Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit, ku janë përfshirë sulme fizike ndaj familjarëve.
Në Komoran, një person është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre familjarëve të tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Prishtinë, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Në Kaçanik, është raportuar se një grua ka pësuar në vazhdimësi dhunë nga bashkëshorti i saj. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Në Pejë, një grua ka raportuar dhunë të vazhdueshme nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar, por më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në një shtëpi të sigurt.
Ndërkohë, në Gjakovë, një person është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./A.K/