Sport

Sorschag: Nder ta përfaqësoj Kosovën në skitari

Dhënia e dekretit të shtetit u bë nga Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Published

on

Skiatarja austriake Sophie Sorschag sot është dekretuar me nënshtetësinë e Kosovës dhe do ta përfaqësojë vendin tonë në garat ndërkombëtare të skitarisë.

Dhënia e dekretit të shtetit u bë nga Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi si dhe Kryetari i Federatës së Karatesë, Milaim Kelmendi.

Me këtë rast, i pari i KOK-ut theksoi se është nder që Kosova do të përfaqësohet nga një kampione e botës në skitari dhe shtoi se pret suksese në garat ndërkombëtare nga ana e saj.

“Sot kemi nderin që do të dorëzojmë së bashku me kryetarin e Federatës së Skijimit Sophies dekretin, nënshtetësinë e Kosovës dhe do ta kemi një sportiste të re në Kosovës sa i përket sporteve dimërore dhe kjo do të jetë një risi e veçantë duke pasur parasysh se ky sport është mjaftë i vështirë, është një sport shumë delikat dhe vetë arsyeja që shumë sportistë në botë janë shumë të rrallë dhe besoj që Sophia do ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Presim rezultatet edhe nga kampionatet evropiane dhe botërore, mirëpo fokusi ynë do të jetë te lojërat e ardhshme olimpike në vitin 2026 që do të mbahen në Kortina të Italisë ku shpresojmë që Sophia do të na kthehet me medalje olimpike”, tha Krasniqi.

Ndërsa vet skitarja austriake u shpreh tejet e lumtur dhe e nderuar që do ta përfaqësojë Kosovën dhe se pret të ketë suksese në garat ndërkombëtare.

“Është nder i madh për mua ta përfaqësoj Kosovën në garat e ardhshme ndërkombëtare. Falenderoj Komitetin Olimpik të Kosovës, Federatën e Skitarisë, familjen time dhe të gjithë ata që e bënë të mundur që ta përfaqësojë Kosovën. Po shikojë për një të ardhme të suksesshme për të gjithë neve”, theksoi ajo.

Ndërsa kryetari i Federates së Karatësë Milaim Kelmendi theksoi se ka pasur shumë shtete të tjera që ishin në garë për shërbimet e Sophie Sorschag, por që përkushtimi i federatës dhe shtetit të Kosovës bën të mundur që ajo të vijë dhe të garojë për Koosvën.

“Ka pasur negociata jo vetëm Kosova, por ka pasur edhe shumë shtete të tjera edhe disa shtete fqinje nga ballkani edhe nga shumë shtete edhe nga Lindja e Mesme kanë shprehur interes që Sophie Sorschag ta kenë garuesen e tyre dhe t’i përfaqësojë shtetet e tyre. Kështu që me disa miq të mi nga Sllovenia, me ndihmën e tyre por edhe me interesin e madh që ne e kemi pasur r si federatë edhe si shtet që edhe ne ta kemi një sport nordik të cilin as infrastrukture nuk kemi të tij, por e deshi fati dhe e trashëguam një garuese kampione bote”, tha Kelmendi.

Sorsxhag është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara