjykata vlerësoi se Ministria ka tejkaluar autorizimet e saj ligjore dhe ka zgjeruar në mënyrë të palejuar nocionin e bashkëpagesës, pasi ky detyrim mund të vendoset vetëm ndaj personave që janë përfitues të drejtpërdrejtë të shërbimeve shëndetësore.

Sipas aktgjykimit, tarifimi i shoqëruesve cenon të drejtën për qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor dhe krijon obligime financiare pa bazë të qartë ligjore, duke pasur parasysh se prania e familjarëve është shpesh e domosdoshme për pacientët.

Edhe pse kjo tarifë nisi të zbatohej nga shkurti i këtij viti, Gjykata Supreme theksoi se aktet nënligjore duhet të jenë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe nuk mund të krijojnë kategori të reja tarifimi të paparashikuara më parë.

Continue Reading

Vendi

Publikohen listat e kandidatëve, këta janë emrat që synojnë ulëset e Kuvendit

Published

on

By

Pas përmbylljes së afatit zyrtar për dorëzimin e listave në KQZ, subjektet kryesore politike në vend kanë zbuluar emrat e kandidatëve me të cilët do të kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Gara pritet të jetë e fortë, me ndryshime interesante në renditje dhe prurje të reja në listat zgjedhore.

Listës së Lëvizjes Vetëvendosje i prin kryeministri aktual, Albin Kurti. Në dhjetëshen e parë radhiten emrat kryesorë të partisë si Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla. Një detaj që ka rënë në sy është mungesa e Besnik Bislimit dhe Hysen Durmishit, me këtë të fundit që deklaroi se ishte vendim i tij personal. Ndërkohë, në listë është përfshirë Arton Konushevci, vëllai i heroit Ilir Konushevci, me numrin 15.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) këtë herë garon me një listë ku bartëse është ish-presidentja Vjosa Osmani, e ndjekur nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. Pjesë e dhjetëshes janë edhe Kujtim Shala, Lutfi Haziri e Anton Quni. Megjithatë, befasi mbetet renditja e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit jashtë top-dhjetëshes, përkatësisht me numrat 11 dhe 12. Në listë është rikthyer edhe Ukë Rugova, djali i presidentit historik Ibrahim Rugova.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ishte subjekti i fundit që e bëri publike listën e saj, së cilës i prin kandidati për kryeministër, Bedri Hamza. Pas tij renditen Uran Ismaili e Vlora Çitaku, ndërsa bie në sy ngjitja e Arian Tahirit në dhjetëshen e parë. Një emër që ka nxitur debate është ai i Nait Hasanit, i përfolur për dyshime rreth manipulimeve me vota në zgjedhjet e kaluara, gjë që ka nxitur edhe reagimin e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili u distancua nga ky propozim.

 

Te Aleanca për Ardhmëri të Kosovës, përgjegjësinë e bartësit të listës e ka marrë Ardian Gjini. Ndërkohë, lideri i partisë, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur të garojë me numrin 11. Nga ana tjetër, partitë si AKR kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë fare në këto zgjedhje, ndërsa PSD-ja do të jetë e pranishme me një listë të shkurtër prej vetëm gjashtë kandidatësh.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Shqipëria prezantohen në Kanë me pavijon të përbashkët dhe premierën e filmit “Dua”

Published

on

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar hapjen e Pavijonit të Kosovës në kuadër të Marché du Film, tregut zyrtar të Festivalit të Filmit në Kanë. Ky prezantim shënon vazhdimësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë botërore të filmit.

Për të 15-in vit me radhë, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë po prezantojnë së bashku kinematografinë shqiptare përmes pavijonit të përbashkët Kosovë-Shqipëri, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të produksioneve nga të dy vendet.

Ky edicion shënohet edhe me një moment të veçantë: premierën botërore të filmit “Dua”, i cili është përzgjedhur në programin prestigjioz Semaine de la Critique, ku garon për katër çmime kryesore. Përzgjedhja në këtë program konsiderohet një nga vlerësimet më të rëndësishme për filma të rinj në Kanë.

Pjesëmarrja e përbashkët dhe prezantimi i filmit “Dua” pritet të forcojnë më tej praninë e kinematografisë shqiptare në skenën ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Të kërkuara