Lajmet
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë edhe zyrtarë e gazetarë
Published
1 year agoon
By
UBTnewsProkuroria e Posaçme e Shqipërisë (SPAK) njoftoi të martën se e ka shkatërruar një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, në të cilën dyshohet se ishin përfshirë edhe ish-zyrtarë dhe gazetarë.
Në një njoftim për media, SPAK-u tha se kjo organizatë e kishte bazën në Elbasan, qytet në qendër të Shqipërisë, dhe shtrihej në vendet e Bashkimit Evropian dhe Amerikës Latine. Hetimi është bazuar në komunikimet e koduara në aplikacionin SKY/ECC, sipas saj.
Me kërkesë të SPAK-ut, gjykata ka caktuar masën e sigurisë për 21 persona, ndërsa për 18 persona paraburgim, në mesin e të cilëve edhe drejtuesi dhe anëtarë të grupit, një ish-zyrtar i lartë policie dhe një ish-gjyqtare.
Ish-zyrtari i policisë, Dedan Gjoni, është duke vuajtur dënimin për një tjetër rast bashkëpunimi me elementë kriminalë. Ndërsa ish-gjyqtarja, Pajtime Fetahu, ndodhet në arrest shtëpiak, pasi po hetohet për korrupsion.
Për një avokat është urdhëruar arrest shtëpiak, ndërsa për 2 gazetarë detyrim për t’u paraqitur në polici.
Drejtuesi i kësaj organizate është Suel Çela, i cili pavarësisht masës së sigurisë së dhënë ndaj tij, ndodhet prej vitesh në kërkim.
“Kjo organizatë kriminale, në fokusin e saj kishte kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale. Organizata kishte si synim kryesor eliminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal, i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit“, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Sipas SPAK-ut, e gjithë veprimtaria e tyre financohej nga paratë që përfitoheshin nga trafikimi i lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.
Prokuroria ka dokumentuar disa ngjarje kriminale ku është i përfshirë ky grup, duke nisur nga tentativa për vrasjen e një prej kundërshtarëve, sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e dy vrasjeve në vitin 2020, tentativa për trafikimin e rreth 930 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Evropë, në dhjetor të vitit 2020, si dhe të 466 kilogramëve kokainë në të njëjtën linjë, në janar të 2021.
Kjo organizatë ka ndikuar përmes korrupsionit në sistemin e drejtësisë, policisë dhe medias, tha SPAK.
Prokuroria thekson se drejtuesit e kësaj organizate kishin korruptuar funksionarë të policisë dhe gjyqësorit, të cilët “duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale”.
Gjithashtu, përmes këtyre lidhjeve ndikonin tek gjykatësit me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit ndaj anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.
Drejtuesit e organizatës kanë synuar manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik përmes bashkëpunimit me dy gazetarë, vlerëson SPAK.
Prokuroria thotë se “kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme, dy gazetarët kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik”.
Në lidhje me trafikimin e kokainës, SPAK nënvizon se organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës.
“Kokaina transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte evropiane me destinacion shtetet si, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës në tregun e narkotikëve në Evropë. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj“, sipas SPAK-ut.
Prokuroria thekson se ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.
Paratë që përfitoheshin nga trafiku i kokainës investoheshin në blerjen e lëndës narkotike, ndërsa një pjesë në biznese që në dukje ishin të ligjshme.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust si dhe me autoritetet e drejtësisë dhe ato ligjzbatuese të Francës, Holandës, Belgjikës dhe autoritetet italiane.
Lajmet
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Published
51 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
7 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
9 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
