Lajmet

Sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, tha Elezi për EO.

 

lajme

UBT zhvillon takim me Bordin Industrial për përgatitjet për akreditimin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

Published

on

By

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e akreditimit 2027, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, i udhëhequr nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Besnik Qehaja, zhvilloi një takim me Bordin Industrial, me qëllim përfshirjen e perspektivës së industrisë në përmirësimin e planprogrameve dhe në hartimin e strategjisë së zhvillimit të fakultetit.

Takimi shërbeu si platformë konsultimi për përafrimin e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimet teknologjike. Kontributi i Bordit Industrial në këtë proces synon të ndihmojë në identifikimin e kompetencave profesionale që kërkohen nga të diplomuarit dhe në orientimin e prioriteteve të fakultetit.

Përmes këtij bashkëpunimi, Fakulteti synon të forcojë lidhjen ndërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale, duke krijuar më shumë mundësi për përgatitjen e studentëve për sfidat e industrisë. Përfshirja e Bordit Industrial në përgatitjet për akreditim pasqyron përkushtimin e UBT-së për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike dhe zhvillimin e programeve të studimit në bashkëpunim me partnerët e industrisë.

Bordi gjithashtu vazhdoj punën bashkë me stafin e Fakultetit përmes një punëtorie për planprogramin e ardhshëm!

Continue Reading

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunimin e një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima e mitur është dërguar menjëherë në strehimore për t’i ofruar mbrojtjen dhe trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara