Sport

Sot Juventusi e Interi luftojnë për Kupën e Italisë, ja formacionet e mundshme

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave ishte në kuadër të Serie A.

Published

on

Njëra nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës, ku me fillim nga ora 21:00 dy gjigantët italianë, Juventus dhe Inter do të luftojnë kokë më kokë për trofeun e Kupës së Italisë.

Në rrugëtimin drejt finales së kësaj gare, Juventusi në çerekfinale e eliminoi Sassuolon me rezultat 2:1, kurse në gjysmëfinale e mposhti brenda dy ndeshjeve Fiorentinan me rezultat 3:0.

Në anën tjetër, Interi në çerekfinale e mposhti Romën me rezultat solid 2:0, kurse në gjysmëfinale në sistem vajtje-ardhje eliminoi Milanin me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave ishte në kuadër të Serie A, ku muajin e kaluar Interi e mposhti si mysafirë “Zonjën e Vjetër” me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat pritet të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten Chiesa, De Sciglio, Kaio Jorge dhe McKennie, kurse te Interi do të mungoj vetëm mbrojtësi Alessandro Bastoni.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Juventus (4-2-3-1): Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Sandro; Zakaria, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Morata; Vlahovic

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Martinez

Sport

Sot mund të mësohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll

Published

on

By

Finalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës po dhurojnë emocione të jashtëzakonshme, me atmosferë fantastike dhe ndeshje të bukura në parket. Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe luftohet deri në sekondën e fundit për çdo top.

Seria finale e “Play-off”-it zhvendoset në Mitrovicë, ku përballen Trepça dhe Bashkimi, dy skuadrat që ishin renditur në dy pozitat e para në garat e rregullta. Seria finale është 3:2 për ‘Xehetarët’.

Nëse fiton Trepça, atëherë do të mbrojë titullin e kampionit, ndërsa Bashkimi do të luftojë për fitore për të barazuar serinë finale në 3:3, në mënyrë që finalja vendimtare të jetë të dielën në Prizren.

Ndeshja zhvillohet në Palestrën ‘Minatori’ nga ora 19:00.

Continue Reading

Sport

18 vite mik me topin e basketbollit! Drilon Hajrizi vjen me një rrëfim krejtësisht ndryshe

Published

on

Pjesë e emisionit “n’RITËM” me autore dhe moderatore Albina Zeneli, ishte basketbollisti i njohur Drilon Hajrizi.

Ai jep kontribut në KB Trepca e foli për fitoren kundër Bashkimit me rezultat 80:74, e po ashtu tregoi pak detaje sa i përket përballjes së radhës që do ta kenë të dielen nga ora 19:00 në Prizren, e në rast se ky ekip fiton bëhet kampion duke e mbrojtur titullin.

Tash e 18 vite si një sportist profesionist, Driloni jep ca këshilla edhe për studentët e rinj duke theksuar se ky profesion është njëherë pasion por gjë me rëndësi unike sigurisht që sipas tij është shkollimi sepse mendon se është e vetmja metodë që nuk të lë pa financa.

Për më shumë detaje ju ftojmë ta ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm. /UBT News/

https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/649951138079163

Continue Reading

Sport

Xherdan Shaqiri zgjedhet lojtari më i mirë i javës në ligën elitare të Zvicrës

Published

on

Ylli kosovar Xherdan Shaqiri është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në kampionatin elitar të Zvicrës.

Swiss Football League ka shkruar se ky ndoshta ishte vendimi më i lehtë i gjithë sezonit.

Kjo pasi që nga rikthimi i XS te skuadra e Bazelit, sulmuesi ka shkëlqyer gjatë edicionit.

Shaqiri ka përjetuar një sezon të jashtëzakonshëm në Superligën e Zvicrës, duke arritur ta rikthejë ekipin te titulli kampion pas tetë vitesh.

Continue Reading

Sport

Xabi Alonso, së shpejti trajner i Real Madridit

Published

on

Shumë shpejt, Xabi Alonso pritet të të konfirmohet si trajner i ri i Real Madridit.

Spanjolli ka njoftuar ditë më parë për largimin e tij nga Bayer Leverkuseni, ndërsa tani ka arritur marrëveshje me klubin e madrilenëve.

Kjo,sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano.

“Xabi Alonso te Real Madrid! Historia e konfirmuar dhe marrëveshja e nënshkruar për Xabin si trajner i ri deri në vitin 2028. Stafi i kompletuar, kontrata në fuqi dhe një marrëveshje tre-vjeçare për Alonson, me Realin që planifikon që ai fillojë në Kupën e Botës për Klube”.

“Lamtumira e Ancelottit së shpejti, pastaj epoka e Xabit”, ka shkruar Romano.

Continue Reading

Të kërkuara