Lajmet

Dëshmitari britanik: Asnjëherë nuk e kam parë Thaçin të jepte urdhra

Published

on

E përditësuar:

14:11 – John Stewart Ducan, dëshmitari i tretë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, tha të hënën para Dhomave të Specializuara se nuk kishte parë asnjëherë që Thaçi të jepte urdhra.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, në ditën e parë të dëshmisë së tij në Hagë, ai tha se Thaçi shihej si politikan dhe jo komandant i UÇK-së.

“Asnjëherë nuk e kam parë të jepte direktiva apo urdhra, ishte qartë që kishim të bënim me dy lloj njerëzish, e para, kishim të bënim me ushtarakun apo oficerin e nivelit të lartë, dhe e dyta ishte politikani. Kjo ishte përshtypja që më është krijuar mua.

Ai u përgjigj me “jo” kur u pyet nëse Thaçi ishte kryekomandant apo komandant i përgjithshëm i UÇK-së.

Mbrojtja: A mendoni ju se në realitet Hashim Thaçi ishte kryekomandant i UÇK-së?

Duncan: Jo, sepse nuk kam parë asnjë dëshmi, asnjë provë të kësaj gjëje.

Mbrojtja: Nëse do të kishte qenë në një pozicion të tillë, çfarë provash do kishit parë ju. Mbase pyetja që do të bëja është, kush është një person, çfarë detyra ka një person që është komandant i përgjithshëm?

Duncan: Përkufizimet janë dhënë në fakt, por nuk janë përkufizime të cilat njihen apo pranohen nga persona si puna ime. Atëherë komandanti i përgjithshëm lidhet kryesisht me komandimin dhe kontrollin. Komandimi ka të bëjë me të drejtën e lëshimit të urdhrave, direktivave, ndërkohë që kontrollimi në vetvete ka aftësinë për ta kryer këtë komandim dhe për të siguruar që urdhrat e dhënë apo udhëzimet e dhëna realizohen në mënyrë efektive.

“Mënyra se si silleshin ata me të [Thaçin] gjatë negociatave ishte tillë që ata i trajtonin atë si krahun politik, që kishte një lloj autoriteti por jo si dikë për të cilin kishin respekt ushtarak, ishte shumë e dukshme kjo. Ata e respektonin gjeneral Çekun sepse ai ishte oficer ushtarak me profesion, dhe atë e shihnin si profesionist por kur mbërriti Hashim Thaçi kishte një lloj tensioni sikurse ndodh zakonisht në atë kohë, ishte tension tipik që ndodh kur mbërrin një person që është politikan dhe kur në biseda janë të përfshirë edhe oficerë ushtarak. Mendoj që ata e kanë parë Thaçin si një politikan të rëndësishëm për kauzën e tyre por nuk e kanë parë si komandant ushtarak, dhe kjo është përshtypja ime lidhur me sjelljen që ata kishin ndaj Thaçit”, tha ai.

Ish-këshilltari politik i gjeneralit Wesley Clark theksoi se në luftë jepen tituj të zmadhuar që nuk përkojnë me realitetin.

“Sipas mendimit tim, bëhej fjalë për një titull të zmadhuar dhe nga përvoja ime personale më kujtohet që në lëvizjet revolucionare afrikane, që kanë ndodhur në një vend ku jam rritur, për shembull guerilëve ju dhanë emra të tillë si gjeneralë, dhe në Francë madje ku kam jetuar për disa vite, liderët e rezistencës mund te thoshin që ky është batalioni X apo Y, por në fakt nuk bëhej fjalë fare për një batalion, ekzistonte tendenca për zmadhim e titujve, kështu që ky është diçka që nuk e mora fare seriozisht dhe nuk u befasova fare, nuk e di nëse mbase ka ardhur nga modeli amerikan që presidenti ka titullin ko9mandant kryesor, por në realitet situata ishte e ndryshme, sipas meje ishte një ekzagjerim, një zmadhim, një titull grandioz me një emër të madh që i jepej dikujt por nuk përkonte me realitetin”, tha ai./D.B/KP

11:23 – John Stewart Duncan, i cili ishte këshilltar politik i ish-komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, gjatë pjesës së parë të dëshmisë së tij në Hagë, tha se UÇK-ja kishte përbërje heterogjoene.

“Ka qenë një grup heterogjen personash, shumë heterogjen, dhe ndryshuan. Përbërja e aktorëve kryesorë, e personave kryesorë, veçanërisht kur fillojë të përshkallëzohej spastrimi etnik kishte disa shtresa, do jap një shembull konkret, kishte pasur persona që kanë qenë ushtarë në armatën jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë, të tjerëve të cilëve iu ishin keqtrajtuar familjet, kështu që motivi i tyre për të rrëmbyer armët ishin i ndryshëm ndonjëherë”, tha ai.

Ai përmendi edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Kishte gra në UÇK. Kishte që ishin abuzuar seksualisht, dhunuar seksualisht, të abuzohet seksualisht një femër shqiptarë është e tmerrshme… Kam takuar shumë nga këto gra dhe kanë qenë shumë mbresëlënëse”, theksoi ai.

Dëshmia e britanikut vjen pasi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u dëgjua ish-ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në negociatat në Rambuje, Paul Williams.

Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi një javë më parë, më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

10:53 – Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i cili gjatë viteve ’90 ishte këshilltar politik i Wesley Clark, komandantit të atëhershëm të NATO-s, në fillim të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, foli për rolin e tij në Kosovë.

Ai tha se detyra e tij ishte ta informonte Clarkun – gjeneralin që udhëhoqi fushatën bombarduese kundër caqeve serbe në vitin 1999.

Ai po përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, avokates Nina Tavakoli, derisa pohoi se e kishte mbuluar edhe punën e UÇK-së. 

“Fokusohesha në informimet, informoja gjeneralin Clark në 7:30 të mëngjesit, më duheshin 45 minuta vozitje deri në vendin ku qëndronte ai, zakonisht zgjohesha, hyja në internet, lexoja të gjithë informatat që mund të gjeja në internet, çka kishte ndodhur në 24 orët e fundit lidhur me Kosovën. Më pas dëgjoja lajmet 24 orët e fundit, hipja në automjet, dëgjoja BBC gjatë rrugës që vozitja, kur shkoja në zyrë lexoja të gjitha kabllogramet diplomatike që ishin shkëmbyer gjatë natës, lexoja shërbimet e monitorimit që mund të kishin konstatuar elemente që nuk ishin konstatuar nga lajmet, lexoja të gjitha vlerësimet e shërbimit informativ. Hyrja në takim, informoja gjeneralin Ëesley Clark, së bashku pastaj shkonim dhe informonim përmes videolidhjes komandantët operativ në teren. Më pas gjatë ditës lexoja kabllogramet nëse vinin, bisedoja me personat që njihja, me gazetarë, me OJQ, me organizata të ndryshëm, me persona të ndryshëm, në mënyrë që të merrja informacion sa më shumë, që të mund të krijoja një panoramë se çka po ndodhte”, tha ai.

Në fillim të dëshmisë së tij, Duncan i cili kishte shërbyer edhe në Shqipëri pas rënies së komunizmit, foli më gjatë për shqiptarët.

“Komuniteti ndërkombëtar e kishte shumë të vështirë të kuptonte deri në detaje tiparet e shqiptarëve, kishin një vlerësim shumë larg nga e vërteta lidhur me tiparet e shqiptarëve, dhe kjo të ndihmon shumë nëse ti duhesh të trajtosh personat që thjeshtë mundoheshin të mbronin vetën… Po shpjegoja tiparet dominuese të shqiptarëve etnikë, nuk është e rëndësishme të bëj dallimin këtu në mes të shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës”, tha ai.

“Shqiptarët e Kosovës kanë qenë pjesë e një aparteidi gjatë kohës së Millosheviqit, kanë qenë të përjashtuar nga pjesëmarrja në qeverisje, shërbimet publike, dhe e gjithë kjo solli pastaj spastrimin etnik që e kemi parë të gjithë”, shtoi ai.

Dëshmia e tij vjen pasi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u dëgjua ish-ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në negociatat në Rambuje, Paul Williams.

Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi një javë më parë, më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020./D.B/KP

10:04 – Ka nisur dëshmia e ish-diplomatit britanik, John Stewart Duncan, i thirur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ai ka filluar të intervistohet nga ekipi mbrojtës i Thaçit, i cili ka parashikuar rreth katër orë e gjysmë për marrje në pyetje.

Më pas ai do të përgjigjet në pyetjet e avokatëve të tjerë, pastaj të ZPS-së dhe në fund trupit gjykues.

Dëshmia e tij vjen pasi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u dëgjua ish-ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në negociatat në Rambuje, Paul Williams.

Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi një javë më parë, më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020./D.B/KP

08:10

Pas dëshmisë së ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin dhe ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje, Paul Williams  sot do të dëgjohet edhe dëshmitari i tretë.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të dëgjohet dëshmia e një britaniku, dëshmitar ky i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Seanca do të nis me fillim nga ora 09:00.

Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.

Ndërsa dy të tjerë janë nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimti nuk ka ende të paraqitur dëshmitar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 25 shtator 1993-1998

Published

on

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

 

25 shtator 1993

 

Të gjithë zejtarët në Skënderaj u morën në pyetje

 

Dje e pardje të gjithë zejtarët dhe pronarët e dyqaneve private (rreth 30 sish) u ftuan në stacionin e policisë në Skënderaj. Ata u pyetën kryesisht rreth një eksplodimi të një mjeti të fuqishëm në anën e poshtme të rrugës së asfaltit, përballë stacionit policor të mërkurën, rreth orës 22. Policisë serbe i interesonte kryesisht të dinte se ku kanë qenë ata atë natë që ndodhi eksplodimi, a e kishin dëgjuar, kush ishte gajtë ditës në dyqanet e tyre, ishin klientë të zakonshëm apo të pazakonshëm, çka flisnin e shumë pyetje të tjera. Disa sish, sidomos pronarët e çajtoreve pyeteshin se a qëndrojnë shpesh këtu ish-punëtorët dhe policët shqiptarë e disa se çka po flitet rreth djegies së dyqaneve të këtushme zejtare para një jave e shumë pyetje të tjera. Siç duket, ky eksplodim i parmbrëmshëm në Skënderaj, i cili për fat nuk shkaktoi as dëme materiale as viktima në njerëz, do të përdoret për disa ditë me radhë si pretekst për marrjen në pyetje e ndoshta edhe të ndonjë bastisjeje e maltretimi të shqiptarëve të këtushëm.

 

 

 

25 shtator 1995

 

 

Dhuna e përditshme në Kosovë

 

Istog: – Më 23 shtator, policia ushtarake e mori dhe e dërgoi për në Nish Ukë Qerim Haziraj (1973), i cili kishte dezertuar nga armata serbe.

Më 21 shtator, policia e Rakoshit bastisi shtëpinë e Bashkim Januz Nimanajt nga Shushica. Gjatë bastisjes atij i gjetën një pushkë. Bashkimi po mbahet në burgun e Pejës.

Më 25 shtator, në stacionin e milicisë në Vrellë, me pretekst të armës, është marrë në pyetje Muhamet Vuthi nga Vrella.

Më 25 shtator, në orën 10, në sigurimin serb në Istog është ftuar në “bisedë informative” Bajram Binakaj nga Banja i cili është kthyer para 3 javësh nga Gjermania.

Suharekë: – Më 23 shtator, duke ardhur nga Prishtina për në Suharekë, Rrahim Krasniqi (1950) nga Samadraxha e Suharekës u ndal

nga policia në Shtimje.

Policia Rrahim Krasniqit ia mori një hartë të Perandorisë Osmane në gjuhën shqipe, të cilën ia sillte si dhuratë shkollës fillore “Flamuri i Arbërit” të fshatit Reshtan.

 

 

25 shtator 1997

 

Robin Kuk: Në Kosovë gjendja vetëm për disa javë mund të keqësohet

 

Pas fjalës në Kombet e Bashkuara, sekretari i Jashtëm britanik, Robin Kuk mbajti një konferncë për shtyp, me ç’rast u përgjigj në shumë pyetje lidhur me qëndrimet britanike rreth çështjeve globale dhe bilaterale në shumë rajone të botës.

Në pyetjen e “Rilindjes” lidhur me qëndrimin britanik rreth situatës në Kosovë, z. Kuk tha se gjendja në Kosovë është shumë shqetsuese. Ai shtroi nevojën e një angazhimi shtendosës për të parandaluar keqësimin e saj që do të përfshinte gjithë rajonin.

“Britania e Madhe bën përpjekje për të shtendosur situatën shumë shqetësuese në Kosovë. Ne jemi të vetdijshëm dhe përcjellim vazhdimisht situatën në Kosovë, ku ekzistojnë parakushtet dhe mundet që gjendja të keqësohet vetëm për disa javë”, deklaroi Robin Kuk.

Ndërkaq, lidhur me statusin e Kosovës ky diplomat britanik tha

se sipas tij “është e rëndësishme që të mbretërojë paqja dhe Beogradi të respektojë autonominë e një popullli, një identitet kulturor për popullin e Kosovës”.

 

 

25 shtator 1998

 

Sabri Hamiti i shpëtoi një atentati me plagë të rënda

 

Mbrëmë (24 shtator) në orën 21:20 një ose dy persona të panjohur kryen një atentat kundër shkrimtarit, studiuesit të letërsisë dhe personalitetit të shquar të jetës publike shqiptare, dr. Sabri Hamitit.

Derisa po ngjitej shkallëve për në banesën e vet në lagjen “Dardania”, në Sabri Hamitin shtiu me revole një person i panjohur, i cili mbante në kokë një kapelë “leninkë”. Një plumb e qëlloi në gjoks, pak mbi zemër, ndërsa tjetri në pjesën e epërme të dorës së majtë. Të dy plumbat i kanë mbetur në trup. Plumbi mbi zemër ia ka dëmtuar mushkërinë, ndërsa plumbi tjetër ia ka thyer në dy vende pjesën e epërme të dorës.

Me plagë të rënda, Sabri Hamiti është dërguar në shok dhomë në spital në Prishtinë.

Atentati kundër Sabri Hamitit është një akt kriminal i qarqeve më antishqiptare dhe i dorës së zezë në shërbim të pushtuesit serb.

Sabri Hamiti është profesor i letërsisë në Universitetin e Prishtinës, sekretar i PEN-Qendrës Shqiptare në Prishtinë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

 

 

Qyqavicë: Një granatë shpërtheu mbi traktorin e familjes 9 anëtarëshe – Një vajzë vdiq, 8 të tjerët u dërguan në spital

 

Dje në Malet e Qyqavicës, një granatë e forcave serbe shpërtheu mbi traktorin e familjes 9 anëtarëshe të Isak Klinakut nga fshati Bivolak i komunës së Vushtrrisë. Vajza 12 vjeçare e kësaj familjeje, Fitorja, vdiq nga plagët, kurse të plagosurit tjerë u dërguan për shërim në spital.

Komisioni për Informim i Degës së LSDK-së në Vushtrri bën të ditur se familja Klinaku u qëllua në traktor, derisa po largohej nga zona që po granatohej nga forcat serbe. Në vendin ku ra granata gjendeshin edhe rreth 200 traktorë të tjerë me gra, fëmijë e pleq, që po largoheshin për t’i shpëtuar ofensivës serbe.

Në malet e Çyçavicës, në hapësirën e fshatit Reznik të komunës së Vushtrrisë, gjenden rreth 40 mijë banorë të fshatrave që u sulmuan nga forcat ushtarake e policore serbe dhe të strehuar nga zonat tjera që ishin sulmuar më parë. Ata gjenden pa kurrfarë strehe mbi kokë, pa ushqim, pa shërbime mjekësore e pa ilaçe. Ndër ta ka edhe të plagosur, të lënduar e të sëmurë.

 

 

Shtatë të vrarë e 70 të arrestuar në Vërbofc të Gllogocit

 

Së paku shtatë shqiptarë janë vrarë nga forcat serbe gjatë sulmit në fshatin Vërbofc të Gllogocit më 22 shtator. Kryetari i Nëndegës së LDK-së në këtë fshat, Rrahim Kastrati, i tha QIK-ut se në mesin e të vrarëve është edhe një plakë 81 vjeçe, me emrin Bahtie Gashi. Ai tha se janë marrë edhe kufomat e tre shqiptarëve të masakruar, të prerë në fyt, kurse trupat e tre të tjerëve gjenden para xhamisë së Vërbofcit. Policia po qëndron ende në këtë fshat, prandaj nuk mund të mirren as të identifikohen tri kufomat.

Në këtë fshat janë arrestuar edhe 70 shqiptarë, ndërsa mbi 100 shtëpi, nga 160 sa ka fshati, janë rrënuar e djegur.

  1. Kastrati tha se, pas sulmit serb në fshat, janë arrestuar: Ramadan Kastrati-Vërbovc, Fehmi Kastrati, Vërbovc, Bekim Kastrati, Milaim Kastrati, Agron Kastrati, Isa Kastrati, Avni Prokshi, Riza Prokshi, Ismet Prokshi, Përparim Prokshi, Mursel Prokshi, Ferat Prokshi, Fitim Prokshi, Agron Prokshi, Shpëtim Prokshi, fëmijë, Bekim Prokshi, fëmijë, Fatmbardh Daka, mysafir i Cerrovikut, Faruk Daka, Cerrovik, Haki Prokshi, Vërboc, Behlul Prokshi, Vërboc, Abedin Gllareva, Vërboc, Isuf Gllareva, Vërboc, Ruzhdi Gllareva, Vërboc, Zymer Gashi, Njazi Gashi, Kujtim Gashi, Vehbi Gashi, Mentor Dobra, Arben Dobra, Enver Dobra, Abedin Gashi, Faton Dobra, Xhevat Dobra, Milaim Bajraktari, mysafir i Klinës komuna e Skënderajt, Enver Gashi, Albert Dobra, Arben Gashi, Çlirim Gashi, Milaim Gashi, Armend Gashi, Sabri Dobra, Ylber Deliu, nga Rezalla, mysafir, Vesel Aliu, mysafir i Likocit, Rexhep Fiku, Vërboc, Qerim Fiku, Vërboc, Bajram Rukolli, i Rezallës, Rexhep Zabeli, i Rezallës, mysafir, Feriz Gashi, Vërboc, Istref Sabrija, Vërboc, Arsim Prokshi, Vërboc, Tafë Rukiqi me të shoqen Halimen, Verboc, Ylber Rukiqi, fëmijë, Avni Rukiqi, fëmijë, Safet Rukiqi, fëmijë, Liridon Rukiqi, fëmijë, Januz Rukiqi, Rekë Aliu, i Likocit, Shaban Zyhrani, nga Llausha, Bedri Hamiti, Likoc, Enver Bylykbashi, Tërstenik, Fatos Bylykbashi, Tërstenik, Abedin Bylkbashi, Tërstenik, mysafirë tek ne dhe Ymer Hajdaraj nga Obria nga komuna e Gllogocit.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për paqen e stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit.

Përmes një deklarate, nga ambasada amerikane kanë bërë të ditur se mezi presin të punojnë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

Sipas deklaratës, në fokus të këtij bashkëpunimi do të jenë forcimi i paqes rajonale, stabiliteti si dhe prosperiteti i ndërsjellë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Të kërkuara