Lajmet

Specializantët protestojnë të enjten para MSh-së, iu refuzua pagesa e kujdestarive

Sipas organizatorëve, protesta vjen ngase Komisioni për Buxhet dhe Financa ua ka refuzuar pagesat për kujdestari.

Published

on

Një grup i specializantëve do të protestojnë gjatë së enjtes para ministrisë së Shëndetësisë. Sipas organizatorëve, protesta vjen ngase Komisioni për Buxhet dhe Financa ua ka refuzuar pagesat për kujdestari.

Dinora Mehmeti, përfaqësuese e specializantëve të Klinikës së Dermatologjisë, tha se kërkesat e tyre do t’i shqyrtojnë deri në pikën e fundit.

“Do të vazhdojmë me protestat në vijim, ne do ta ndjekim rrugën tonë deri pikën e fundit, për arsye se jemi çdo ditë këtu deri në përfundimin e specializimit që është hiq më pak se pesë vite”, deklaroi ajo.

Ajo njoftoi se kanë bërë një kërkesë si paralajmërim për protestë që do të mbahet të enjten nga ora 09:00 te ministria e Shëndetësisë.

“Nëse nuk kemi përgjigje pozitive ndaj kësaj proteste, gjithashtu do të vazhdojmë deri në rishqyrtimin e buxhetit të Kosovës”, shtoi ajo.

Edhe Flamur Lahu, përfaqësues i specializantëve të Radiologjisë, në një prononcim për Ekonomia Online tha se specializantët tash e sa kohë janë duke kërkuar të drejtat e tyre.

“Ne kemi katër kërkesa kryesore. E para, kalimi i kategorisë së specializantëve nga vetëfinancimi në të rregullt, çështja e dytë është çështja e kujdestarive dhe dy të tjera janë ligji i pagave dhe çështja e ndryshim plotësimit të udhëzimit administrativ për shkollim specialistik që i bën të mundur këto kërkesa që ne po i kërkojmë”, deklaroi Lahu.

Lahu thekson se nga muaji korrik është ndërprerë pagesa për kujdestari gjatë vikendeve dhe një gjë të tillë sipas tij, është e padrejtë.

“Unë si mjek i ri i Kosovës i bëj thirrje qeverisë, të gjitha organeve kompetente dhe relevante që çështjen e mjekësisë dhe veçanërisht shkollimit të kuadrove mjekësore ta marrin si prioritet nacional të shkallës së parë”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i specializantëve të Radiologjisë thotë se një mjek detyrohet t’i mbajë dy ose tre vende të punës në mënyrë që të siguroj familjen.

“Fatkeqësisht kërkesa jonë  për amendamenti nga Komisioni për Buxhet dhe Financa është refuzuar, por ne nuk do të ndalemi në kërkesat tona të cilat janë të drejta, janë legjitime dhe janë absolutisht të mundshme me u zbatuar. Konsideroj që një deklaratë e tillë nuk i bën nder Kosovës, nuk i bën nder institucioneve të Kosovës sepse më shumë se kurrë popullit dhe Kosovës i duhet unitet,  i duhet bashkim dhe jo fragmentime, jo gjana të tilla përjashtuese, sepse mjekësia është një aset shumë i vlefshëm për çdo shtet aq më tepër për Kosovën që ende është e brishtë sa i përket mekanizmave shtetëror sepse dihet që jemi në vend ende i ri”, deklaroi ai.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara