Lajmet

Sot seanca statusore ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Published

on

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të mbahet konferenca statusore në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimit.

Seanca statusore do të mbahet sot në orën 11:00./UBTNews

Lajmet

Scamacca largohet nga grumbullimi me Italinë

Published

on

Gianluca Scamacca është detyruar të tërhiqet nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar të Italisë, pasi ende po ndjen efektet e dëmtimit të rëndë në gju që pësoi sezonin e kaluar, sipas raportimeve të fundit.

Scamacca ishte midis 28 lojtarëve të thirrur në skuadrën e parë të kombëtares italiane nga Gennaro Gattuso që nga emërimi i tij si trajner i përgjithshëm.

Ish-sulmuesi i West Ham ka luajtur si titullar në të dyja ndeshjet e para të Atalantës në Serie A të sezonit 2025-26, dhe tashmë është jashtë formacionit në ligë, pavarësisht se mungoi në pjesën më të madhe të sezonit 2024-25 për shkak të lëndimit.

Skamacca pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar (ACL) gjatë një ndeshjeje miqësore para sezonit gushtin e kaluar dhe, megjithëse ishte rikthyer në fushë në janar, ai pësoi një tjetër dëmtim serioz, këtë herë në kofshë, i cili gjithashtu kërkoi ndërhyrje kirurgjikale për t’u zgjidhur.

Edhe pse ishte mjaftueshëm i aftë për të luajtur si titullar për Atalantën në dy ndeshjet e para të sezonit, Scamacca ka vuajtur përsëri nga dhimbjet në gju gjatë pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Kjo do të thotë që Scamacca nuk do të jetë i përfshirë në asnjërën nga dy ndeshjet e ardhshme të Italisë, të cilat zhvillohen kundër Estonisë të premten në mbrëmje dhe kundër Izraelit të hënën./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Sulmi ndaj nxënësve në Tetovë, Taravari kërkon mbrojtje urgjente për të rinjtë shqiptarë

Published

on

By

Arben Taravari, ish-ministër i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për sulmin e fundit të dhunshëm në Tetovë, ku mbi 20 huliganë të grupit “Vojvoda” kanë sulmuar dy nxënës shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike.

Në Tetovë janë sulmuar verbalisht dhe më pas janë rrahur dy të rinj shqiptarë, sepse sipas agresorëve bëjnë problem që janë shqiptarë”.

Përveçse dënoj këtë krim dhe kërkoj zgjidhje ligjore urgjente, apeloj tek të gjitha institucionet ndërkombëtare të tregojnë vëmendje në mbrojtje të popullit tonë, i cili aktualisht është i përndjekur dhe i pambrojtur në këtë shtet”,  ka shkruar Taravari në Facebook./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarës për spiunazh

Published

on

By

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj J.GJ., për veprën penale “Spiunazh”.

J.GJ. akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më 28.02.2025, në cilësinë e zyrtares të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me vetëdije dhe me dashje ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë“, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit e dyshuara mbante pozitën “Zyrtare e Programit Kombëtar” në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Regjionin e Mitrovicës.

Ajo akuzohet nga Prokuroria Speciale se ka siguruar dhe shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për interes të BIA-s. Këto veprime, sipas Prokurorisë, kanë cënuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës, si dhe kanë vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve dhe personelit ndërkombëtar të OSBE-së në Kosovë.

Bazuar në njoftimin e Prokurorisë Speciale, J.GJ.nga pozita e saj në OSBE, dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuari për spiunazh A.V., gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE-së, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit dhe dënimin e saj konform ligjeve në fuqi./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

Rrjedha e ujit në klasa, Inspektoriati inspekton shkollën “Ismail Qemali”

Published

on

By

Pas mbylljes së një gypi të kanalizimit që rezultoi në hyrjen e ujit në disa klasa të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, inspektoriati sanitar ka vizituar këtë shkollë dhe ka dalë me rekomandime për të.

Gjatë ditës së djeshme prindërit kanë dal në protestë para shkollës duke kërkuar që ky problem të zgjidhet sa më shpejt.

Drejtoresha e shkollës, Mimoza Krasniqi u deklarua se procesi mësimor po zhvillohet normalisht, pasi që problemi nisi të zgjidhet për rrjedhën e gypit të ujërave të zeza.

Për shkak të rrjedhjeve të ujit në bodrumin e shkollës, në atë bodrum kanë pësuar katër klasë të paradites dhe katër të pasdites, që i bie gjithsej tetë klasa. Prindërit normalisht janë revoltuar duke menduar se nuk po bëhet zgjidhje dhe kanë mbajtur protestë, por zgjidhja edhe pse nuk është përfunduar, ka filluar të zgjidhet me disa probleme të pusetës së jashtme të shkollës, ndërsa sot, pikërisht për atë problem, se a është bërë një zgjidhje dhe se a janë marrë masa nga drejtoria e shkollës dhe arsimit, ishin inspektoriati sanitar të cilët kanë parë klasat, fillimin e punimeve për zgjidhjen e problemit dhe erdhën në një konkluzion se duhet patjetër të bëhet gëlqerosja e objektit në katin e bodrumit. Ka pasur edhe rekomandime tjera të cilat veç kanë filluar të realizohen. Që puseta të rregullohet patjetër, që të ketë bashkëpunim me ndërmarrjen publike banesore që puseta të rregullohet me standarde që i cakton inspektorati”, tha ajo.

Dje, disa nxënës të Shkollës Fillore “Ismail Qemali” dhe prindërit e tyre, kanë protestuar para objektit shkollor duke kërkuar kushte për zhvillimin e mësimit, pas shpërthimit të “një gypi të kanalizimit”.

S’ka kushte, s’ka mësim”, “Shkolla pa kushte, e ardhme pa shpresë”, ishin disa nga mbishkrimet që nxënës të kësaj shkolle mbanin dje në duar. Derisa ndërrimi i pasdites zhvilloi të martën mësimin, klasat e pesta e bojkotuan tërësisht.

Të pakënaqur me gjendjen higjienike në shkollë për shkak të këtij problemi u shprehën prindërit që kishin dal të protestonin./D.B/KP/Telegrafi

Continue Reading

Të kërkuara