Lajmet

Sot Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Published

on

Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”.

Në maj të vitit 2005, gjatë Asamblesë Botërore të Shëndetësisë 58 ministrat e shëndetësisë nga e gjithë bota bënë një deklaratë unanime për përkushtimin dhe mbështetjen ndaj dhurimit vullnetar të gjakut.

Nëpërmjet Rezolutës WHA58.13, ata caktuan Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut si një ngjarje vjetore që do të mbahet çdo vit më 14 qershor.

Rezoluta u kërkon shteteve anëtare të zbatojnë dhe mbështesin programe gjaku të organizuara mirë, të koordinuara në nivel kombëtar dhe të qëndrueshme me mbikëqyrjen e duhur rregullatore, në mënyrë që të mund të mblidhet mjaftueshëm gjak i sigurt për të përmbushur nevojat e pacientëve.

Slogani i këtij viti përkujton momentin historik të 20-vjetorit dhe ndikimin e thellë të dhurimit të gjakut në jetën e pacientëve dhe dhuruesve. Fushata shërben si një mundësi për të shprehur mirënjohjen ndaj plazmës së gjakut dhe donatorëve të trombociteve në botë për dhurimet e tyre jetëshpëtuese.

Për më tepër, ai bën thirrje për veprim, duke motivuar më shumë individë që t’i bashkohen lëvizjes globale të dhurimit të gjakut.

Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi nga njerëzit me vullnet të mirë në mënyrë të herëpashershme dhe pa pagesë.

Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident apo ndërhyrje kirurgjike.

Lajmet

Sekuestrohen rreth 120 kg drogë, arrestohet shoferi i autobusit

Published

on

By

Janë kapur 120 kilogramë drogë në një autobus i cili erdhi nga Shqipëria në Prishtinë, e për të cilën tashmë është arrestuar i dyshuari, që është shoferi i autobusit e që ngarkohet me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

I dyshuari, i identifikuar si B.K., u ndalua në rajonin e Prishtinës, ndërsa në autobusin që po drejtonte iu gjetën dhe iu sekuestruan rreth 120 kilogramë substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë marihuanë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar B.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. I dyshuari B. K., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg. Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë. Prokuroria Speciale mbetet e vendosur në luftimin dhe ndjekjen e veprave penale, përfshirë atyre që lidhen me substanca narkotike, për të garantuar siguri dhe mirëqenie në komunitet”, thuhet në njoftim./EO

Continue Reading

Lajmet

Kos: Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor

Published

on

By

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka thënë se Evropa nuk është e sigurt pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kos në samitin rajonal për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, që po mbahet të premten në Tiranë, tha se BE-ja po i pret gjashtë vendet e rajonit të kryejnë reformat për anëtarësim.

Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. Ky është një gabim që kemi bërë në të shkuarën dhe duhet ta korrigjojmë dhe rregullojmë këtë punë. Jam e kënaqur se këto takime që po bëjmë në kuadër të Planit të Rritjes po hapin gjithmonë dyer. Edhe shumë dyer të tjera do të hapen dhe shtëpia juaj, Evropa, po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës dhe thjesht ne duhet të bëjmë edhe në formë institucionale që ju të bëheni shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Duke folur për Planin e Rritjes, ajo tha se dy nga gjashtë vendet e rajonit ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat.

Dy nga gjashtë vendet e rajonit ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat apo zbatimin. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50 për qind të reformave të dakorduara. Këtu shikojmë një lidhje të mirë mes avancimit të procesit të anëtarësimit dhe reformave. Sa i përket fondeve të disbursuara, jemi ende nën dhjetë për qind të shumës totale: 400 milionë euro nga një paketë prej gjashtë miliardë eurosh për rajonin. Ne mund të bëjmë më shumë”, shtoi ajo.

Disbursimi i mjeteve të para-financimit për Kosovën është i ndërlidhur me miratimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, por të cilat, për shkak të krizës politike në Kosovë, nuk u miratuan në legjislativ.

Plani i Rritjes është një kornizë e re e BE-së për përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së në buxhetet e vendeve përfituese dhe projekte investuese. Me zbatimin e këtyre reformave, Kosova do të përfitojë deri në 882,6 milionë euro fonde të BE-së. Nga kjo shumë totale, 253,3 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër prej 629.3 milionë eurosh janë hua afatgjata./KP

Continue Reading

Lajmet

Për dy ditë, niveli i ujit në Badovc u rrit për 1.3 metra, në Batllavë për 1.4

Published

on

By

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është përmirësuar situata pas rritjes së nivelit të ujit nga të reshurat në Badovc e Batllavë.

Si rezultat i reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Badovcit është rritur për 1.3 metra, duke shkaktuar turbullira dhe vështirësi në procesin e trajtimit të ujit. Ndërsa në Batllavë 1.4 metra nga niveli që ishte para 48 orëve, tha ujësjellësi.

KRU “Prishtina” tha se “sot situata është përmirësuar dukshëm dhe gjatë ditës pritet normalizimi i furnizimit me ujë në të gjitha zonat e prekura”./EO

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e Postës nga e hëna në grevë, kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mira

Published

on

By

Punëtorët e Postës së Kosovës nga e hëna kanë hyrë në grevë. E greva ka filluar pasi që kërkesat e tyre si rritja e pagave, pagesa e rrezikshmërisë dhe plotësimi i numrit të stafit, nuk u janëprealizuar, përkundër kërkesave të vazhdueshme, që ata i kanë bërë tek menaxhmenti.

Driton Gashi, i cili së bashku me 25 puntorë të tjerë të postës numër 6 në Prishtinë, janë të vendosur që të vazhdojnë grevën, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Nga e hëna jemi në grevë. I kemi paralajmëru. Kërkesë ka qenë rritja e pagës, pagesa e rrezikshmërisë dhe plotësimi i numir të stafit, sepse nuk po mundemi me e mbulu tërë rajonin e Prishtinës”, tha Gashi.

Ndërsa theksoi se që nga e hëna kur dhe ka filluar greva e tyre, puna është paralizuar dhe se nuk është realizuar asnjë shpërndarje e dokumenteve, letrave as në Gjykata dhe as në ndonjë institucion tjetër.

Ndërsa thotë se përkunder takimeve me menaxhmentin e Postës, ata nuk kanë marrë ndonjë konfirmim për realizimin e kërkesave të tyre.

Gjithçka është paralizu, nuk ka shpërndarje as në gjykata as në institucione. Jemi takuar me menaxhmentin, të cilët na kanë thënë nisjani punës dhe ne do të shikojmë për kërkesat tuaja. Por s’ka reflektim, nuk na kanë dhënë ndonjë datë apo konfirmim. Jemi të vendosur të vazhdojmë greven deri në realizimin e kërkesave”, tha ai./EO

Continue Reading

Të kërkuara