Lajmet

Sot shënohet Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë

Policia e Kosovës do të organizojë ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për heronjtë e Kosovës.

Published

on

Sot shënohet Dita memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës. Me këtë rast, Policia e Kosovës do të organizojë ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për heronjtë e Kosovës, me ç’rast do të bëhen homazhe të personaliteteve pranë lapidarit, te drejtoria e Përgjithshme e PK-së në Prishtinë.

Po ashtu me rastin e kësaj dite, në kampin Belvedere në Mitrovicë Jugu, do të zbulohet pllaka me emërtimin e ri të këtij kampi.

Ceremonia memoriale do të mbahet në Stacionin policor “Qendra”– Prishtinë, ndërsa është paraparë të bëhet edhe parakalimi i gardës dhe njësiteve policore.

Dy vjet më parë Qeveria e Kosovës ka dhënë mendimin e saj për nismën legjislative të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, Qeveria ka propozuar që krahas 24 Qershorit si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian në këtë projektligj të shtohet edhe 26 Korriku si Dita e Policëve të rënë në kryerjen e detyrës.

26 korriku është data kur është vrarë polici Enver Zymeri, gjatë një aksioni në veri të vendit.

Më 27 korrik 2021 është zbuluar pllaka përkujtimore për 21 heronjtë e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.

Aktualitet

Edmond Hajrizi, profesori ndërmarrës – Pa Komplekse me Elionin

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar në episodin e radhës të podcastit “Pa Komplekse – me Elionin”, ku përmes një bisede të hapur dhe inspiruese ndau reflektime personale dhe profesionale mbi rrugëtimin e tij akademik, sipërmarrës dhe institucional.

Në këtë episod, Prof. Dr. Hajrizi foli për mënyrën se si UBT ka arritur të pozicionohet si një institucion lider në arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë. Gjatë bisedës, u diskutuan edhe raportet e UBT-së me universitetet tjera në Kosovë, duke vënë theksin në nevojën për bashkëpunim akademik, shkëmbim përvojash dhe ndërtim të një ekosistemi arsimor që i shërben zhvillimit të vendit.

Përveç dimensionit profesional, episodi solli edhe një anë më personale të Rektorit Hajrizi, i cili foli për Fisneten, bashkërrugëtuesen e tij në jetë dhe në punë, duke nënvizuar rolin e familjes dhe mbështetjes reciproke në ndërtimin e një karriere të suksesshme dhe me ndikim shoqëror.

Ju ftojmë ta ndiqni episodin e plotë të këtij podcasti në kanalin zyrtar në Youtube: Pa Komplekse – me Elionin

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Prof. Dr. Avni H. Alidemaj (Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike) dhe Prof. Dr. Alban Maliqi (Studimet e Sigurisë), organizuan një vizitë studimore për studentët e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë, në kuadër të lëndëve E Drejta Administrative, Politikat e Shtetit të Mirëqenies Sociale dhe Hyrje në Drejtësi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte pajisja e studentëve me njohuri të drejtpërdrejta mbi aktivitetet, strukturën organizative dhe kompetencat kushtetuese e ligjore të Institucionit të Presidentit të Republikës së Kosovës, si dhe rolin e tij në funksionimin e sistemit shtetëror.

Studentët u mirëpritën nga zyrtarë të lartë të Presidencës (Fehmi Mehmeti – Sekretar i Zyrës së Presidentës,  Besim Kajtazi – Drejtor i Departamentit për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Dafina Syla – Drejtoreshë e Departamentit për Shërbime të Përbashkët), të cilët prezantuan detyrat kryesore, përgjegjësitë institucionale dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion gjatë ushtrimit të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore.

UBT vazhdon me përkushtim të veçantë zbatimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies, me synim rritjen e cilësisë së mësimnxënies dhe ndërlidhjen e teorisë me praktikën. Vizitat studimore, hulumtimet e përbashkëta profesor-student, analizat e rasteve studimore dhe atyre hipotetike mbeten pjesë përbërëse e qasjes pedagogjike bashkëkohore që karakterizon këtë institucion të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Sorensen konfirmon nisjen e punës së Komisionit të përbashkët për të pagjeturit

Published

on

By

Një ditë pas takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel i dërguari i posaçëm për dialog Peter Sorensen ka lëshuar një komunikatë ku konfirmon zhvillimin e parë të takimit trepalësh të Komisionit të përbashkët për të pagjeturit.

Ky komision ishte formuar si rezultat i marrëveshjes mes Kryeministrit të Kosovës Alban Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në maj të vitit 2023 gjatë një takimi në nivel të lartë.

Në deklaratën e Sorensenit thuhet se qëllimi i këtij komisionit është të mbikëqyr zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit që do të kontribuonte në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur që përfshin edhe personat e zhdukur me dhunë, të ofroj të të vërtetën për familjet dhe të ndihmoj paqen dhe pajtimin e qëndrueshëm.

Ky Komision do të mbështes Grupin punues për personat e pagjetur, që udhëhiqet nga Kryqi i Kuq ndërkombëtarë, duke lehtësuar aktivitetet e palëve në implementim dhe zgjidhjen e mospajtimeve gjatë procesit.

Fasilituesi i BE-së, Kosova, Serbia dhe Kryqi i kuq ndërkombëtarë mund ti drejtohen Komisionit me çfarëdo pyetje lidhur me implementimin, aplikimin apo interpretimin e Deklaratës” thuhet në prononcimin e të dërguarit të posaçëm për dialog.

“BE ka pritje të mëdha nga Komisioni i përbashkët për të dhënë kontribut në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe për të ndihmuar në mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet të cilat kanë pritur aq shumë për përgjigje2 thuhet më tej në këtë komunikatë.

Continue Reading

Lajmet

KEK realizon 97% të Planit Vjetor të Prodhimit të Energjisë Elektrike për vitin 2025

Published

on

By

Korporata Energjetike e Kosovës – KEK Sh.A. njofton se, bazuar në Bilancin Vjetor Energjetik të aprovuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka realizuar 97% të planit vjetor të prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2025, pavarësisht sfidave teknike dhe ndërhyrjeve kapitale për modernizimin e njësive gjeneruese.

Ky rezultat është arritur gjatë një periudhe intensive pune, e cila ka përfshirë modernizimin e turbinave në njësinë B2, realizimin e remonteve të rregullta vjetore si dhe zbatimin e projekteve kapitale në njësitë B1, B2 dhe A3, duke siguruar funksionim të qëndrueshëm dhe të sigurt të sistemit energjetik kombëtar.

Analiza e të dhënave mujore të prodhimit dëshmon se, në disa muaj kyç, prodhimi ka tejkaluar planifikimin deri në 110%. Krahasimisht, në dhjetor 2024 realizimi i prodhimit ishte 76.5%, ndërsa në dhjetor 2025, falë përfundimit me sukses të remonteve vjetore dhe ndërhyrjeve modernizuese, si dhe me rënien e temperaturave dhe operimin paralel të pesë njësive gjeneruese, KEK ka tejkaluar planin e prodhimit me 102%. Periudhat me realizim më të ulët lidhen drejtpërdrejt me fazat intensive të modernizimit dhe remonteve të planifikuara. Megjithatë, në nivel vjetor, KEK ka ruajtur stabilitetin e sistemit energjetik kombëtar dhe ka përmbushur objektivat strategjike të prodhimit.

Realizimi vjetor prej 97% nuk përfaqëson vetëm një tregues statistikor, por është mbi të gjitha dëshmi konkrete e përkushtimit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë së lartë të stafit teknik dhe të të gjithë punonjësve të KEK-ut, të cilët, përmes punës së palodhshme dhe angazhimit në terren, kanë garantuar funksionimin stabil dhe të sigurt të sistemit prodhues edhe në kushte jashtëzakonisht sfiduese. Ky rezultat është mbështetur dhe koordinuar nga strukturat menaxheriale, në funksion të krijimit të kushteve të nevojshme për realizimin e kësaj performance.

Ky rezultat konfirmon se KEK jo vetëm që po kalon nëpër një proces të thellë transformimi, por po e realizon këtë transformim duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit energjetik të Republikës së Kosovës, si dhe duke ndërtuar themelet e një sistemi energjetik modern, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të ardhmen.

Continue Reading

Të kërkuara