Lajmet

Dëshmitari britanik: Asnjëherë nuk e kam parë Thaçin të jepte urdhra

Published

on

E përditësuar:

14:11 – John Stewart Ducan, dëshmitari i tretë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, tha të hënën para Dhomave të Specializuara se nuk kishte parë asnjëherë që Thaçi të jepte urdhra.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, në ditën e parë të dëshmisë së tij në Hagë, ai tha se Thaçi shihej si politikan dhe jo komandant i UÇK-së.

“Asnjëherë nuk e kam parë të jepte direktiva apo urdhra, ishte qartë që kishim të bënim me dy lloj njerëzish, e para, kishim të bënim me ushtarakun apo oficerin e nivelit të lartë, dhe e dyta ishte politikani. Kjo ishte përshtypja që më është krijuar mua.

Ai u përgjigj me “jo” kur u pyet nëse Thaçi ishte kryekomandant apo komandant i përgjithshëm i UÇK-së.

Mbrojtja: A mendoni ju se në realitet Hashim Thaçi ishte kryekomandant i UÇK-së?

Duncan: Jo, sepse nuk kam parë asnjë dëshmi, asnjë provë të kësaj gjëje.

Mbrojtja: Nëse do të kishte qenë në një pozicion të tillë, çfarë provash do kishit parë ju. Mbase pyetja që do të bëja është, kush është një person, çfarë detyra ka një person që është komandant i përgjithshëm?

Duncan: Përkufizimet janë dhënë në fakt, por nuk janë përkufizime të cilat njihen apo pranohen nga persona si puna ime. Atëherë komandanti i përgjithshëm lidhet kryesisht me komandimin dhe kontrollin. Komandimi ka të bëjë me të drejtën e lëshimit të urdhrave, direktivave, ndërkohë që kontrollimi në vetvete ka aftësinë për ta kryer këtë komandim dhe për të siguruar që urdhrat e dhënë apo udhëzimet e dhëna realizohen në mënyrë efektive.

Mënyra se si silleshin ata me të [Thaçin] gjatë negociatave ishte tillë që ata i trajtonin atë si krahun politik, që kishte një lloj autoriteti por jo si dikë për të cilin kishin respekt ushtarak, ishte shumë e dukshme kjo. Ata e respektonin gjeneral Çekun sepse ai ishte oficer ushtarak me profesion, dhe atë e shihnin si profesionist por kur mbërriti Hashim Thaçi kishte një lloj tensioni sikurse ndodh zakonisht në atë kohë, ishte tension tipik që ndodh kur mbërrin një person që është politikan dhe kur në biseda janë të përfshirë edhe oficerë ushtarak. Mendoj që ata e kanë parë Thaçin si një politikan të rëndësishëm për kauzën e tyre por nuk e kanë parë si komandant ushtarak, dhe kjo është përshtypja ime lidhur me sjelljen që ata kishin ndaj Thaçit”, tha ai.

Ish-këshilltari politik i gjeneralit Wesley Clark theksoi se në luftë jepen tituj të zmadhuar që nuk përkojnë me realitetin.

Sipas mendimit tim, bëhej fjalë për një titull të zmadhuar dhe nga përvoja ime personale më kujtohet që në lëvizjet revolucionare afrikane, që kanë ndodhur në një vend ku jam rritur, për shembull guerilëve ju dhanë emra të tillë si gjeneralë, dhe në Francë madje ku kam jetuar për disa vite, liderët e rezistencës mund te thoshin që ky është batalioni X apo Y, por në fakt nuk bëhej fjalë fare për një batalion, ekzistonte tendenca për zmadhim e titujve, kështu që ky është diçka që nuk e mora fare seriozisht dhe nuk u befasova fare, nuk e di nëse mbase ka ardhur nga modeli amerikan që presidenti ka titullin ko9mandant kryesor, por në realitet situata ishte e ndryshme, sipas meje ishte një ekzagjerim, një zmadhim, një titull grandioz me një emër të madh që i jepej dikujt por nuk përkonte me realitetin”, tha ai./D.B/KP

11:23 – John Stewart Duncan, i cili ishte këshilltar politik i ish-komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, gjatë pjesës së parë të dëshmisë së tij në Hagë, tha se UÇK-ja kishte përbërje heterogjoene.

Ka qenë një grup heterogjen personash, shumë heterogjen, dhe ndryshuan. Përbërja e aktorëve kryesorë, e personave kryesorë, veçanërisht kur fillojë të përshkallëzohej spastrimi etnik kishte disa shtresa, do jap një shembull konkret, kishte pasur persona që kanë qenë ushtarë në armatën jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë, të tjerëve të cilëve iu ishin keqtrajtuar familjet, kështu që motivi i tyre për të rrëmbyer armët ishin i ndryshëm ndonjëherë”, tha ai.

Ai përmendi edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kishte gra në UÇK. Kishte që ishin abuzuar seksualisht, dhunuar seksualisht, të abuzohet seksualisht një femër shqiptarë është e tmerrshme… Kam takuar shumë nga këto gra dhe kanë qenë shumë mbresëlënëse”, theksoi ai.

Dëshmia e britanikut vjen pasi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u dëgjua ish-ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në negociatat në Rambuje, Paul Williams.

Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi një javë më parë, më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

10:53 – Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i cili gjatë viteve ’90 ishte këshilltar politik i Wesley Clark, komandantit të atëhershëm të NATO-s, në fillim të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, foli për rolin e tij në Kosovë.

Ai tha se detyra e tij ishte ta informonte Clarkun – gjeneralin që udhëhoqi fushatën bombarduese kundër caqeve serbe në vitin 1999.

Ai po përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, avokates Nina Tavakoli, derisa pohoi se e kishte mbuluar edhe punën e UÇK-së. 

Fokusohesha në informimet, informoja gjeneralin Clark në 7:30 të mëngjesit, më duheshin 45 minuta vozitje deri në vendin ku qëndronte ai, zakonisht zgjohesha, hyja në internet, lexoja të gjithë informatat që mund të gjeja në internet, çka kishte ndodhur në 24 orët e fundit lidhur me Kosovën. Më pas dëgjoja lajmet 24 orët e fundit, hipja në automjet, dëgjoja BBC gjatë rrugës që vozitja, kur shkoja në zyrë lexoja të gjitha kabllogramet diplomatike që ishin shkëmbyer gjatë natës, lexoja shërbimet e monitorimit që mund të kishin konstatuar elemente që nuk ishin konstatuar nga lajmet, lexoja të gjitha vlerësimet e shërbimit informativ. Hyrja në takim, informoja gjeneralin Ëesley Clark, së bashku pastaj shkonim dhe informonim përmes videolidhjes komandantët operativ në teren. Më pas gjatë ditës lexoja kabllogramet nëse vinin, bisedoja me personat që njihja, me gazetarë, me OJQ, me organizata të ndryshëm, me persona të ndryshëm, në mënyrë që të merrja informacion sa më shumë, që të mund të krijoja një panoramë se çka po ndodhte”, tha ai.

Në fillim të dëshmisë së tij, Duncan i cili kishte shërbyer edhe në Shqipëri pas rënies së komunizmit, foli më gjatë për shqiptarët.

Komuniteti ndërkombëtar e kishte shumë të vështirë të kuptonte deri në detaje tiparet e shqiptarëve, kishin një vlerësim shumë larg nga e vërteta lidhur me tiparet e shqiptarëve, dhe kjo të ndihmon shumë nëse ti duhesh të trajtosh personat që thjeshtë mundoheshin të mbronin vetën… Po shpjegoja tiparet dominuese të shqiptarëve etnikë, nuk është e rëndësishme të bëj dallimin këtu në mes të shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës”, tha ai.

Shqiptarët e Kosovës kanë qenë pjesë e një aparteidi gjatë kohës së Millosheviqit, kanë qenë të përjashtuar nga pjesëmarrja në qeverisje, shërbimet publike, dhe e gjithë kjo solli pastaj spastrimin etnik që e kemi parë të gjithë”, shtoi ai.

Dëshmia e tij vjen pasi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u dëgjua ish-ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në negociatat në Rambuje, Paul Williams.

Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi një javë më parë, më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020./D.B/KP

10:04 – Ka nisur dëshmia e ish-diplomatit britanik, John Stewart Duncan, i thirur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ai ka filluar të intervistohet nga ekipi mbrojtës i Thaçit, i cili ka parashikuar rreth katër orë e gjysmë për marrje në pyetje.

Më pas ai do të përgjigjet në pyetjet e avokatëve të tjerë, pastaj të ZPS-së dhe në fund trupit gjykues.

Dëshmia e tij vjen pasi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u dëgjua ish-ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në negociatat në Rambuje, Paul Williams.

Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi një javë më parë, më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020./D.B/KP

08:10

Pas dëshmisë së ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin dhe ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje, Paul Williams  sot do të dëgjohet edhe dëshmitari i tretë.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të dëgjohet dëshmia e një britaniku, dëshmitar ky i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Seanca do të nis me fillim nga ora 09:00.

Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.

Ndërsa dy të tjerë janë nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimti nuk ka ende të paraqitur dëshmitar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara