Lajmet

Sot në Fushë Kosovë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Njofton komuna e Fushë Kosovës.

Published

on

Sot në Fushë Kosovë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal. Kështu është bërë e ditur në një njoftim të komunës së Fushë Kosovës.

“Nga sot, e premte datë 29.10.2021 do të filloj vaksinimi i qytetarëve të Fushë-Kosovës me vaksinën kundër gripit sezonal. Vaksinimi do të bëhet çdo ditë pune nga ora 07:00 deri 19:00 në sallën e sportit të shkollës fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ në fshatin Miradi e Poshtme (lokacioni i njëjtë ku bëhet vaksinimi kundër COVID19)”, thuhet në njoftim.

Lajmet

16 të vdekur nga zjarri në një fabrikë veshjesh në Bangladesh

Published

on

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr i madh shpërtheu në një fabrikë veshjesh në Bangladesh, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.

Gjashtëmbëdhjetë trupa janë gjetur, por janë djegur përtej njohjes, tha shërbimi zjarrfikës, shkruan BBC.

Zjarri, i cili shpërtheu në fabrikë dje rreth mesditës, u shua pas tre orësh, por një depo kimike ngjitur vazhdoi të digjej, thanë autoritetet./S.K/EO/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Ndërprerja e të dhënave në Amerikë rrit shqetësimet globale

Published

on

Ndërprerja e punës së disa agjencive qeveritare në Shtetet e Bashkuara ka ndalur publikimin e të dhënave zyrtare ekonomike, duke krijuar shqetësim edhe jashtë vendit, veçanërisht në vende si Japonia dhe të tjera që varen nga informacionet amerikane për vendimmarrjet e tyre ekonomike.

Ndërprerja e punës po e vështirëson gjykimin e politikëbërësve jashtë SHBA-së, pasi mungesa e të dhënave mbi ekonominë amerikane ndikon në parashikimet për valutën, tregtinë dhe inflacionin në vendet e tyre.

Ekspertët thonë se ajo që ndodh në Amerikë, nuk mbetet vetëm aty, pasi mungesa e informacionit po vë në rrezik besueshmërinë institucionale dhe po komplikon vendimet ekonomike në një kohë kur vendet po përballen me ndryshime në tregtinë globale.

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë paralajmëruar se mungesa e transparencës dhe të dhënave mund të çojë në gabime të rëndësishme në politika, duke theksuar pasojat që kjo mund të ketë për ekonominë globale./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Ushtria izraelite: Hamasi kthen katër trupa të tjerë pengjesh

Published

on

Hamasi ka kthyer trupat e katër pengjeve të tjera të ndjera, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), ndërsa puna e identifikimit është duke u zhvilluar.

Kryqi i Kuq i mblodhi eshtrat në arkivole dhe ia dorëzoi ato ushtrisë izraelite vonë natën e së martës, shkruan BBC.

Transferimi erdhi pasi Izraeli paralajmëroi se do të kufizonte ndihmën në Gaza derisa Hamasi të kthente trupat e të 28 pengjeve të vdekur.

Grupi i armatosur palestinez dorëzoi 20 pengje të gjallë dhe katër të vdekur të hënën.

Mbetjet mortore të 45 palestinezëve të vdekur që mbaheshin të mbajtur në Izrael u kthyen në Gaza të martën, tha Kryqi i Kuq në një deklaratë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Rritet sasia e mbeturinave të trajtuara në Kosovë gjatë vitit 2024

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e anketës mbi mbeturinat e trajtuara gjatë vitit 2024 në Kosovë, ku thuhet se janë trajtuar dhe deponuar gjithsej 526 143 ton mbeturina, që përfaqëson një rritje prej 1,5% krahasuar me vitin 2023, kur kjo sasi ishte 518 592 ton.

Nga kjo sasi e përgjithshme 502 917 ton ose 95,6% janë mbeturina të deponuara, kryesisht nga ekonomitë familjare dhe aktivitetet e përditshme.

“22 014 ton ose 4,2% janë mbeturina të ricikluara. 1 212 ton ose 0,2% janë mbeturina të sterilizuara, që përfshijnë kryesisht mbeturina medicinale dhe spitalore. Përbërja e Mbeturinave të Trajtuara në vitin 2024 (në përqindje): Letër dhe karton – 49,8%, Metale – 28,0%, Plastikë – 17,0%, Mbeturina medicinale/spitalore – 5,2%”, thuhet në njoftim.

Sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë e licencuara ka arritur 502 917 ton, që paraqet një rritje prej 2,6% krahasuar me një vit më parë. Ndër to, deponia sanitare në Prishtinë (Mirash) ka pranuar sasinë më të madhe – 190 513 ton, që përbën 37,9% të mbeturinave të deponuara në shkallë vendi./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara