Sport

Sot përballen Barcelona dhe PSG, Neymar e kontakton Messin!

Published

on

Me të ardhmen e Lionel Messit që vazhdon të mbetet shumë e pasigurt sa i përket qëndrimit të tij te Barcelona, ish-shoku i tij i skuadrës, Neymar, me sa duket ka kontaktuar me kapitenin e Barcelonës për një transferim në Paris Saint-Germain.

Superylli brazilian, Neymar luajti së bashku me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë për katër sezone në LaLiga midis viteve 2013 dhe 2017, para se të nënshkruajë për një transferim rekord botëror me gjigandët e Ligue 1.

Është e kuptueshme që Manchester City i Pep Guardiolas është gati të bëjë një tentativë për ta sjellë Messin në Premier League, por PSG-ja e Mauricio Pochettinos duket se po i prinë bindshëm kësaj gare.

Ndërkohë sot zhvillohet ndeshja e parë e fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, por Neymar nuk do të paraqitet për shkak të lëndimit.

Lajmet

​Atalanta e Gjimshitit zgjat agoninë e Fiorentinës

Published

on

Futbollistët e Atalantës mposhtën Fiorentinën me rezultat 2:0, në xhiron e 13-të të Serie A, ku ndeshja u dominua nga skuadra vendase, e cila tregoi edhe një herë dëshpërimin që Fiorentina ka ofruar këtë sezon.

Skuadra e Berat Gjimshitit kaloi në epërsi në minutën e 41-të me anë të Kossounou, me një asistim nga De Ketelaere.

Në pjesën e dytë pamë një tjetër gol, përsëri në portën e “Viola”, dhe shënuesi i golit të dytë për ekipin vendas ishte Lookman në minutën e 51-të.

Atalanta është e 11-ta në tabelë me 16 pikë, ndërsa Fiorentina e parafundit me vetëm gjashtë pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Volejbollistja Julia Azevedo shpëton mrekullisht pas një sulmi me armë në Rio de Janeiro

Published

on

Volejbollistja braziliane Julia Azevedo, 28 vjeç, ka mbijetuar pas një tentative grabitjeje gjatë së cilës u qëllua në shpinë në Rio de Janeiro.

Ngjarja ndodhi ndërsa ajo po udhëtonte me babanë e saj, Marcos, i cili gjithashtu shpëtoi. Plumbi kaloi pranë shtyllës kurrizore dhe organeve vitale të Azevedos, duke e shpëtuar nga pasoja më serioze.

Julia ndau përvojën në Instagram, duke thënë se ndihet “e lindur përsëri” dhe se do të bëjë një pushim të përkohshëm nga volejbolli për t’u rikuperuar. Ajo falënderoi stafin mjekësor, policinë dhe tifozët për mbështetjen.

Babai i saj, i cili është nënkryetar i klubit Tijuca Tenis Clube, shprehu mirënjohje ndaj Zotit që familja e tij ka mbijetuar.

Azevedo pritet të rikthehet në stërvitje brenda një muaji dhe shpreson të luajë në ndeshjen e fundit të Superligës më 22 dhjetor.

Klubi i saj konfirmoi se volejbollistja është jashtë rrezikut për jetën dhe po shërohet në shtëpi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Pas fitores ndaj Barcelonës, Terry shpërthen në lavde për yllin e Chelseat

Published

on

John Terry ka lavdëruar Marc Cucurellën, duke e cilësuar si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, pas triumfit 3-0 të Chelseat ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Ish-kapiteni legjendar i londinezëve u shpreh se e impresionuan agresiviteti, forca në duelet një-kundër-një e kontributi ofensiv i spanjollit:

“Ai është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në futbollin botëror për momentin. Ka gjithçka që dua të shoh te një lojtar i Chelseat.”

Cucurella ishte ndër lojtarët më vendimtarë të ndeshjes, duke ndalur plotësisht sensacionin e Barcelonës, Lamine Yamal. Edhe Wayne Rooney e vlerësoi për një nga paraqitjet më të forta të një mbrojtësi të majtë në vitet e fundit.

Portieri Robert Sanchez shtoi se bashkëkombësi i tij e kishte Yamalin “krejtësisht nën kontroll” gjatë gjithë takimit.

Mbrojtësi spanjoll ka kaluar një transformim të madh pas një fillimi të vështirë te Chelsea, duke u shndërruar në një lojtar kyç dhe një nga më të qëndrueshmit në dy sezonet e fundit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalja e plejofit Sllovaki – Kosovë do të luhet në Bratislavë

Published

on

Federata e Futbollit e Sllovakisë ka vendosur që gjysmëfinalen e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026 kundër Kosovës ta zhvillojë në Bratislavë. Opsione të tjera ishin stadiumet e qyteteve Trnava dhe Košice.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës, Peter Palençik, shpjegoi arsyet pas këtij vendimi:

“Pas shortit të ndeshjeve të plejofit, morëm në konsideratë opsionet. U analizuan stadiumet e Bratislavës, Trnavës dhe Košicës, duke marrë parasysh kushtet, mundësitë dhe kompleksitetin e përgatitjes së një ndeshjeje të tillë. Logjistika për mbërritjen dhe qëndrimin e të dy ekipeve, kapaciteti i stadiumit dhe mundësia e ndërhyrjes në rast të ndonjë situate të paparashikuar ishin faktorë vendimtarë. Në fund, vendosëm që ndeshja të zhvillohet në Bratislavë dhe ia kemi komunikuar këtë edhe UEFA-s”, tha Palençik për “futbalsfz.sk”.

Kapaciteti i stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja është 22,500 ulëse, dhe tribunat janë tërësisht të mbuluara.

Stadiumi u lëshua për shfrytëzim pas rinovimit në vitin 2013. Ndeshja është caktuar për 26 mars, ora 20:45. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara