Sport

Spanjollët jashtë Champions

Bayern, tjetër “grusht” të rëndë Barcelonës.

Published

on

Barcelona, tashmë e drejtuar nga Xavi, është eliminuar nga Champions League, pasi është mundur 3-0 nga Bayern në Gjermani.

Një fitore për skuadrën spanjolle do t’i kualifikonte ata në fazan e ardhshme të Champions League, por gjermanët u treguan të “pamëshirshëm”, madje duke i realizuar edhe 3 gola. Skuadra e dytë e kualifikuar në këtë grup është Benfica, e cila fitoi 2-0 me Dinamon e Kievit.

Ndërkohë, Juventusi mori vendin e parë në grup pasi fitoi 1-0 me Malmo-n, duke lënë në vendin e dytë Chelsea-n, i cili barazoi 3-3 ndaj rusëve të Zenit.

Ndeshja që u prit me shumë interes këtë të mërkurë ishte Atalanta-Villarreal, e cila u shty për shkak të dëborës së madhe të rënë në Bergamo. Fituesi nga ky takim do të ndjekë Manchester United në fazën e ardhshme të Champions. Djajtë e Kuq morën vendin e parë në grup edhe pse barazuan 1-1 me Young Boys.

Continue Reading

Sport

Chermen Valiev nderon Shqipërinë, shpallet kampion Europe në mundje

Published

on

Shqipëria ka fituar një tjetër medalje të artë në arenën ndërkombëtare të sportit, falë mundësit Chermen Valiev, i cili triumfoi në finalen e Kampionatit Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë, Sllovaki.

Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë në kategorinë deri në 74 kilogramë, mposhti në finale me rezultat 4-2 rusin Zaurbek Sidakov – sportist që garonte me flamurin neutral. Me këtë fitore, Valiev ngjitet në majën e Europës dhe i siguron Shqipërisë një tjetër sukses të rëndësishëm në këtë sport.

“Jam krenar që ngrita flamurin shqiptar në majë të Europës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen,” tha Valiev pas përfundimit të ndeshjes.

Kjo është një tjetër arritje madhore për sportistin, i cili më herët ka qenë edhe medalist olimpik. Ndërkohë, suksesi i tij forcon pozitat e Shqipërisë në arenën europiane të mundjes, një disiplinë që vitet e fundit ka njohur ngritje të ndjeshme për ekipin kuqezi.

Ky nuk është i vetmi sukses për Shqipërinë në këtë kampionat: më herët, Zelimkhan Abakarov siguroi medaljen e bronztë në kategorinë 61 kilogramë, duke bërë që kombëtarja shqiptare të rikthehet me dy medalje nga ky edicion europian.

Kampionati Europian i Mundjes në Bratislavë ka mbledhur sportistët më të mirë të kontinentit dhe përfaqëson një nga arenat më prestigjioze të sportit në nivel ndërkombëtar. Fitorja e Valiev është pritur me entuziazëm nga publiku sportdashës në Shqipëri dhe nga vetë institucionet shtetërore./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Champions League: Barcelona ‘poker’ ndaj Dortmundit, PSG përmbys Aston Villën

Published

on

Mbrëmja e parë e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve ka prodhuar spektakël dhe gola, me Barcelonën që ka dhënë sinjale të forta për rikthim në majat evropiane, ndërsa PSG-ja ka arritur një fitore të vlefshme në transfertë.

Barcelona 4-0 Borussia Dortmund

Barcelona ka dominuar plotësisht në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, duke mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat të thellë 4-0 dhe duke hedhur një hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Skuadra e Flick e nisi ndeshjen me intensitet të lartë, duke rrezikuar që në minutat e para me Lamine Yamal dhe Robert Lewandowskin. Epërsia erdhi në minutën e 25-të, kur Pau Cubarsí gjuajti nga distanca dhe Raphinha e devijoi topin në rrjetë për 1-0. Goli u konfirmua nga VAR.

Dortmundi pati dy raste të arta në fundin e pjesës së parë me Carney Chukwuemeka, por mungesa e saktësisë i mohoi golin barazues. Në pjesën e dytë, Barcelona u shfaq edhe më e rrezikshme. Vetëm pak minuta pas rifillimit, Raphinha asistoi bukur për Lewandowskin që trefishoi rezultatin në minutën e 50-të. Fermin Lopez, që ishte shumë aktiv, asistoi në golin e tretë në minutën e 66-të, sërish për Lewandowskin, i cili realizoi dopietë. Barcelona vulosi fitoren në minutën e 77-të me një gol të bukur nga Lamine Yamal, pas një tjetër asistimi nga Raphinha – heroi i padiskutueshëm i mbrëmjes me dy asistime dhe një gol.

Dortmundi tentoi të reagojë, por pa sukses. Niclas Sule, Giovanni Reyna dhe Maximilian Beier patën rastet e tyre, me këtë të fundit që gjeti rrjetën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Katalanasit tani udhëtojnë në Dortmund me një epërsi komode prej katër golash dhe duken shumë pranë gjysmëfinales.

Aston Villa 1-2 Paris Saint-Germain

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Paris Saint-Germain arriti një përmbysje të rëndësishme në Angli ndaj Aston Villës, duke fituar 2-1. Skuadra angleze ishte ajo që kaloi e para në epërsi, duke ndezur entuziazmin në “Villa Park”, por francezët reaguan me qetësi dhe efikasitet. Me golat e Kolo Muani dhe Vitinha, PSG-ja siguroi një fitore të vlefshme që e vendos në pozicion të favorshëm për ndeshjen e kthimit në “Parc des Princes”.

Ndeshjet e kthimit luhen javën e ardhshme dhe pritet të përcaktojnë çiftet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

 

Continue Reading

Sport

Statistikat: Bajerni favorit, por Interi di si t’i tregojë derën

Published

on

Ja ku jemi në fazën vendimtare të Ligës së Kampioneve. Bajerni dhe Interi do të sfidohen në “Allianz Arena” për një sfidë të jashtëzakonshme dhe me shumë kujtime të bukura. Do të jetë e dhjeta mes tyre, çka e ngre në piedestal sfidën italo-gjermane.

Kjo do të jetë përballja e 10- të ndërmjet Bajernit të Mynihut dhe Interit në kompeticionet evropiane, me skuadrën gjermane që ka fituar pesë nga nëntë të mëparshmet (B1, H3), përfshirë më të fundit në Ligën e Kampionëve (sukses 2-0 në secilën prej ndeshjeve në fazën e grupeve 2022/23).

– Interi ka humbur katër nga 7 ndeshjet e tij kundër bavarezëve në Ligën e Kampioneve (F2, B1), megjithëse eliminoi skuadrën gjermane në dy rastet në të cilat u ndesh në fazën eliminatore të turneut: 2-0 në finalen e edicionit 2009/10 dhe kualifikim falë golave në transfertë në turin e 1/8-ave të turneut (2013-13-10).

– Vetëm Real Madrid (shtatë) e ka eliminuar Bajernin e Mynihut në raundet më eleminim të Ligës së Kampioneve më shpesh se sa zikaltrit (dy herë); Ajo italiane është një nga 5 skuadrat që kanë pasur sukses më shumë se një herë (Barcelona, Çelsi dhe Milan, gjithashtu kanë dy).

– Ekipi i Vinsent Kompani ka mbetur i pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën e Kampioneve (17 fitore, 5 barazime). Humbja e fundit e bavarezëve në shtëpi daton në prill të vitit 2021, kundër PSG-së (3-2 në çerekfinalen e parë).

– Ndër klubet që kanë luajtur të paktën 10 ndeshje në një edicion të vetëm të Kupës së Kampioneve/ Champions, përqindja e portave të paprekura nga ana e Interit (80%) këtë sezon, është më e larta e regjistruar ndonjëherë nga një ekip në një edicion të vetëm të turneut (tetë ndeshja pa pësuar nga 10 për kampionët e Italisë në fuqi).

– Bajerni i Mynihut ka regjistruar nivelin më të lartë të presionit në 1/3-tën e fundit të fushës për ndeshje në këtë edicion të Champions-it (121.8). Në fakt, mesatarja e gjermanëve prej 12.8 rikuperime sulmuese për ndeshje, këtë sezon është më e larta e regjistruar ndonjëherë nga një ekip që nga ajo e vetë Bajernit në edicionin 2021/22 (13.2).

– Herri Kejn është përfshirë drejtpërdrejt në 50 gola në 55 paraqitje në Champions (39 gola, 11 asistime), duke përfshirë 12 gola në 11 ndeshje në këtë edicion. Vetëm Robert Levandovski ka qenë i përfshirë në më shumë gola në një sezon të vetëm në turneun për Bajernin e Mynihut (20 në 2019/20, 16 në 2021/22).

– Lautaro Martinez ka shënuar 6 herë në nëntë paraqitje në këtë Ligë të Kampioneve; lojtari i fundit që ka shënuar më shumë në një edicion të turneut ishte Samuel Eto në 2010/11 (tetë), goli i fundit i të cilit i atij sezoni erdhi pikërisht kundër ekipit bavarez në turin e 1/8-tave.

– Joshua Kimish ka kryer 1015 pasime në këtë Champions; një rekord në një edicion të vetëm të turneut që nga viti 2013/14 (1080, Toni Kros dhe 1020, Ksavi në atë rast). Në të njëjtën kohë, mesfushori aktual i Bajernit është ai që ka krijuar më shumë raste për shokët e skuadrës (35) dhe ka bërë më shumë pasime vertikale për të kapërcyer presionin e kundërshtarit (201) në këtë turne.

– Në tri edicionet e fundit të Champions-it (që nga 2022/23), Ashraf Hakimi është i vetmi mbrojtës anësor që ka dhënë më shumë asistime se Federico Dimarko i Interit (gjashtë). Pasimet për gol ishin për lojtarë (Xheko, Çalhanoglu, Mkhitarian, Korrea, Martinez, Turam).

Continue Reading

Sport

Haaland mendon largimin nga Manchester City

Published

on

Erling Haaland po shqyrton mundësinë e largimit nga Manchester City nëse sezoni i ekipit rezulton të jetë një dështim. Pas një sezoni të shkëlqyer vitin e kaluar, Manchester City po kalon një periudhë të vështirë këtë vit, duke qenë i pesti në Premier League dhe jashtë vendeve të Ligës së Kampionëve, që ka ngritur alarmin për shumë lojtarë të ekipit, përfshirë Haalandin.

Sipas gazetës “El Nacional”, sulmuesi norvegjez, i njohur për ambicien e tij të madhe për të fituar tituj dhe për të konkurruar në nivelin më të lartë, po konsideron të ardhmen e tij në “Etihad Stadium” për shkak të performancës së dobët të skuadrës, si dhe eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve. Pavarësisht rinovimit të kontratës deri në vitin 2034, situata aktuale ka krijuar pasiguri për të.

Burimet pranë lojtarit sugjerojnë se Haaland është i frustruar dhe mund të kërkojë një kalim tjetër nëse Manchester City nuk arrin të përmirësojë rezultatet. Klubet më të mëdha evropiane, përfshirë Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, janë duke monitoruar situatën, me PSG-në në kërkim të një sulmuesi dhe Bayern Munich, mundësisht, duke humbur Harry Kane.

Edhe pse City nuk është i prirur të shesë, klauzolat e lirimit të Haaland dhe një ofertë e madhe mund të nxisin një transferim. Gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet sezoni i Manchester City. Nëse ata arrijnë të rikuperohen dhe kualifikohen për në Ligën e Kampionëve, shqetësimet e Haaland mund të shuhen, përndryshe një largim i tij mund të bëhet i mundur.

Continue Reading

Të kërkuara