Kronikë e zezë

Sot pritet të nis gjykimi në rastin e njohur si “Toka 2”

Sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të nis gjykimi në rastin e njohur si “Toka 2”.

Published

on

Gjykimi do të vazhdojë për të akuzuarit Nexharije Hoti, Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu dhe Avni Maxhuni, të cilët akuzohen për “Krim të organizuar”, “Nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore”, “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, “Shpëlarje e parasë” dhe vepra të tjera.

Kurse, ndaj të akuzuarve Reshat Fetahu dhe Gani Ademi ka arritur parashkrimi absolut ndaj tyre për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Deri tani nuk është mbajtur asnjëherë seanca e shqyrtimit gjyqësor, pas vërtetimit të aktvendimit nga Gjykata e Apelit lidhur me kundërshtimin e provave dhe kërkesës për hudhjen e aktakuzës.

Ky rast fillimisht ishte gjykuar nga gjykatësi i krimeve të rënda, Beqir Kalludra, mirëpo me avancimin e tij në Gjykatën e Apelit, lënda nga 3 shkurti 2021 kishte kaluar tek gjykatësi Kushtrim Shyti, i cili nuk ka mbajtur asnjë seancë në këtë rast.

Kurse, më 11 tetor 2021, kjo lëndë ka kaluar në Departamentin Special tek gjykatësja Shadije Gërguri, sipas vendimit të marrë nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ngarkimin e këtij departamenti edhe me lëndë të Krimeve të Rënda.

Ndërsa, gjykatësja Gërguri, menjëherë pas pranimit të shkresave të lëndës dhe shqyrtimit të tyre, duke vepruar sipas detyrës zyrtare më 8 nëntor 2021 ka marrë aktvendim për hudhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës penale ndaj të akuzuarve Fetahu dhe Ademi për shkak se në gusht të këtij viti kishte arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Ndryshe, në këtë rast fillimisht të akuzuar kishin qenë 24 persona, por Gjykata Themelore në Prishtinë, në shtator të vitit 2018, kishte hudhur poshtë aktakuzën për 17 nga ta.

Të gjithë të pandehurit, po akuzoheshin për blerjen e 36 hektarë tokë të Komunës së Prishtinës dhe Graçanicës, të privatizuara me çmime shumë më të ulëta, se sa çmimi real i tregut.

Duke vendosur lidhur me kundërshtimet e mbrojtjes së të akuzuarve, kryetari i trupit gjykues gjykatësi Beqir Kalludra, kishte hudhur aktakuzën ndaj të akuzuarve për shpëlarje të parave, Arton Vila, Bejtush Zhugolli, Dalip Brahimi, Jeton Govori, Xhabir Kajtazi, Isak Ademi, Albion Mulaku, Lirim Zeka, Agim Jerlia, Gëzim Rama, Basri Beka, Enver Bajrami, Gani Ferizi, Fehmi Ferizi, Bislim Bajrami, Bajram Gashani dhe Shaip Krasniqi.

Ndërsa, ai kishte aprovuar pjesën e aktakuzës ndaj të akuzuarve tjerë në këtë rast, Nexharije Hoti, Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Reshat Fetahu, Gani Ademi, Avni Maxhuni dhe tani të ndjerës, Sh.M.

Gjykata e Apelit më 29 tetor 2018 kishte vërtetuar aktvendimin e themelores sa i përket të akuzuarve për shpëlarje parash, si dhe të akuzuarve, Prishtina, Emërllahu, Maxhuni dhe Sh.M.

Kurse, ajo kishte kthyer në rivendosje lëndën sa i përket të akuzuarve Ademi, Hoti dhe Fetahu.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet për dhunim të një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, i dyshuar për veprën penale të dhunimit.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 15 qershor 2026, rreth orës 15:00. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet për dhënie ryshfeti

Published

on

Në Pikën Kufitare Bërnjak, dje  rreth orës 16:15, është arrestuar një shtetas i Serbisë nën dyshimin për dhënie ryshfeti zyrtarëve policorë.

Sipas policisë, i dyshuari ka tentuar të ofrojë 30 euro për të kaluar kufirin dhe për të hyrë kundërligjshëm në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë janë sekuestruar në vendngjarje.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia zbulon tetë bimë kanabis në një shtëpi në Kaçanik

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar tetë bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa gjatë një kontrolli të realizuar në Kaçanik.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:30 në rrugën “UÇK-ja”, pas pranimit të informatave se në një pronë po kultivoheshin bimë narkotike.

Njësitë policore kanë kryer kontroll në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tetë vazo me bimë të mbjella kanabis sativa, si dhe shishe që dyshohet se përdoreshin për ujitjen e tyre.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Hetimet për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës së kanabisit” janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje raportohen në Prishtinë dhe Mitrovicën e Jugut

Published

on

Në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Mitrovicën e Jugut, bëjnë të ditur raportet policore.

Në Prishtinë, më 15.06.2026 rreth orës 11:30, një viktimë femër kosovare ka raportuar se është sulmuar nga nëna dhe bashkëshorti i saj. Palët janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Mitrovicën e Jugut më 14.06.2026 rreth orës 21:00, një person mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër të po kësaj dite, rreth orës 23:51, policia është njoftuar për dhunë psikike të ushtruar vazhdimisht nga bashkëshorti ndaj viktimës. Palët janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara