Lajmet

Spanja ndalet nga Greqia, Shqipëria fiton si mysafir, këto janë rezultatet e ndeshjeve të para në kualifikimet e botërorit “Qatar 2022”

Published

on

Ndeshjet kualifikuese për në kampionatin Botëror “Katar 2022” kanë vazhduar edhe sot, ku kemi pasur rastin të përcjellim disa përballje interesante, ku njëra prej tyre ka qenë edhe ajo mes Andorrës dhe Shqipërisë.

Disa nga përballjet më interesante për sot ishin ato mes Bullgarisë e Zvicrës, Andorrës e Shqipërisë, Spanjës e Greqisë dhe Suedisë e Gjeorgjisë.

Zvicra mposhti si mysafirë Bullgarinë me rezultat 3:1, Shqipëria e filloi këtë kampanjë me fitore minimale 1:0 kundër Andorrë, Spanja u befasua në shtëpi kundër Greqisë, ku ndanë pikët e barabarta në rezultatin 1:1, dhe Suedia siguroi tre pikë në fitoren 1:0 kundër Gjeorgjisë.

Këto janë rezultatet e ndeshjeve të para në kualifikimet për Botërorin “Qatar 2022”:

Grupi B

Spanjë 1 – 1 Greqi

Suedi 1 – 0 Gjeorgji

Grupi C

Bullgaria 1 – 3 Zvicra

Itali 2 – 0 Irlanda e Veriut

Grupi F

Izraeli 0 – 2 Danimarka

Moldavia 1 – 1 Ishujt Faroe

Skocia 2 – 2 Austria

Grupi I

Andorra 0 – 1 Shqipëria

Anglia 5 – 0 San Marino

Hungaria 3 – 3 Polonia

Grupi J

Gjermani 3 – 0 Islandë

Lihtenshtajni 0 – 1 Armenia

Romania 3 – 2 Maqedonia e Veriut  

Lajmet

​Besim Kelmendi padit Këshillin Prokurorial, kërkon anulimin e vendimit

Published

on

By

Besim Kelmendi i cili në mbledhjen e 20 nëntorit 2025 të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka ushtruar padi ndaj KPK-së, duke kërkuar anulimin e vendimit të Këshillit.

Po ashtu, Kelmendi ka propozuar edhe caktimin e masës së përkohshme të sigurisë- pezullimin e zbatimit vendimit të KPK-së dhe të vazhdojë ushtrimin e pozitës së U.D Kryeprokurorit të Shtetit deri në vendosjen meritore në këtë çështje administrative.

Shkarkimi i Kelmendit nga kjo pozitë, u bë me votat e pesë anëtarëve të zgjedhur të KPK-së të cilët ishin të pranishëm në takimin e 20 nëntorit, pasi fillimisht takimi u mbyll në mungesë kuorumi me largimin e Kelmendit dhe katër anëtarëve tjerë nga kjo mbledhje.

Sipas padisë për inicimin e konfliktit administrativ me propozimin për caktim të masës së përkohshme, përkundër se vendimi i të paditurës KPK është për shkarkimin e paditësit, meqë nuk është ndjekur procedurë disiplinore dhe vendimi si i tillë nuk paraqet Vendim për masë disiplinore për paditësin, paditësi nuk mund të ushtrojë të drejtën e mjetit juridik të ankesës në Gjykatën Supreme. siç e garanton neni 19 paragrafi 4 i Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, raporton Betimi për Drejtësi.

Në padi thuhet se KPK-ja në vendimin për shkarkimin e paditësit nuk e ka trajtuar rastin në kuptimin disiplinor, por nga vetëm 5 prej 10 anëtarëve e zgjedhur të KPK-së është marrë si kinse një nga vendimet e zakonshme të KPK-së, që përbëjnë akt administrativ.

Andaj, duke qenë se KPK është institucion i pavarur siç e garanton Kushtetuta dhe nuk ka organ epror për të shqyrtuar ankesën ndaj vendimeve të tij, paditësi paraqiti drejtpërdrejt këtë padi në këtë Gjykatë.

Ndërsa, sot në një konferencë për media, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, tha se ish-ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është shkarkuar nga kjo pozitë shkak i qëndrimeve të njëanshme dhe denigruese në takimet e KPK-së dhe prononcimet që kishte bërë në media pas vendimit për ta larguar nga pozita e ud Kryeprokurorit të Shtetit./KP

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më datë 17.10.2025, rreth orës 00:10min, në banesën familjare në Prizren, pas një konflikti të çastit me motive xhelozie, i pandehuri B.G., e sulmon me thikë me gjatësi tehu prej 13 cm, bashkëshorten M.A., duke e goditur gjashtë herë dhe duke i shkaktuar dëmtime serioze të organeve të brendshme. Gjithashtu, i pandehuri e godet me thikë edhe vajzën e mitur të viktimës, e cila kishte tentuar të ndërhynte, duke i shkaktuar lëndime të rënda në zonën e krahërorit dhe barkut. Lëndimet e shkaktuara ndaj të dy viktimave janë konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore e datës 24.11.2025.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim./KP

Continue Reading

Lajmet

Gati 300 ushtarë të KFOR-it marshojnë 30 kilometra në Bondsteel në nderim të të rënëve

Published

on

By

KFOR ka njoftuar se gati 300 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Danimarka, Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Zvicra, Kroacia, Letonia, Sllovakia dhe Polonia, kanë marrë pjesë në Marshimin Norvegjez në Kampin Bondsteel.

Ky marshim që ka përfshirë 30 kilometra me një çantë shpine prej 11 kilogramësh dhe u zhvillua në nder të ushtarëve të rënë, duke pasqyruar përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it.

Gati 300 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Danimarka, Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Zvicra, Kroacia, Letonia, Sllovakia dhe Polonia, që shërbejnë nën Komandën Rajonale – Lindje brenda misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, morën pjesë në Marshimin Norvegjez me Pajisje në Kampin Bondsteel, Kosovë.

Marshimi përfshiu 30 kilometra me një çantë shpine prej 11 kilogramësh dhe u zhvillua në nder të ushtarëve të rënë, duke pasqyruar përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar për një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe paanshmërisht. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e vet si përgjegjës për sigurinë./EO

Continue Reading

Lajmet

Bislimi në Berlin, pritet nga Ministri gjerman për Evropë, Gunther Krichbaum

Published

on

By

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Berlin, zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u prit nga Ministri i Shtetit për Evropë i Gjermanisë, Gunther Krichbaum.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit, Bislimi e informoi ministrin Krichbaum mbi ecurinë ekonomike dhe progresin demokratik të Kosovës, duke përmendur rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, rritjen e prodhimtarisë, si dhe përpjekjet për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Në bisedat rreth integrimit evropian, Bislimi theksoi rëndësinë e pranimit të pyetësorit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, i cili do të hapë rrugë për bashkëpunim më të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe avancimin e perspektivës evropiane.

Ai nënvizoi se integrimi në BE mbetet orientim strategjik dhe aspiratë kryesore për Kosovën, duke shtuar se mbështetja qytetare për anëtarësimin në BE është më e larta në rajon.

Po ashtu, Bislimi diskutoi mbi procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, aktualitetin në vend, situatën në rajon dhe zhvillimet në dialogun me Serbinë.

Në përfundim, Bislimi falënderoi ministrin Krichbaum për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës. Takimit iu bashkua edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti./EO

Continue Reading

Të kërkuara