Published
10 months agoon
By
Betim GashiNë Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e gjashtë komisioneve parlamentare, ndër to edhe ajo e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe katra të tjera.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot në ora 10:00 mban mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe takimin me shoqatën e logopedëve dhe takimin me shoqatën e ergoterapistëve.
Ndërsa Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes fillon mbledhjen në ora 11:00. Në rend është edhe takimi i Komisionit me kursantët e Kursit të Lartë për Siguri dhe Mbrojtje të Shqipërisë.
Mbledhje në ora 11:00 ka edhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, i cili në rend dite ka edhe një takim me Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike gjithashtu fillon mbledhjen në ora 11:00 dhe në rend dite ka edhe shqyrtimin e Raportit të auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi elektronik i prokurimit publik e-prokurimi“.
Mbledhje kanë edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim si dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i cili do të ketë një takim me Bertrand Bouyx, Kryetar i Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Kulturë
100-vjetori i shpalljes së Republikës parlamentare të Shqipërisë
Published
5 minutes agoon
January 21, 2025By
UBT NEWSShqipëria u shpall për herë të parë Republikë parlamentare më 21 janar të vitit 1925, një ngjarje e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar, që shënonte kalimin nga një sistem monarkik në një sistem qeverisjeje demokratike, edhe pse i kufizuar nga koha dhe mundësitë e momentit.
Forma e re e qeverisjes u bë e mundur pas miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese, e cila u mblodh në mars të vitit 1925, pesë vjet pas Kongresit të Lushnjës (21 janar 1920), një ngjarje e rëndësishme që kishte vendosur themelet e pavarësisë së Shqipërisë. Shpallja e Republikës Parlamentare ishte një hap i madh përpara në konsolidimin e shtetit shqiptar dhe përpjekjet për krijimin e një rendi të brendshëm të qëndrueshëm.
Këtë vit, kujtohet figura e Ahmet Zogut, i cili u zgjodh për të ushtruar detyrën e kreut të shtetit, një pozicion që i dha mundësinë të drejtonte politikën dhe administratën e shtetit. Një ndër vendimet më të rëndësishme të këtij periudhe ishte shfuqizimi i Këshillit të Lartë, një organ që kishte pasur ndikim në administratën shtetërore, dhe në vend të tij, formimi i institucioneve të tjera, sipas frymës së Kushtetutës.
Në këtë periudhë, Statuti i Republikës Shqiptare sanksionoi konsolidimin e pavarësisë së vendit dhe ndihmoi në jetësimin e parimeve demokratike kushtetuese, të cilat ishin thelbësore për një shtet të ri dhe të paqëndrueshëm si Shqipëria. Në këtë dokument ligjor, u miratuan dhe u ligjëruan parimet themelore të sistemit demokratik, duke përfshirë ndarjen e pushteteve, liritë dhe të drejtat e njeriut, që ishin hap pas hapi për krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.
Një ndër arritjet më të mëdha të kohës ishte miratimi i Kodit Penal, një instrument i rëndësishëm për rregullimin e jetës shoqërore dhe për parandalimin e veprave kriminale. Ky kod i dha shtetit shqiptar mjetet ligjore për të ndëshkuar veprimet që e kërcënonin rendin e brendshëm dhe stabilitetin e tij.
Mandati i presidentit të Republikës ishte i përcaktuar për 7 vjet, një periudhë që synonte krijimin e stabilitetit dhe zhvillimin e institucioneve shtetërore. Sidoqoftë, ky sistem republikan i qeverisjes do të kishte jetëshkurtër, pasi në shtator të vitit 1928, Ahmet Zogu shpalli veten si mbret të shqiptarëve, duke i dhënë fund kësaj forme qeverisjeje dhe duke e zëvendësuar me një monarki.
Në këtë 100-vjetor të shpalljes së Republikës parlamentare të Shqipërisë, është e rëndësishme të vlerësojmë përpjekjet e atij periudhe për ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe konsolidimin e pavarësisë, të cilat i dhanë shtetit shqiptar mundësinë të përballej me sfidat e kohës./UBTNews/
Lajmet
Haradinaj për Rugovën: Model i politikanit të urtë e vizionar, figurë e ndritur e kombit
Published
38 minutes agoon
January 21, 2025By
UBTNewsKreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes së tij.
Haradinaj thotë se ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit.
“Sot në përvjetorin e tij, e kujtojmë me shumë respekt Presidentin Ibrahim Rugova. Ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit.Nderim i përjetshëm emrit dhe veprës së tij!”, shkruan ai.
Lajmet
Abdixhiku: Rugova, shqiptari më i madh i të gjitha kohërave
Published
1 hour agoon
January 21, 2025By
UBTNewsKreu i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 19 të vdekjes.
Abdixhiku tha se në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës.
“Atit themeltar të Republikës së Kosovës njeriu që më urtësi, kokëfortësi me mburrje i priu popullësisë së Kosovës në një periudhë të vështirë ,krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e Kosovës dhe kauzën e popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, demokracisë, pavarësisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës e Kosovës”, tha ai.
Abdixhiku tha se Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai priu me dinjiteti, arriti të krijoj shtetin e Kosovës, si dhe arriti të krijoj një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë pa asnjë dallim.
Lajmet
Osmani: Vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës, i solli politikës dimensionin human të saj
Published
2 hours agoon
January 21, 2025By
UBTNewsPresidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, pas homazheve te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë para mediave se presidenti Rugova dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë në një kohë, siç tha ajo jashtëzakonisht të rënd për popullin e Kosovës kur rrezikohej nga shfarosja.
“Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm që bëri bash të gjithë qytetar e Kosovë për liri, pavarësi dhe demokraci por njëkohësisht u bë edhe zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u deshtën më së shumit pikërisht në ato kohë të vështira e të cilat rezultuan me intervenimin e NATO-s i cili edhe e ndihmoj çlirimin e Kosovës e pastaj mbështetja e këtyre shteteve mike ndihmoj edhe vetë pavarësimin e vendit tonë”, tha Osmani.
Mes të tjerave ajo tha se vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës.
“ Ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikes dimenzionin human të saj, dimension që fatkeqësisht i mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politik bërjes në Kosovë, por edhe kudo që shkojmë në botë”, tha Osmani.
100-vjetori i shpalljes së Republikës parlamentare të Shqipërisë
Haradinaj për Rugovën: Model i politikanit të urtë e vizionar, figurë e ndritur e kombit
Letra sekrete e Biden për Trump: Mirë që më kujtuat, mund të kishte humbur për vite
Abdixhiku: Rugova, shqiptari më i madh i të gjitha kohërave
Osmani: Vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës, i solli politikës dimensionin human të saj
Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë
Rubio zgjidhet unanimisht sekretar amerikan i Shtetit
Osmani dhe ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova
Vrasje në tentativë në Gjakovë, rasti po hetohet
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!