Sport
Sot zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike
Në këtë finale do të ballafaqohen Golden Eagle Ylli dhe Peja.
Published
4 years agoon
By
UBT newsDy skuadrat kosovare, Golden Eagle Ylli dhe Peja kanë arritur në finale të “Final Four” të Ligës Unike, në edicionin e parë të këtij lloji të organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Në këtë finale do të ballafaqohen Golden Eagle Ylli dhe Peja, në sfidën e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:30. Skuadra nga Suhareka erdhi në finale pasi e mposhti skuadrën nga Shqipëria, Teutën me rezultat 84-82, kurse Peja triumfoi ndaj Prizrenit 16 me rezultat 98-94.
Para finales, duke filluar nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë ku do të ballafaqohen Teuta me Prizrenin 16.
Lajmet
Lojërat Mesdhetare: Një delegacion ndërkombëtar inspekton impiantet sportive në Prishtinë
Published
32 minutes agoon
November 7, 2025By
UBT News
Nga 4 nëntori deri më sot është zhvilluar në Prishtinë vizita e parë në terren e përfaqësuesve të RCAG, kompanisë fituese për hartimin e projektit për Lojërat Mesdhetare 2030.
Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte nisja e bashkëpunimit praktik në fazën përgatitore të projektit dhe krijimi i një kuptimi të përbashkët mes palëve për pritshmëritë dhe drejtimin që duhet të marrin punët që duhet të përfundohen.
Delegacioni në fjalë ka parë nga afër infrastrukturën aktuale sportive në Kosovë duke inspektuar disa prej impianteve kryesore sportive si stadiumin “Fadil Vokrri”, Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Bulevardet e Prishtinës (lokacioni i garave të 3×3 basketbollit), Lokacionin e kompleksit olimpik të notit, Parkun Kombëtar të Gërmisë, Zonën e parashikuar për Fshatin e Sportistëve, Qendrën e Komitetit Olimpik të Kosovës, si dhe hotelet e parashikuara për “Games Family”.
“Janë dy nivele kyçe në të cilat ata do të fokusohen. Numër një është plani i operimeve dhe i shërbimeve të cilat ne do t’i ofrojmë familjes mesdhetare e cila sot ta vizitojë Kosovën dhe natyrisht ajo pa të cilën nuk mundemi dhe kjo është infrastruktura sportive dhe infrastruktura e përgjithshme e cila duhet të krijohet për t’i organizuar Lojërat Mesdhetare. Një nga temat shumë të rëndësishme do të jenë burimet njerëzore, pra si do ta arrijmë nivelin që sa më shumë staf profesional lokal të jetë i kyçur në Lojërat Mesdhetare dhe plani ynë dhe parashikimet tona janë që mbi 500 persona të rinj nga Kosova do të jenë të angazhuar në nivele të ndryshme të memaxhmentit të organizimit të Lojërave Mesdhetare”, bëri të ditur Aliti.
Rekomandimet e dala nga kjo vizitë, sipas Fidan Shatrit nga Ministria e Sportit, do të përfshihen në masterplanin e Lojërave Mesdhetare.
“Ideja e vizitës është nga kompania përfituese e masterplanit që të jenë fizikisht këtu për t’u informuar për detaje të ndryshme që të marrin sa më shumë informata që hyjnë në funksion të hartimit të masterplanit për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’. Në këtë kontekst ne e kemi një bazë pasi që marrja e këtyre lojërave është një dokument i cili fillimisht është hartuar në atë kohë, pra libri i kandidimit dhe pastaj kontrata e kryeqytetit që është njëkohësisht edhe garanci e qeverisë së Kosovës për zhvillimin ose kandidimin në atë kohë dhe marrjen e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030′”, theksoi Shatri.
Ndërsa shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Prishtinës Vllaznim Osmani theksoi se pas kësaj vizite, do të bëhet më e qartë se në cilat pika infrastrukturore sportivet duhet të intervenohet menjëherë.
“Ky është takim fillestar dhe normal është e kuptueshme që disa prej objekteve ekzistuese në kryeqytet dhe jo vetëm është mirë të shikohen se cilat janë intervenimet që duhet të bëhen për të pasur mundësi që këto arena të shfrytëzohen për këto lojëra. Mirëpo ne e dimë prej studimeve që i kemi bërë vet si kryeqytet që këto nuk janë të mjaftueshme dhe janë shumë të limituara, mirëpo është mirë që të bëhet një analizë e mirëfilltë prej kompanisë e cila ka eksperiencë të madhe në këtë fushë për ta kuptuar se cilat janë ato elemente që ne duhet t’i rregullojmë për të pasur mundësi t’i shfrytëzojmë dhe cilat janë nevojat adekuate për të investuar në infrastrukturë të re”, deklaroi Osmani.
E përfaqësuesi i kompanisë RCAG, Rob Clarke, thotë se është momenti që Kosova të nis menjëherë me punët konkrete në terren për Lojërat Mesdhetare.
“Mendoj se përshtypja jonë është se koha është e mirë. Tani është momenti për të filluar me strategjinë dhe planin e zbatimit. Besoj se periudha prej katër deri në katër e gjysmë vjet ofron një mundësi të mirë për të menduar në mënyrë të hollësishme për ndikimin që do të ketë trashëgimia e Lojërave. Pra, jo vetëm planifikimi për Lojërat, por edhe mendimi për trashëgiminë. Kjo përfshin aspektin fizik, trashëgiminë infrastrukturore. Së fundi, ne kemi diskutuar pikërisht planet e zhvillimit të infrastrukturës për lojërat. Po ashtu, duke menduar edhe nga aspekti ekonomik, cilat janë mundësitë e mundshme të biznesit për kompanitë vendore që të ndihmojnë me ofrimin e mallrave dhe shërbimeve për lojërat.”, tha Clark.
Agjenda përfshinte prezantimin e palëve kryesore të përfshira në projekt, njohjen me qytetin dhe ambientet sportive, si dhe harmonizimin e objektivave për fillimin e zbatimit të fazave të ardhshme të planifikimit./S.K/KP/
Lajmet
FIFA publikon nominimet për “Lojtarin më të mirë të vitit 2025”
Published
4 hours agoon
November 7, 2025By
UBT News
FIFA ka shpallur listën e lojtarëve të nominuar për çmimin prestigjioz “Lojtari më i mirë i vitit 2025”.
Në mesin e emrave të njohur janë Ousmane Dembélé, fituesi i Topit të Artë, dhe bashkëlojtarët e tij të PSG-së, Achraf Hakimi, Nuno Mendes dhe Vitinha.
Nga Barcelona janë nominuar Lamine Yamal, Raphinha dhe Pedri, ndërsa nga Premier League emrat e Mohamed Salah dhe Cole Palmer të Liverpool dhe Chelsea.
Po ashtu, Kylian Mbappé dhe Harry Kane kompletojnë listën e nominimeve.
Lionel Messi mbetet lojtari më i suksesshëm në këtë kategori, duke e fituar çmimin tri herë (2019, 2022, 2023)./S.K/EO/
Lajmet
Skandal në futbollin turk: Arrestohen 17 gjyqtarë dhe një president klubi
Published
5 hours agoon
November 7, 2025By
UBT News
Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 21 personave, mes tyre 17 gjyqtarë dhe presidenti i një klubi të Super Ligës, si pjesë e një hetimi për baste të paligjshme në ndeshje futbolli.
Hetimi vjen pas vendimit të Federatës Turke të Futbollit (TFF) javën e kaluar për të pezulluar 149 gjyqtarë dhe asistentë, pasi u zbulua se shumë prej tyre kishin llogari bastesh. Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, deri tani janë ndaluar 18 prej tyre.
Zyra e prokurorit të Stambollit tha se gjyqtarët dhe zyrtarët e dyshuar akuzohen për manipulim rezultatesh dhe shpërdorim detyre. Një ish-pronar klubi dhe një ish-president i një shoqate futbolli janë gjithashtu nën hetim.
Presidenti i TFF-së, Ibrahim Haciosmanoglu, e quajti rastin “një krizë morale për futbollin turk”. Hetimi i federatës zbuloi se mbi gjysma e gjyqtarëve aktivë në ligat turke kishin llogari bastesh, ndërsa disa prej tyre kishin vendosur baste mijëra herë./S.K/KP/
Lajmet
Drita me fitore historike ndaj Shelbourne
Published
6 hours agoon
November 7, 2025By
UBT News
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka shënuar një fitore historike të enjten mbrëma në Dublin, duke triumfuar 1:0 ndaj Shelbournet në Ligën e Konferencës.Kjo fitore vjen pas dy barazimeve ndaj KuPS-it dhe Omonias në fazën e ligës.
Goli vendimtar u shënua nga sulmuesi i krahut, Almir Ajzeraj, në minutën e 57-të.
Ndeshja kishte momente të forta për të dy ekipet, ku kapiteni i Dritës, Rron Broja, goditi traversën në minutën e 45-të me një gjuajtje me kokë, ndërsa Shelbourne, që luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 17-të pas përjashtimit të James Norrisit, pati disa raste për gol, përfshirë një gjuajtje në shtyllë nga Harry Wood.

Tërmet me magnitudë 5.3 godet Rusinë
Rama: Paga minimale 500 euro nga 1 janari, deri në fund të mandatit 700 euro
Italia bëhet vendi i parë i BE-së që miraton ligj gjithëpërfshirës për Inteligjencën Artificiale
Lojërat Mesdhetare: Një delegacion ndërkombëtar inspekton impiantet sportive në Prishtinë
Karriera e Chalamet do të mbetet vetëm në film, kurrë më në televizion!
Meghan Markle rikthehet në aktrim pas tetë vitesh!
Trajtimi i të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, QKUK jep detaje
LVV-AAK, arrihet edhe një koalicion për balotazhin e 9 nëntorit
Zgjedhjet e së dielës në pesë bashki të Shqipërisë, KQZ-ja shpërndan materialet zgjedhore
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni1 month agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
