Kronikë e zezë

Sot pritet të nis rigjykimi ndaj të akuzuarve për vrasje në lokalin “Bon Vivant”

Vrasja ka ndodhur më 13 tetor të vitit 2014.

Published

on

Pas kthimit në rigjykim nga Gjykata Supreme, sot pritet të nis rigjykimi ndaj Masar Gërdovit dhe Sherif Krasniqit, të cilët akuzohen se më 13 tetor të vitit 2014 në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, kishin privuar nga jeta rojën e këtij lokali, të ndjerin Rrahman Uka.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë dy herë aktgjykime dënuese, mirëpo këto aktgjykime ishin anuluar nga instancat më të larta të gjyqësorit.

Së fundmi Gjykata Supreme ka vendosur që Themelorja sërish ta gjykoj rastin ndaj të akuzuarve Gërdovci dhe Sherifi, pasi që sipas kësaj gjykate, të dënuarit janë shpallur fajtorë për veprime të cilat dallojnë nga ato për çka janë akuzuar.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur dy herë për këtë rast, fillimisht në vitin 2019, ku kishte shpallur fajtor për vrasje vetëm të akuzuarin Gërdovci, e më pas në vitin 2020 ku kishte shpallur fajtorë dy të akuzuarit për vrasje në bashkëkryerje.

Më 22 janar 2019 ishte shpallur aktgjykimi ndaj të akuzuarve, pasi paraprakisht ishte kuptuar se tre muaj para se të ngitej aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit, Prokuroria kishte asgjësuar provat në këtë rast.

Para shpalljes së aktgjykimit gjykatësja e ngarkuar me këtë lëndë, Suzana Qerkini, kishte kërkuar nxjerrjen e dy ekspertizave forenzike, por gjykatësja Qerkini më pas kishte njoftuar palët në procedurë se nëpërmes përgjigjes me shkrim nga Agjencia Kosovare e Forenzikës, kishte njoftuar se arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra penale në këtë rast nuk ishte dorëzuar fare në agjenci.

Lidhur me këtë gjykatësja Qerkni, kishte njoftuar palët se përmes një raporti nga Drejtoria Rajonale e Policisë, ishte njoftuar se arma në fjalë, është shkatërruar.

Me aktgjykimin e vitit 2019, Masar Gërdovci ishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, pasi që ishte shpallur fajtor për vrasje, ndërkaq Sherif Krasniqi, ishte dënuar me 4 vjet e 3 muaj, për veprën penale pjesëmarrje në rrahje, pasi që ndaj tij ishte bërë ricilësimi i veprës penale nga vrasje e rëndë në bashkëkryerje, në pjesëmarrje në rrahje.

Dënimi prej 4 vite e tre muaj ndaj Krasniqit kishte qenë bazuar në nenin 190, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës, i cili për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” parasheh dënimin me gjobë ose me burgim deri në 3 vite. Andaj vendimi i gjykatës për të shqiptuar një dënim më të lartë sesa ai që është paraparë me Kodin Penal të Kosovës konsiston në shkelje kushtetuese dhe ligjore nga ana e gjykatës, çfarë e bënë këtë aktgjykim kundër kushtetues dhe të kundërligjshëm.

Ky vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë është ankimuar në Gjykatën e Apelit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe mbrojtësit e të akuzuarit të cilët kishin kërkuar rigjykim.

Kolegji i gjyqtarëve të Apelit i përbërë nga kryetari Xhevdet Abazi, gjyqtari referues Abdullah Ahmeti dhe anëtari Kreshnik Radoniqi, më 18 tetor 2019, kishin shqyrtuar ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të dënuarve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, nuk ishte pajtuar me ricilësimin e veprës penale ndaj të akuzuarit Krasniqi, pasi që sipas saj gjykata e shkallës së parë gabimisht ka bërë ricilësimin e veprës penale.

Mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Haxhi Millaku nuk ishte pajtuar me vendimin e gjykatës që ndaj të mbrojturit të tij të shqiptoj dënim më të lartë sesa ai i paraparë me Kodin Penal të Kosovës pasi që sipas tij dënimi prej 4 vjet e 3 muaj ndaj të mbrojturit të tij, siç tha ai, e tejkalon maksimumin e dënimit të paraparë me Kodin Penal të Kosovës.

Rigjykim për të mbrojturin e tij kishte kërkuar edhe avokati Besnik Berisha, duke konsideruar se i mbrojturi i tij, Masar Gërdovci nuk është kryerës i veprës penale.

Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim duke konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit. Sipas Apelit, arsyet e dhëna në aktgjykim janë të paqarta dhe kundërthënëse.

Disa muaj pas kthimit në rigjykim Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar seancën e rigjykimit në këtë rast.

Pas rigjykimit i cili kishte zgjatur dhjetë muaj gjykata e shkallës së parë sërish kishte marr aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”.

Sipas aktgjykimit që ishte shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini, i akuzuari Gërdovci ishte dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të vrasjes në bashkëkryerje, ndërsa të njëjtit gjykata i ka shqiptuar edhe 1,500 euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Ky aktgjykim ishte atakuar sërish në Gjykatën e Apelit, ka qenë Prokuroria ajo që ka kërkuar ashpërsimin e dënimit ndaj të akuzuarve.

Ankesë mbi të gjitha bazat ankimore kishin ushtruar mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Naim Rudari dhe Haxhi Millaku.

Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesën e prokurorisë dhe dënimin ndaj të akuzuarit Krasniqi e kishte ashpërsuar në 8 vite burgim, derisa pjesa tjetër e aktgjykimit kishte mbetur e pandryshuar.

Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë  me këtë lëndë ka qenë e ngarkuar gjykatësja Suzana Qerkini, e cila në trupin e parë gjykues kishte pasur gjykatësit Vesel Ismajli dhe Shpresa Hasaj – Hyseni, ndërkaq pas rigjykimit kishte qenë në trup gjykues me gjykatësen Shpresa Hasaj – Hyseni dhe gjykatësin Isuf Makolli.

Në Gjykatën e Apelit kjo lëndë ishte gjykuar dy herë nga kolegji i njëjtë përbërë nga gjykatësit Xhevdet Abazi, Abdullah Ahmeti dhe Kreshnik Radoniqi.

Ndërsa në Gjykatën Supreme, kjo lëndë është gjykuar nga gjykatësit Mejreme Memaj, Nesrin Lushta dhe Agim Maliqi.

Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015.

Ata akuzoheshin se në bashkëkryerje, kishin privuar nga jeta të ndjerin Uka, duke kryer kështu veprën penal, vrasje të rëndë, dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas prokurorisë, më 13 tetor 2014, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, kishin shkuar në lokalin “Bon Vivant”, i cili gjendet në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, me të hyrë brenda në lokal, menaxheri i lokalit Ilir Misini, i pyet të pandehurit se a kishin rezervuar ku të njëjtit ishin përgjigjur “Ne asnjëherë nuk kemi bërë rezervim”, dhe kishin vazhduar të ulen në tarracë, në pjesën e pasme të lokalit.

Në aktakuzë thuhet se menaxheri i lokalit i kishte thënë tani të ndjerit Rrahman Uka, të merret me të pandehurit që t’i largoi nga lokali, i cili ishte ofruar tek tavolina ku ishin ulur ata, me qëllim për t’i larguar nga lokali pasi të njëjtit nuk kishin rezervim.

Sipas aktakuzës, sapo Uka largohet dhe hynë në sallën e lokalit, të pandehurit ngritën nga tavolina dhe shkojnë në drejtim të tij, ku fillojnë ta sulmojnë me grushte.

Gjithnjë sipas aktakuzës, me qëllim që ta privojnë nga jeta fillimisht Masar Gerdovci, e kishte nxjerrë revolen nga çanta e tij dhe kishte shtënë në drejtim të punëtorit të sigurimit Rrahman Uka, i cili ishte përulur në atë moment për t’i shmangur goditjeve.

Në aktakuzë thuhet se , Uka me tu ngritur në këmbë niset në drejtim të tashmë të pandehurve që në moment ishte duke shkuar në drejtim të daljes nga lokali, papritmas i pandehuri Sherif Krasniqi, me dashje që ta provoi nga jeta merr revolen nga Masar Gërdovci dhe shkrep dy herë në drejtim të tani të ndjerit me, ç’rast e plagos në regjionin e gjoksit dhe si pasojë e gjakderdhjes masive nga plagët e marra ndërron jetë në QKUK.

Kronikë e zezë

Vjedhje të shumta në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës brenda 24 orëve njofton se janë raportuar një seri vjedhjesh të rënda, duke përfshirë banesa, lokale, kompani dhe infrastruktura publike. Një nga rastet ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar, ndërsa hetimet për të gjitha ngjarjet e tjera vazhdojnë.

Në Prishtinë, në rrugën “Malush Kosova”, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një banesë, prej nga kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Ndërkohë, në një rast tjetër në rrugën “Agim Ramadani”, pas hetimeve policia ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme ari nga një lokal. Nga ai është sekuestruar edhe një veturë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raste vjedhjesh janë raportuar edhe në Fushë Kosovë, përkatësisht në fshatin Sllatinë, ku është vjedhur një trafo e energjisë elektrike nga një shtyllë, si dhe naftë nga një kamion dhe makineri të tjera pune.

Në Gjilan, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objektin e një kompanie në rrugën “Enver Rexhepi”, prej nga kanë vjedhur fije metalike të bakrit.

Ndërsa në Ferizaj, është raportuar se janë vjedhur para nga një arkë, ku përveç kësaj janë shkaktuar edhe dëme materiale duke dëmtuar dy dyer.

Të gjitha rastet janë duke u hetuar nga organet kompetente në koordinim me prokurorin.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Ferizaj

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur në Ferizaj, ku një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Aksidenti është raportuar mbrëmjen e 30 marsit në fshatin Vrosh.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:03 dhe ka përfshirë dy automjete. Si pasojë, drejtuesi i njërit prej automjeteve ka pësuar lëndime trupore. I njëjti, pasi ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, është përplasur me një shtyllë betoni të rrjetit elektrik.

I dyshuari aktualisht ndodhet nën trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa është edhe nën mbikëqyrjen e policisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Fushë Kosovë 

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar një person i dyshuar për dhunim në Fushë Kosovë.

Rasti kishte ndodhur më 10 dhjetor 2025, rreth orës 10:30, dhe i dyshuari ndodhej në kërkim që nga ajo kohë.

Më 30 mars 2026, ai është paraqitur për intervistim me ftesë të prokurores.

Pas bisedës me autoritetet, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar direkt në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i huaj, me substancë narkotike

Published

on

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është regjistruar dje në Vermicë.

Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dje gjatë një kontrolli të një mashkulli shtetas i huaj, është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 40 gramë substancë  narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara