Sport
Sot përballen Prishtina dhe Feronikeli
Published
5 years agoon
By
Betim GashiSot fillon java e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll. Sot luhet vetëm një ndeshje, ajo mes Prishtinës dhe Feronikelit.
Prishtina renditet e 3-ta me 24 pikë të tubuara duke mos pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit rresht (katër fitore e një barazim), por edhe Feronikeli në tre ndeshjet e fundit nuk ka pësuar humbje (dy fitore e një barazim), megjithatë skuadra e “industrialistëve” ndodhet e 5-ta me 19 pikë të tubuara.
“Mendoj se të gjitha ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor është e rëndësishme dhe gjithsecila më e vështirë se tjetra dhe që të gjitha pretenduese për kreun e tabelës. Shpresoj që me lojë të mirë të korrim fitore në përballjen me Feronikelin të cilët kanë ekip të mirë edhe pse nuk e kanë pasur formën optimale nga fillimi i kampionatit. Janë ekip i rrezikshëm, por ne do të mundohemi të kryejmë detyrat tona të cilat i kemi për të arritur objektivin që kemi. Kam formë të mirë momentale, shpresoj të vazhdoj njëjtë, por më shumë besoj që duhet gjithsecili së pari t’i ndihmoj ekipit edhe më shumë”, ka thënë mesfushori Endrit Krasniqi i cili në tre ndeshjet e fundit ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar një asistim./UBTNews
Sport
Pesë me radhë! Trepça konfirmon formën kampione
Published
10 minutes agoon
February 19, 2026By
UBTNews
KB Trepça ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke shënuar fitoren e pestë radhazi, pasi mposhti KB Bashkimin me rezultat bindës 91-72.

Ndeshja nisi me Bashkimin që u paraqit mirë dhe tregoi iniciativë në parket, por në pjesën e dytë Trepça arriti të rikthehet në lojë dhe të marrë kontrollin e takimit.
Mitrovicasit ngritën ritmin, përmirësuan organizimin në sulm dhe shfaqën stabilitet më të madh në mbrojtje, duke e përmbysur rrjedhën e sfidës.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes, Trepça dominoi lojën dhe menaxhoi epërsinë e krijuar, duke e thelluar diferencën deri në rezultatin përfundimtar 91-72.
Më i dalluari në këtë përballje ishte Mustapha Amzil, i cili u shpall MVP i ndeshjes falë një paraqitjeje të shkëlqyer dhe ndikimit të madh në lojën e skuadrës së tij.
Me këtë triumf, Trepça konfirmon formën e lartë dhe ambiciet serioze në kampionat, ndërsa Bashkimi do të synojë rikthimin në ndeshjet e ardhshme.
Sport
Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e Kupës së Kosovë
Published
19 hours agoon
February 18, 2026By
UBTNews
Finalja e shumëpritur e Kupës së Kosovës do të zhvillohet sonte, ku KB Bashkimi do të përballet me rivalin e fortë KB Trepça.
Ndeshja finale do të nisë në ora 19:30 dhe do të luhet në palestrën Palestra Mizahir Isma në Rahovec, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe përkrahje e madhe nga tifozët.
Bashkimi hyn në këtë përballje me synimin e qartë për ta ngritur trofeun para publikut vendas, ndërsa Trepça synon ta rrëmbejë Kupën dhe ta kurorëzojë me sukses këtë edicion.
Të dy skuadrat kanë treguar formë të mirë gjatë rrugëtimit drejt finales, duke premtuar një duel spektakolar dhe rivalitet të fortë deri në sekondat e fundit.
Sport
Mario Ilievski, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovë
Published
23 hours agoon
February 18, 2026By
UBTNews
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka shpallur futbollistin më të dalluar të javës së 20-të në Superligë: Mario Ilievski i FC Prishtina.
Ilievski ishte protagonist absolut në ndeshjen kundër FC Llapi, ku Prishtina arriti fitore të thellë 4:1, me dy gola të shënuar nga vetë ai.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, duke e shpallur Ilievskin lojtarin më të mirë të javës.
Pas marrjes së çmimit, Ilievski u shpreh:
“Është kënaqësi të zgjidhesh lojtari më i mirë i javës. Kjo është një motiv shtesë për mua, por edhe për tërë ekipin. Pas ndeshjes me Ballkanin erdhëm të mërzitur, por penalltitë janë gjithmonë çështje fati. Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe një emër shumë i madh në të gjithë rajonin e Ballkanit, andaj do të luftojmë për kreun e tabelës, sidomos tani me trajnerin e ri, me të cilin po i përgatisim ndeshjet shumë mirë.”
Me këtë performancë, Ilievski konfirmon se është një nga lojtarët kyç të Prishtinës, dhe një faktor vendimtar në garën për kreun e Superligës.
Sport
Këta janë sportistët më të paguar në Lojërat Olimpike në Itali
Published
23 hours agoon
February 18, 2026
Lojtarët e NHL (Liga Kombëtare e Hokejit) do të jenë ndër më të paguarit në Lojërat Olimpike në Milano dhe Cortina, por fitimi më i madh në këto Lojëra vjen nga pistat e skive, me rreth 23 milionë dollarë të ardhura gjatë 12 muajve të fundit. Këtu është vendi ku Lindsey Vonn, Ilia Malinin, Chloe Kim dhe olimpianë të tjerë janë në podiumin financiar.
Lojërat Olimpike Dimërore në Milano dhe Cortina mblodhën rreth 2,900 garues nga më shumë se 90 vende që do të marrin pjesë në 116 disiplina. Për shumicën – madje edhe disa që janë të destinuar të bëhen kampionë – sporti i tyre i zgjedhur nuk mbulon shpenzimet e jetesës. Në fakt, kur merren në konsideratë kostot e konsiderueshme të udhëtimit dhe stërvitjes, lavdia sportive në skenën globale mund të jetë një humbje neto.
Por në Lojërat e vitit 2026, ekziston një grup i zgjedhur atletësh që mund ta përballojnë lehtësisht çmimin e arit.
Së pari, ndërsa Lojërat Olimpike Dimërore nuk do të përfshijnë yjet e NBA-së, golfit dhe tenisit, pagat e të cilëve të mëdha dominojnë Lojërat Verore dhe shpesh i vendosin ata në listën vjetore të Forbes të atletëve më të paguar në botë, turneu i hokejit për meshkuj në Milano përfshiu 146 lojtarë të NHL-së. Liga, e cila nuk i ka lejuar lojtarët e saj të luajnë në Lojërat Olimpike që nga viti 2014, ka një pagë minimale prej 775,000 dollarësh këtë sezon. Nëntë nga 10 anëtarët e listës së Forbes të lojtarëve më të paguar të NHL-së – e cila përfshin edhe të ardhurat nga sponsorizimet dhe punët e tjera – do të performojnë në Itali. (I vetmi përjashtim është portieri i New York Rangers, Igor Shestjorkin, Rusia e të cilit nuk mund të garojë për shkak të luftës në Ukrainë).
Lojtarët e hokejit nuk janë në krye megjithatë
Në krye të asaj liste të lojtarëve të hokejit është sulmuesi Auston Matthews i ekipit amerikan, të cilit Toronto Maple Leafs i paguajnë më shumë se 15 milionë dollarë këtë sezon. Ai gjithashtu fiton rreth pesë milionë dollarë nga akulli. Megjithatë, edhe ato 20 milionë dollarë nuk janë të mjaftueshme për ta bërë atë olimpianin më të paguar këtë vit.
Ky nder i shkon Eileen Gu, një skiatore amerikane e stilit të lirë që përfaqëson Kinën, vendlindjen e nënës së saj, në garat ndërkombëtare. Forbes vlerëson se ylli 22-vjeçar ka fituar 23 milionë dollarë nga pistat (plus rreth 100,000 dollarë në çmime) në 12 muajt e fundit.
Gu dhe kolegët e saj olimpikë mund të rrisin më tej të ardhurat e tyre këto muaj duke u renditur mirë në podium. Kontratat e sponsorizimit në sportet olimpike ndonjëherë përfshijnë bonuse financiare për atletët që fitojnë medalje. Një fitore mund të tërheqë sponsorë të rinj, siç është Vitis (Wheaties), në dritën e vëmendjes së medias pas Lojërave.
Përveç kësaj, disa vende janë të gatshme t’u paguajnë bonuse atletëve të tyre për fitimin e medaljeve. Komiteti Olimpik dhe Paralimpik i SHBA-së, për shembull, ka premtuar 37,500 dollarë për çdo medalje ari, 22,500 dollarë për çdo medalje argjendi dhe 15,000 dollarë për çdo medalje bronzi në Lojërat e këtij viti. Për atletët nga vendi pritës i Italisë, shumat variojnë nga rreth 71,000 deri në 213,000 dollarë. Dy delegacionet në krye të listës janë të gatshme t’i paguajnë pothuajse 800,000 dollarë kampiones.
Pesë me radhë! Trepça konfirmon formën kampione
REL: Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin që të arrijë marrëveshje me SHBA-në
“Rrugica e Snajperëve”
Kryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ndan certifikata për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare
Kurti pret ne takim kryetarin e Ulqinit
Ambasadori australian Richard Mason Rodgers viziton UBT-në dhe vlerëson zhvillimin teknologjik dhe akademik
Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e Kupës së Kosovë
Kryeministri Rama niset drejt Washingtonit për themelimin e Bordit të Paqes
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
