Lajmet

​Sot takohet sërish Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

Takimi do të mbahet në mesditë në Kuvendin e Kosovës.

Published

on

Sot e nesër mbahet takimi i 11-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.

Takimi do të mbahet në mesditë në Kuvendin e Kosovës, ku do të diskutohet për progresin dhe sfidat në fushën e reformave të lidhura me integrimin në BE, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.

Agjenda:

15.00 -18.30 Sesioni i parë i Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë

1. Miratimi i draft agjendës

2. Miratimi i procesverbalit të takimit të 10-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë të mbajtur në Strasburg më 15 dhe 16 mars 2023

3. Hapja nga Mimoza Kusari-Lila dhe Lukas Mandl, bashkëkryesues të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi gjendjen e marrëdhënieve BE-Kosovë, me:

• Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit,

• Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministër i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, në emër të Qeverisë së Kosovës

• Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës,

• AnnaCarin Platon, Shefe e Sektorit Politik, Ekonomik për Integrim Evropian, në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë dhe në emër të Komisionit Evropian.

4. Progresi dhe sfidat në fushën e reformave të lidhura me integrimin në BE

5. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja

6. Bashkëpunimi rajonal dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare

E mërkurë, 27 mars 2024

09.00 -12.30 Sesioni i dytë i punës i Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë

7. Miratimi i rekomandimeve

8. Ekonomia dhe mirëqenia sociale

9. Energjia

10.Sundimi i ligjit dhe siguria

11.Të drejtat themelore; pozita e komuniteteve jo-shumicë dhe grave

12.Çështje të tjera

13.Data dhe vendi i takimit të radhës të KPSA-së

Lajmet

Një i arrestuar në Podujevë për organizim të skemave piramidale

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën mbrëma ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale në qytetin e Podujevës.

I dyshuari, me inicialet E.M., është arrestuar në rrugën “Ali Ajeti”, ndërsa gjatë aksionit është kryer edhe kontroll në një lokacion të caktuar, ku janë sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një shumë e konsiderueshme parash, si dhe dëshmi të tjera të mundshme.

“Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një shumë parash etj.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.

Continue Reading

Lajmet

​Dita Botërore e Hemofilisë

Published

on

By

Sot shënohet Dita Botërore e Hemofilisë.

Kjo është një ditë ndërgjegjësimi për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut, që gjithashtu shërben për të mbledhur fonde dhe për të tërhequr vullnetarë.

Dita Botërore e Hemofilisë filloi në vitin 1989 dhe shënohet çdo vit në nder të ditëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë në vitin 1963.

Hemofilia është një grup i çrregullimeve gjenetike të trashëguara, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të kontrolluar koagulimin e gjakut, i cili shërben për të ndaluar gjakderdhjen kur dëmtohet një enë gjaku. Hemofilikët (njerëzit me hemofili) kanë nivele të ulëta të faktorit të koagulimit në gjak dhe gjakderdhja vazhdon për periudha shumë më të gjatë.

Continue Reading

Lajmet

​26 vjet nga Masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Published

on

By

Sot mbushen 26 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçar.

Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas 26 viteve, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.

Vetëm në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civilë të paarmatosur.

Continue Reading

Aktualitet

Seanca konstituive vazhdon sot nga ora 12:00

Published

on

Pas ndërprerjes të martën, sot në 12:00 pritet të vazhdojë seanca për konstituimin e Kuvendit. Deputetët e zgjedhur të partive kryesore parlamentare kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por mbeten me qëndrimet e njëjta që çuan në bllokimin e seancës të martën.

Seanca konstituive nisi të martën në orën 11:00, por u ndërpre rreth dy orë më vonë, pasi deputetët nuk e miratuan raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit – hap ky i domosdoshëm për betimin e përbërjes së re parlamentare.

PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit, me arsyetimin se anëtarët e Qeverisë në detyrë që janë zgjedhur deputetë, është dashur të japin dorëheqje paraprakisht për t’u betuar si deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se Qeveria është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit më 23 mars se nuk ka nevojë për veprime shtesë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputeti më i vjetër në moshë nga VV, i është drejtuar me letër presidentes Vjosa Osmani për të kërkuar sqarime lidhur me hapat e mëtejmë. Osmani i është përgjigjur se, sipas ligjit, seanca duhet të vazhdojë brenda 48 orëve nga ndërprerja.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përsëriti të mërkurën se ai dhe kabineti i tij janë në detyrë që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar, dhe se dorëheqja formale do të nënkuptonte krijimin e një vakumi institucional. Ndërkohë, kreu i LDK-së ka paralajmëruar se do të kërkojë dorëheqjen e atyre që, po tentojnë të mbajnë njëkohësisht dy poste. Mbetet të shihet nëse do të arrihet kompromis që do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit.

Continue Reading

Të kërkuara