Sport

Spanja, Portugalia dhe Maroku organizojnë Botërorin 2030, Arabia Saudite eventin e madh në 2034

Published

on

Kandidatura e përbashkët e Portugalisë, Spanjës dhe Marokut për organizimin e Kupës së Botës 2030 u zyrtarizua këtë të mërkurë gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm të FIFA-s, në Zyrih, Zvicër. Ky vendim shënon një moment të rëndësishëm në historinë e futbollit ndërkombëtar dhe vjen pas një periudhe të gjatë përgatitorie për këtë projekt ambicioz.

Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet për herë të parë në tri kontinente, duke përfshirë Evropën, Afrikën dhe Amerikën e Jugut, me tri ndeshje të fazës finale që do të zhvillohen në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai për të festuar 100-vjetorin e këtij kompeticioni legjendar. Kjo organizatë përfaqëson një mundësi unike për të bashkuar disa kultura dhe kontinente përmes futbollit.

Përveç kësaj, është konfirmuar gjithashtu se Arabia Saudite do të organizojë Kupën e Botës 2034, duke shënuar një tjetër ngjarje të madhe për sportin. Puna për të realizuar këtë ëndërr ka nisur që gjashtë vite më parë dhe tashmë, me një konfirmim të plotë, të tre vendet organizatorë kanë afat deri në vitin 2030 për të krijuar atë që premton të jetë “Kupa e Botës më e mirë në histori”, sipas raportit të FIFA-s.

Për Spanjën, Portugalinë dhe Marokun janë zgjedhur stadiumet dhe qytetet që do të mbajnë ndeshjet e Kupës së Botës, përfshirë destinacione të njohura si Camp Nou në Barcelonë dhe Santiago Bernabéu në Madrid, si dhe qytetet e Marokut dhe Portugalisë, duke i shtuar një dimension të ri dhe emocionues këtij turneu të madh global./UBTNews/

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit: Kosova ka cilësi të lartë, na pret ndeshje e vështirë

Published

on

By

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart cilësinë e Kosovës në prag të përballjes së sotme në Ligën e Kombeve, e cila zhvillohet në Debrecen të Hungarisë nga ora 20:45.

Izraeli ndodhet nën presion të madh për të marrë pikët e para në këtë edicion, pas dy humbjeve radhazi ndaj Austrisë dhe Irlandës. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Ben Shimon tregoi se pas analizës së gabimeve të vetes, stafi teknik ka studiuar me kujdes lojën e “Dardanëve”.

“Në ditët e para u përqendruam te vetja, se si të rikuperohemi dhe çfarë bëmë gabim. Më pas, vëmendjen e zhvendosëm te Kosova dhe avantazhet e saj,” deklaroi Ben Shimon.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një nga përfaqësueset më cilësore të grupit.

“Ata janë një ekip me cilësi shumë të lartë, ndoshta më i miri në shtëpi së bashku me Austrinë. Ne presim një ndeshje të vështirë dhe komplekse, të cilën do të donim shumë ta fitonim.”

Ndeshja e sotme ka rëndësi të veçantë për të dyja taborët: Kosova kërkon të ngjitet në kuotën e 6 pikëve pas fitores me Irlandën dhe humbjes me Austrinë, ndërsa Izraeli synon me çdo kusht të dalë nga kriza e rezultateve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dita e ndeshjes: Dardanët kërkojnë fitoren përballë Izraelit

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet sot në fushë për të zhvilluar ndeshjen e tretë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Izraelin në terren neutral, në stadiumin “Nagyerdei” të Debrecenit në Hungari.

Kombëtarja e Kosovës e nisi këtë edicion me një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Republikës së Irlandës, por u mposht tri ditë më vonë nga Austria me rezultat 3-1. Me tri pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve, “Dardanët” renditen aktualisht në vendin e dytë në grup, pas Austrisë që kryeson me gjashtë pikë të plota.

Kundërshtari i sotëm i Kosovës, Izraeli, e ka nisur kampanjën në mënyrën më të keqe të mundshme. Pasi u mposht 3-1 nga Austria, izraelitët pësuan një tjetër humbje të thellë 3-0 ndaj Republikës së Irlandës. Me zero pikë dhe vetëm një gol të shënuar, ata ndodhen në fund të tabelës.

Për përzgjedhësin dhe futbollistët e Kosovës, sfida në Debrecen është një mundësi ideale për t’u rikthyer te rezultatet pozitive. Një fitore sot do t’i jepte ekipit moralin e nevojshëm përpara përballjes tjetër përcaktuese ndaj Austrisë, e cila zhvillohet më 4 tetor.

Ndeshja Izrael – Kosovë luhet sot, me fillim nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Sport

Shqipëria mposht San Marinon dhe merr kryesimin e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një fitore të lehtë e të pritur ndaj San Marinos me rezultat të pastër 3:0, në përballjen e zhvilluar të martën mbrëma në kuadër të Grupit C1 në Ligën e Kombeve.

Me këtë triumf, kuqezinjtë janë ngjitur në pozitën e parë të grupit me gjashtë pikë të grumbulluara. Në këtë takim u veçua edhe sulmuesi Anis Mehmeti, i cili realizoi golin e parë të epërsisë, që njëkohësisht ishte edhe goli i tij i parë me fanellën e kombëtares.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran, u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe reagimin e skuadrës, megjithëse pranoi se në pjesën e dytë ekipi u mjaftua me menaxhimin e lojës.

“Më pëlqeu padyshim pjesa e parë, ku ishim më shumë të rrëmbyeshëm. Në të dytën ishim pak në menaxhim dhe ekipi ynë nuk është i tillë. Por është e vërtetë që kishim lojtarë me karton, ndonjë që vinte nga dëmtimi, ndaj ngadalësuam pak,” deklaroi Maran pas ndeshjes.

Tekniku italian theksoi gjithashtu se fokusi i lojtarëve ishte pashmangshëm te sfida e radhës:

“Bëmë 3 gola, duhet të bënim më shumë se kishim raste. Në të dytën shkuam në menaxhim, me mendje ishim në Finlandë. Por skuadra hyri për të bërë rezultat, ia doli. Janë ndeshje ku duhet të provojmë të rinjtë për të qenë të vlefshëm dhe përfitova nga kjo”.

Continue Reading

Sport

Bashkimi i jep fund dominimit të Trepçës, shpallet kampion i Superkupës

Published

on

By

Bashkimi i ka dhënë fund dominimit të Trepçës në garat e basketbollit kosovar, duke triumfuar në Superkupën e Kosovës.

Prizrenasit të martën mbrëma e mposhtën Trepçën me rezultat 103:93, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Fituesi u përcaktua vetëm pas vazhdimit prej pesë minutash, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 87:87.

Nëntë sekonda para fundit, kur rezultati ishte 84:84, Mikaile Tmushiq dështoi të shënonte për tri pikë. Në aksionin pasues, Shanon Shorter realizoi nga distanca për 87:84 në favor të Bashkimit. Prizrenasit nisën festën, por Trepça kishte ende një mundësi.

Me vetëm 1.6 sekonda në dispozicion, Drilon Hajrizi pasoi te Dardan Kapiti, i cili gjuajti nga gjysma e fushës dhe realizoi për 87:87, duke e dërguar ndeshjen në vazhdim.

Tensionet vazhduan edhe para fillimit të pesë minutave shtesë, ndërsa trajneri i Trepçës, Adis Beqiragiq, u përjashtua pas reagimit ndaj arbitrave.

Në vazhdim, Bashkimi ishte dukshëm më efikas dhe dominues. Prizrenasit fituan pesëminutëshin shtesë me rezultat 16:6 dhe në fund triumfuan 103:93, duke e fituar Superkupën e Kosovës.

  1. D.L

Continue Reading

Të kërkuara