Lajmet

Sot shkon në lexim të dytë Buxheti 2023

Si do të ndahet shuma prej 3.2 miliardë eurove?

Published

on

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për t’i shqyrtuar disa pika të rëndit të ditës, ku ndër to, më e rëndësishmja është shqyrtimi i dytë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës 2023.

Në fund të muajit tetor, Qeveria Kurti miratoi projektligjin e buxhetit për vitin e ardhshëm, më ç’rast u bë e ditur se shuma totale do të jetë 3.2 miliardë euro, shkruan Klan Kosova.

Ndërsa më 17 nëntor, projektligji në fjalë kaloi në lexim të parë me 64 vota pra.

Si do të ndahet ky buxhet?

Shuma prej 296 milionë eurosh – e cila është më e larta e ndarë për një dikaster – i dedikohet shëndetësisë në nivel qendror dhe lokal.

“60 milionë euro janë për barna esenciale për t’u siguruar që spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare janë mirë të furnizuara për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve. Për këtë po ashtu do të shtohen edhe 400 pozita: 100 në nivel qendror dhe 300 në nivel lokal”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Pas shëndetësisë, më së shumti të holla i ndahen sektorit të Mbrojtjes, që figuron 123 milionë euro.

“Vitin e kaluar kemi dyfishuar buxhetin për Ushtrinë nga 50 milionë duke e çuar në 100 milionë, ndërkohë për vitin 2023 buxheti për fushën e mbrojtjes do të shkojë në 123 milionë euro duke e rritur kështu mbështetjen për sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes”, ka thënë Hekuran Murati, ministër i Financave.

Për fushën e arsimit, qeveria i ka ndarë 82.799.243 euro apo 9.712.412 euro më shumë sesa në vitin e kaluar.

“Këtë vit buxheti për arsim ishte 12 për qind më i lartë se në vitin 2021. Në vitin 2023, buxheti do të jetë edhe për 12 për qind më i lartë se këtë vit. Pra, për dy vjet, kemi 24 për qind rritje të buxhetit për arsim”, njofton ministrja e për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, Arbërie Nagavci.

“Ndër të tjera, për vitin 2023 kemi paraparë: 6. 5 milionë euro për pajisjen e shkollave me teknologji të informacionit dhe komunikimit. 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja. 2.8 milionë euro nga Granti Specifik për punësimin e 300 asistentëve të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta, 59 këshilltarëve të karrierës, 30 specialistëve të IT për nevojat e shkollave. 150 mijë euro për instalimin e sistemit anti-plagjiat për nevojat e arsimit të lartë”, shtoi ajo.

Sa i përket bujqësisë, buxheti për këtë fushë shkon në 87 milionë euro, që sipas qeverisë, do të përkthehet direkt në ndihmën edhe më të madhe ndaj bujqve dhe zhvillimin e këtij sektori jetik për vendin.

Ndërsa për përmbushjen e politikave sociale, qeveria i ka paraparë 60 milionë euro. Sa i përket infrastrukturës, ekzekutivi i ka paraparë 69 milionë euro.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, buxheti 3.2 miliardë euro është shifra më e lartë e ndarë ndonjëherë në historinë e Republikës së Kosovës.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara